Futbolli votoi Duka fiton mandatin e trete

Futbolli votoi: Duka fiton mandatin e tretë
Armand Duka rizgjidhet ne krye te FSHF-se, duke marre keshtu mandatin e trete.
Pas mbledhjes se Asamblese dhe votimit, ai u rikonfirmua ne kete post me 49 vota, duke sfiduar dy kandidatet e tjere.

Mbledhja u drejtua nga anëtari i Asamblesë Zgjedhore, Koço Kokëdhima, i propozuar nga Komiteti Ekzekutiv dhe i zgjedhur me shumice votash.

Anëtarët e Asamblesë Zgjedhore ka votuar që komisioni i verifikimit të votimit të përbëhet nga 5 anëtarë dhe secili nga kandidatët të ketë përfaqësuesin e tij në komision.

Ne fillim te mbledhjes Armand Duka tha se prioritet mbetet zhvillimi i futbollit dhe arritja e sukseseve sa më të mëdha. Duka kërkon mandatin e tretë për të kryesuar FSHF-në.


Për postin e presidentit garuan 3 kandidatë, presidenti në detyrë, që kërkon mandatin e 3-të, Armand Duka, Refik Halili dhe Rudi Vata. Për komitetin ekzekutiv ka disa kandidatura, ku bie në sy rikandidimi i 9 komitetësave të 4 viteve që shkuan. Një garë e cila është shndërruar edhe një objekt mediatik, por në anekse të veçanta. Një garë e cila ka brenda shumë.


Një garë, ku Duka kërkon mandatin e tretë, ndërsa rivalët e tij nuk kërkojnë të parin, por duan që Duka të mos marrë të tretin. Një garë e ashpër që në thelb ka pasur pikërisht frontin Halili-Vata-Starova përballë Dukës, njeriut që i kërkon sot komunitetit të futbollit mandatin e tretë.


Të gjithë thonë që kemi votat, Duka pret verditkin e sallës, teksa bashkë me të edhe 9 anëtarët e KE, një organ që qëndron nën akuzën për letargji në detyrë dhe pasivitet. "Nëse kërkon të marrësh një mandat duhet të tregosh çfarë ke bërë dhe çfarë projektesh ke për të bërë.


Duhet të lobosh dhe të bindësh anëtarët për votën që u kërkon",- mendon kështu presidenti aktual që është vënë në shënjestër të akuzave kohët e fundit, por kontestimet e statutit ai i ka argumentuar mbi bazë faktesh dhe letrash zyrtare me firmë, madje, edhe të vetë akuzuesit kryesor, ish-sekretarit Starova. Një garë, e cila ka vënë në ekranet mediatike kandidatët dhe të gjithë kanë folur, duke tentuar të zbardhin punën. Rritjet e 8-vjeçarit të mandatit Duka janë të pranueshme, madhe, edhe deri te vetë rivalët. Është një fakt, që lidhet me shifra.


Së fundmi edhe kontestimet mbi statutin dhe probleme të tjera Duka i ka sqaruar publikisht. Tashmë familja "është ngopur" dhe sot do të votojë. Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur gjithçka në një kohë që edhe on-line është programi i Asamblesë Zgjedhore, sikundër kërkuan rivalët në garë për presidentë, por që çdo gjë është bërë sipas statutit. Komuniteti sot gjendet në provën e tij për të vazhduar projektet, apo për të kthyer situatë, në ndryshimin që premton opozita, që gjithsesi kohën më të madhe të konsumit mediatik ia ka përcjellë akuzave.


Çfarë thotë statuti për zgjedhjet
NENI 26

Numri i duhur i votave (Quorum)
1. Asambleja e Përgjithshme (e zakonshme ose e Jashtëzakonshme) mund të marrë vendime të vlefshme vetëm kur shumica absolute [50 %+1] e të gjithë anëtarëve të FSHF-së përfaqësohet nga delegatë të caktuar posaçërisht.
2. Nëse numri i duhur nuk arrihet, një Asamble e Përgjithshme e dytë duhet të mbahet 24 orë pas të parës me të njëjtin rend dite.
3. Nuk kërkohet shumicë për mbledhjen e dytë, përveç rasteve kur në rendin e ditës janë parashikuar:

NENI 29
Zgjedhjet

3. Gjatë zgjedhjes së parë, Presidenti ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme me qëllim që të zgjidhet sipas rregullave. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet President.


Në rastet e votave të barabarta, votimi do të përsëritet. Në qoftë se edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë, vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit.

Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama