Prifti Mes Berishes dhe Metes ka nje krisje Une kam bere paqe. Takimi me Ramen normal

Prifti: Mes Berishes dhe Metes ka nje krisje Une kam bere paqe. Takimi me Ramen, normal
Deputeti Dritan Prifti tha sot se nuk është i befasuar nga takimi i kreut socialist, Edi Rama me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, Prifti shkoi më tej duke thënë se di çdo gjë se çfarë kanë diskutuar dy liderët.

“Do ta quaja një takim normal, mos thuaj kurrë- kurrë, sepse çdo gjë ndodh në politikë. Vijnë momente,  kohërat kanë treguar  se armiqtë më të mëdhenj janë takuar për të parë nga e ardhmja.”- tha Prifti.

Prifti theksoi më tej se nga takimi,  Meta ka fituar më shumë.

“Po ta mendosh, Rama me këtë që ka bërë ka humbur njëlloj besueshmërie, sespe 21 janari ndodhi menjëherë pas daljes së videos. Pastaj doli me shumë parrulla kundër. Është një lloj tradhtie ndaj 21 janarit, sepse Meta i quajti kokëpalarë ata. Mendoj se ka humbur vota.”- tha ai. Prifti shtoi më tej se Meta ka dhënë sinjale se po shkon majtas. Ai tha se nga informacionet që ka, Berisha dhe Meta e kanë pezulluar komunikimin, siç tha ai, komunikojnë vetëm nëpërmjet sekserëve.

“Ka një ftohje, ka një krisje.”- tha Prifti.

Lidhur me raportin e tij me Ilir Metën, Prifti u shpreh se nuk janë takuar, por kanë komunikuar.

“Kemi vendosur të shohim përpara. Unë them se është paqe, por megjithatë mbetet për tu parë. Nga ana ime është paqe”- tha ai.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama