Romela Begaj eshte e para peshengritese qe shkon ne nje olimpiade me kualifikim direkt. Ish-artistja e cirkut s\'e kishte menduar kurre se pas shume vitesh do te behej peshengritese. I ishte perkushtuar cirkut qe ne moshe te vogel dhe vetem kur mbushi te 17-tat u pikas nga ish-trajneri Faruk Kalleshi. Asokohe, Kalleshi, qe ngriti dhe ekipin e pare te femrave peshengritese, do te shprehej se "Romela ka nje konstrukt te mire per t\'u bere nje peshengritese e madhe." Dhe vertet ashtu ndodhi. Sot ajo bashke me trajnerin aktual Hektor Shaqiri po ngjisin ngadale majat e suksesit, ku me i fundit eshte pa dyshim pjesemarrja per here te pare e peshengritjes shqiptare per femra ne nje olimpiade. Me titullin kampione e Evropes Begaj hyn ne 10-shen me te mire te femrave, duke fituar te drejten e perfaqesimit ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Por pervec kesaj Romela Begaj ka edhe meriten se per here te pare ajo perfaqeson peshengritjen shqiptare ne nje olimpiade. Dhe per me shume me kualifikim individual.
Gezimi
Peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, qe arriti rezultat te kenaqshem, pas ngritjes se saj te fundit ne stilin e shtytjes, u gezua pa mase dhe beri nje rrotullim me koke poshte.
Titulli
Romela Begaj eshte kampionia me e re e Evropes ne peshengritje. Ajo u ngjit ne podin e fitueses se medaljes se arte dhe te argjendte ne kampionatin per te rritur qe u zhvillua ne Itali.
Romela Begaj
Datelindja 2.11.1986
Vendlindja Tirane
Sporti: Peshengritje
Gjatesia 163cm
Pesha 58 kg
Ne stilin e shkeputjes: 98 kg
Ne stilin e shtytjes: 118 kg
Ne total: 216 kg
Vendi ne Olimpiade: 6
Nga : Gazeta Koha Jone











