Rafael Nadal fiton arin olimpik ne tenis

Rafael Nadal fiton arin olimpik në tenis
“Është e pabesueshme, e paimagjinueshme, fitorja këtu është speciale. Për një tenist, turnetë e mëdhenj janë më të rëndësishëm, por për një atlet nuk ka si olimpiadat: ato mbahen një herë në katër vjet dhe ne nuk pretendojmë fitore vetëm për vete. Unë kam fituar për shumë njerëz këtu. Dua të falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre dy javëve më kanë ndihmuar. Jam ndier mjaft mirë edhe këtu në fshat. Ishte një eksperiencë vërtetë e jashtëzakonshme”, ka thënë spanjolli, i cili sot do të kryesojë zyrtarisht në klasifikimin ATP. “Për këtë, nuk më ndryshojnë ndjesitë. Fitoja shumë dhe isha po kaq i lumtur edhe si numri 2. Tani nuk është momenti për të menduar për Nju Jorkun, por për të festuar. As që e kisha imagjinuar ndonjëherë se do të përjetoja një vit të tillë”. Dhe në fund një mendim ka shkuar për rivalin e tij të përjetshëm, Roxher Federer, të cilin Nadal e respekton së tepërmi: “Nuk ka asnjë dyshim që Federer mbetet më i miri nga ana teknike. Është lojtari më i kompletuar në histori. Ai vetëm mund të përmirësohet, siç mund ta bëj edhe unë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama