Shkodran Mustafi zgjedh Gjermanine para Shqiperise

Shkodran Mustafi zgjedh Gjermanine para Shqiperise
Shqipëria duket se ka humbur një tjetër talent. Mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi, është përfshirë në listën e 25 lojtarëve të kombëtares U21 të Gjermanisë, për turneun që organizohet më Izrael.

Mediat bëjnë me dije se ai do të jetë me siguri në listën përfundimtare të kombëtares gjermane. Mustafi prej dy vitesh nuk grumbullohej nga kombëtarja gjermane dhe për këtë arsye Xhani De Biazi kishte biseduar me të për ta afruar tek kombëtarja shqiptare. Ai kishte dhënë një gjysëm premtimi se mund të luante për Shqipërinë, por tashmë duke se ka vendosur përfundimisht të zgjedhë gjermaninë. Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër talent, mesfushori i Junaited, Adnand Januzaj, refuzoi kombëtaren shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama