Regjistroni domainin tuaj .al

Hipertensioni, 4 faktoret vendimtare pesha, alkooli, ushqimi dhe levizja

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite më parë

Hipertensioni, 4 faktoret vendimtare pesha, alkooli, ushqimi dhe levizja
Hipertensioni, 4 faktoret vendimtare pesha, alkooli, ushqimi dhe levizja

Një studim finlandez te 20 mijë persona ka treguar se cilat janë kushtet fizike, zgjedhjet ushqimore dhe stili i jetesës, që ndikon  negativisht apo pozitivisht në tensionin e lartë të gjakut.

100 të rritur në mbipeshë, dembelë e që konsumojnë shumë alkool dhe pak perime, herët apo vonë të 100 do të kenë probleme serioze me tensionin e lartë të gjakut. Përkundrazi, nëse këta 100 kanë një stil jetese të shëndetshëm dhe nuk janë në mbipeshë, do të sëmuren 35. Rezultati i prezantuar pak ditë më parë në kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë të zhvilluar në Munih, duket se nuk shton shumë gjëra nga ato që janë thënë e janë stërthënë më parë.

Së pari, nëse nevojitet sensibilizimi i popullsisë gjithçka  duhet nisur nga politikat e mira shëndetësore, i duhet mësuar fort faktit për një stil jetese të shëndetshëm, sidomos nëse flasim për hipertensionin  që konsiderohet si shkaktari i katërt i vdekjeve në botë, i lidhur ngushtë me infarktin dhe iktuset. Pasi monitoruan më shumë se 20 mijë të rritur për 16 vjet, ja rezultatet e dala nga kërkimi i koordinuar nga Pekka Jousilahti, i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien në Finlandë.

Pesha trupore, aktiviteti fizik, konsumi i alkoolit dhe mospërdorimi i perimeve rezultuan katër faktorët kryesorë që influencojnë në zhvillimin e hipertensionit. Nga ana tjetër duhani duket më pak influencues, por vetëm mbi tensionin e lartë të gjakut, ndërsa konfirmohen dëmtimet e tij në zemër, arterie dhe tru. Ndërkaq, studimet kanë treguar se, ashtu siç ndodh me substancat helmuese, që efektet e këtyre katër faktorëve mblidhen në organizëm. Në kuptimin që secili shton (ose heq nëse nuk është i pranishëm) rreth 15 për qind të rrezikut më shumë (ose më pak). E kështu mjafton të jesh në mbipeshë, për shembull, për të shtuar (ose zbritur nëse je nënpeshë) me rreth 15 për qind probabilitetin për të vuajtur nga tensioni i lartë.

Një tjetër 15 për qindësh shtohet (ose hiqet) nëse pihen më shumë se 50 gramë alkool në javë (rreth gjysmë litri verë). E njëjta përqindje vlen edhe për aktivitetin fizik më pak se tri orë në javë ose nëse konsumohen pak perime dhe fruta. “Studimi ynë kishte për qëllim parandalim e hipertensionit dhe u bë mbi subjekte që fillimisht nuk vuanin nga kjo lloj sëmundjeje”, saktësoi profesor Jousilahti. “Por rezultatet janë të dobishme edhe për të kuruar ata që tashmë vuajnë nga hipertensioni. Pacientët në fillim duhet të modifikojnë katër faktorët e stilit të jetesës dhe pastaj të shtojnë ilaçet, gjithmonë nëse këto janë të nevojshme për të ulur tensionin e lartë”. Për të ulur tensionin e lartë të gjakut nuk mjafton të rrisësh dozën apo numrin e ilaçeve që duhen marrë: në shumë raste është e mjaftueshme t’i marrësh në momentin e duhur, d.m.th. para se të shtrihesh për të fjetur. Në këtë mënyrë mund të mbahen më mirë nën kontroll vlerat maksimale dhe minimale, por mbi të gjitha mund të reduktohet në mënyrë shumë të dukshme rreziku i infarktit dhe iktusit.

Ushqimi

Sipas mjekëve, për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut një kujdes i madh duhet me ushqimin dhe aktivitetin fizik. Perimet dhe frutat janë aleatet më të mira të shëndetit, ndërsa ushqimet, me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer faktorët më të rrezikshëm. Prandaj mjekët jo vetëm në rastin e personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshi këtu edhe tensionin e  lartë të gjakut japin këshilla për një dietë sa më të balancuar ku perimet sidomos ato të gatuara me avull dhe frutat që nuk përmbajnë shumë sheqer zënë vendin kryesor.

Aktiviteti fizik

Më shumë se 3 orë aktivitet fizik në javë, ose e përkthyer ndryshe çdo ditë ecje të shpejtë 20-30 minuta. Aktiviteti fizik ndikon në qarkullimin e mirë të gjakut, në reduktimin e stresit dhe funksionimin e mirë të zemrës. Studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga tensioni i lartë e që merren me aktivitet fizik kanë tendencë më të madhe për ta mbajtur atë nën kontroll sesa ata që janë në mbipeshë dhe nuk kryejnë asnjë lloj aktiviteti fizik.

Alkooli

Thuhet se gjysmë gote vere në ditë i bën mirë zemrës, dhe kjo është plotësisht e vërtetë, por nëse kjo sasi tejkalohet organizmi ndien menjëherë efektet e kundërta. Ata që pinë alkoolin kanë tension më të lartë sesa ata që janë të moderuar në konsum, thonë mjekët.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi