Regjistroni domainin tuaj .al

Kanceri i gjirit, shenjat qe na paralajmerojne

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Kanceri i gjirit, shenjat qe na paralajmerojne
Kanceri i gjirit, shenjat qe na paralajmerojne

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar. Specialistja e ISHP-së, Lumturi Merkuri, shpjegon se çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen. Gjithashtu ajo shpjegon edhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Shenjat

Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nëse vë re shenja jo normale si:

- Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

- Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

- Skuqje, mahisje, enjtje në gjinj apo rreth tyre.

- Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

- Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë.

- Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

- Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, pa frikë apo ankth, gruaja duhet drejtuar sa më shpejt tek mjeku, nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
 
Vetëkontrolli

Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.

Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.

Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera, të cilat kapin në faza shumë më të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.

Mamografia

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, gjatë të cilës gjiri vendoset midis dy pjatave plastike. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit, që arrijnë të kapen nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të trajtohen lehtë (pa hequr gjithë gjirin, pa lënë shenjë e mbi të gjitha pa rrezikuar jetën).

Moshat

Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Mjeku është ai që sqaron se çfarë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Përgatitjet për mamografi

Nuk duhet të përdoren deodorante, pudër ose lyerje me ndonjë solucion tjetër trupor ditën që gruaja shkon për të bërë mamografinë, sepse kjo ndikon në rezultatin e saj. Gruaja duhet të zhvishet nga mesi e lart, kështu që është mirë të veshë rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona. Disa gra mund të ndiejnë një shtypje apo dhimbje të lehtë të gjinjve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, një orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen. Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkojë për të bërë mamografinë një javë para ose gjatë periodave, pasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Duhet planifikuar një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!

Eko e gjirit

Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog. EKO e gjirit zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.

Ekzaminimi klinik

Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi