Zvicer ja cfare ben shqiptari kur shefi si jep rrogen

Zvicer, ja cfare ben shqiptari, kur shefi si jep rrogen
Ne shqiptarët reagojmë ndryshe nëse shefi na e bën shumë për borxh. E keni menduar ndonjë herë të hakmerreni ndaj shefit tuaj, i cili për  muaj me radhë nuk ju ka paguar! Dhe... në çfarë mënyre do të hakmerreshit?!

Ja çfarë i ka bërë një emigrant shqiptar në Zvicër, shefit të tij.

Punëtori shqiptar në Zvicër, ka shtypur makinën e shefit të tij, pasi  ai nuk i paguante rregullisht pagën mujore. Lajmi ka pasur aq shumë popullaritet sa që është përhapur në të gjitha faqet zvicerane të internetit, ku duket  videoja gjatë momentit  se si shtypet makina e tipit “Mercedes Benz” me një buldozer.

Mediat kanë thënë se kështu ndodh kur pronari i një kompanie nuk i paguan pagat me rregull, ndërsa i bën presione punëtorëve gjatë orarit të punës.

Mediat në Zvicër ende nuk kanë bërë  të ditur identitetin e emigrantit shqiptar, i cili është progatonist i kësaj ngjarje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama