Regjistroni domainin tuaj .al

Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitimie

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitimie
Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitimie

Sallonet e bastit ndër bizneset më të preferuara. Për një të ri apo për një të sapo diplomuar të fillojë një biznes nuk është aq e lehtë dhe sidomos kur gjitha bota financiare ndodhet në një krizë ekonomike. Shpesh kemi dëgjuar njerëz që ankohen se biznesi i tyre nuk u eci dhe janë detyruar ta mbyllin atë, apo të tjerë që ankohen se nuk po nxjerrin më fitime. Me këto kushte ekonomike ata që do t’i mbijetojnë tregut, do të jenë ata që dinë të menaxhojnë biznesin e tyre dhe që do të dinë se si mbahet biznesi dhe në kushte ekonomike të vështira. Ka disa biznese ku mund të investohet për të rinjtë, sidomos biznese që mund të menaxhohen nga këta të fundit. Mjaft i përhapur në ditët e sotme është hapja e një salloni bastesh me të drejtë fitimi nga 5-8% i shumë së luajtur nga lojtarët dhe nëse kompania humbet përsëri, pronari i pikës së basteve mbetet i fituar.

Po kështu fitimprurëse janë dhe bizneset si hapja e një minimarketi apo dyqani, por duhet gjetur vendi i përshtatshëm për ta hapur, sepse nëse hapet në një vend ku ka disa të tilla apo numri i popullsisë është i ulët, atëherë rrezikohet shumë. Po kështu hapja e një qendre interneti mund të jetë një biznes fitimprurës nëse hapet në vendin e duhur dhe, nëse menaxhohet në mënyrën e duhur. Një tjetër biznes ku mund të investohet është dhe hapja e një lokali edhe nëse e merr më qira. Kjo prirje është vërejtur shumë vitin e fundit, por për të dalë i fituar duhet që biznesin ta menaxhosh vetë dhe të mos lejosh tolerime për punëtorët, gjithashtu nuk duhen bërë favore për shoqërinë apo të afërmit. Ndërtimi është fusha që nuk rekomandohet nga specialistët e ekonomisë dhe sidomos nga ekspertët e biznesit.

Si të dalësh i fituar në këto biznese?

Përfundimi i universitetit do të thotë që të gjithë të rinjtë fillojnë të marrin përgjegjësitë për veten e tyre. Shpesh ata drejtohet në rrugë të ndryshme për të treguar se janë të aftë dhe se duan ta arrijnë suksesin tyre pa ndihmën e të tjerëve. Kohët e fundit është parë se djemtë po hapin gjithnjë e më tepër sallone bastesh, pasi shikohet si një investim ku mund të fitosh lehtë, por jo gjithnjë del i fituar, ka pasur raste që biznesi është mbyllur shumë shpejt. Hapja e një salloni basti është shumë e lehtë si procedurë, por duhet që ta menaxhosh brenda dy rregullave kryesore. E para është që çdo i ri që hap një sallon basti nuk duhet që të luajë vetë me ndeshjet, pra nuk duhet të hedhë skedona, pasi rrezikohet seriozisht biznesi. E dyta është që të mos përfshijë shoqërinë në biznesin e tij. Kjo është një pikë serioze, sepse nëse lejon që shokët e tu të luajnë pa lekë, atëherë mund të ndodhë që ndonjëri të luajë me shuma të mëdha dhe që të mos ketë financat e duhura për të të dhënë paratë, kjo sjell problem për këtë lloj biznesi për shkak se duhet të bëhen bilancet në fund të muajit. E njëjta gjë është dhe me bizneset e tjera ku marrja e vendimeve duhet bërë në mënyrë të ftohtë dhe të jesh i sigurt për atë që do të bësh.

Deri ku kuptohet që biznesi po ecën?

Me kalimin e kohës biznesi mund të ketë luhatje për sa i përket fitimeve apo humbjeve, por kjo duhet kuptuar në kohën e duhur për të vazhduar apo për ta mbyllur biznesin. Nëse gjatë muajve të parë shikohet që biznesi nuk ka as humbje as fitime, sipas specialistëve, rekomandohet që biznesi të vazhdohet, sepse pas 2-3 muajsh nuk ke krijuar akoma klientët e tu dhe pas kësaj periudhe mund të kesh fitime. Nëse gjatë periudhës 2-mujore shikohet që me taksat e paguara humbja është në nivele të vogla, atëherë biznesi është vërtet në rrezik dhe duhet marrë parasysh mbyllja e tij që të mos përfundojë në humbje shumë të mëdha më mbrapa.

Si të hapësh biznes të vogël

Një person që dëshiron të fillojë një biznes të vogël, duhet të bëjë tri gjëra para se të sigurojë fondet e nevojshme dhe gjetjen e një vendi të përshtatshëm për biznesin: të përcaktojë interesat dhe aftësitë e tij, të kërkojë për një mundësi të suksesshme biznesi dhe të ndërtojë një plan biznesi. Shumica e personave nga bizneset e vogla, zakonisht ndërtojnë një plan biznesi. Në të vërtetë, shumica e bankave vendos t'u japë kredi vetëm bizneseve të vogla që kanë një plan të tillë formal. Pjesa financiare e planit është më e rëndësishme për kreditorët, sepse shpjegon se si pronari do të sigurojë vazhdimësinë e biznesit. Megjithëse shkaku kryesor për dështimin e bizneseve të vogla është menaxhimi jo i mirë, shkaku tjetër është edhe mungesa e parave për të vazhduar veprimtarinë. Plani i biznesit duhet të përfshijë treguesit më të rëndësishëm financiar për të siguruar fondet e nevojshme për fillimin dhe më vonë vazhdimin e aktivitetit.

Përse vjen kjo gjendje?

Hapja e biznesit nga të rinjtë në vendet më të zhvilluara evropiane nuk rekomandohet, por në Shqipëri për shkak të numrit të lartë të papunësisë të rinjtë i drejtohen biznesit. Po kështu numri i lartë i të rinjve që mbarojnë universitetin bën që jo të gjithë të punësohen menjëherë pas përfundimit të studimeve. Gjithashtu, ka të rinj që mendojnë se kanë aftësi për biznes dhe ndërmarrin hapa serioze për fillimin e bizneseve të vogla dhe të mëdha.

Këshilla që mund të jepen:

Studio me vëmendje gjithë gjerat që të shqetësojnë.

Ji gjithmonë vigjilent.

Analizo hilet e vjetra dhe pastaj ndërto diçka të re, më të mirë.

Bëni reklama të produktit në rrugë.

Kërko të dhëna në ueb për biznesin që ke.

Kërkoni një treg të "ngrohtë”.

Zgjidhni problemet.

Gjeni para për biznesin tuaj.

Bëni plane për të ardhmen e biznesit.

Mos e lër pas dore.

Kërko llogari.

Bizneset më fitimprurëse për të rinjtë:

Sallonet e basteve

Dyqanet e vogla

Qendër interneti

Lokalet me qira

Kafe internet

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi