Opozita ne parlament per rezoluten e vizave

Opozita në parlament për rezolutën e vizave
Vendimi u mor nga grupi parlamentar socialist, por ende nuk dihen hollësi rreth tij.

Kjo është një përgjigje që opozita i jep kërkesës së maxhorancës, e cila më parë u kish bërë thirrje deputetëve opozitarë që të futeshin në kuvend dhe të votonin pro kësaj rezolute.

Sipas PD, kjo nuk është një çështje politike, por jetike për shqiptarët.

Ndërkaq në Parlamentin Europian, kreu i opozitës socialiste Edi Rama i ka kërkuar grupit parlamentar socialist mbështetje për transparencën e zgjedhjeve dhe për liberalizimin e vizave.

Rama tha se është e domosdoshme që Shqipëria të ndahet një herë e mirë nga praktika e manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa shqiptarët duhet të lëvizin të lirë pasi janë të fundit që kanë mbetur të izoluar.

BBC Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama