Ngrohja globale - po ndryshon boten

Ngrohja globale - po ndryshon botën

Raporti është hartuar nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet klimatike.

Ai pritet të paralajmërojë për pasojat shkatërrimtare që ngrohja globale do të ketë në jetët e miliona banorëve të globit.

Dhe ata që do t'i vuajnë më shumë pasojat, sipas raportit, do të jenë më të varfërit.

Kreu i panelit, Rajendra Pachauri, i tha BBC-se se banorët e vendeve më të varfëra, të cilët emetojnë sasinë më të vogël të gazrave që shkaktojnë efektin serë, do të jenë më të prekurat nga ndryshimet klimatike.

"Në bazë të punës së pesë gjashtë viteve të shkuar, tani ne kemi prova më të dukshme, më të besueshme për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe disa nga paqartësitë janë reduktuar, " tha z. Pachauri.

Më të prekurit

"Të gjitha këto konfirmojnë gjetjet tonë në raportet e mëhershme se më të varfërit nga të gjithë, do të jenë ata që do të preken më keq nga pasojat e ndryshimeve klimatike," shtoi ai.

Një përfundim tjetër i raportit është se qeveritë nuk po bëjnë sa duhet për të ndihmuar që të varfërit t'u përshtaten ndryshimeve të pashmangshme klimatike.

Veçanërisht në rrezik janë miliona vetë në Afrikën Subsahariane, në Bangladesh dhe në shtet e vogla ishullore.

Raporti do t'u dorëzohet udheheqësve botërore para samitit të ardhshëm të G8-ës.

Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës do të mblidhen për të diskutuar ndryhsimet klimatike në muajin qershor.


Marre nga : Bbc.co.uk Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama