Por sulmuesi spanjoll nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në kampionat, ku ka shënuar vetëm 7 gola, i fundit në dhjetor ndaj Aston Vilës. Kjo është arsyeja pse Çelsi shpreson që ndeshja e sotme ndaj Evertonit të jetë e fundit për lojtarin spanjoll.
Po të merret totali i paraqitjeve të tij që nga janari i vitit 2011 kur u ble nga Liverpuli për 50 milion paund, Torres ka qenë absolutisht zhgënjyes, me vetëm 34 gola në 130 ndeshje, shumë pak për atë që pritej nga një lojtar i tillë.
Kjo çon shpenzimin e Çelsit në thuajse 2 milion paund për çdo gol të shënuar, nëse shifrës së blerjes së tij i shtohen edhe 22 milion paund të përfituara si rrogë.
Ndaj mendohet se Zhoze Murinjo ka bërë të qartë se lojtari duhet larguar sa më parë që të jetë e mundur, pasi me paratë e shitjes së tij, do të tentohet të blihet Edinson Kavani dhe Andre Shurle. Tashmë drejtuesit e Çelsit janë të ndërgjegjshëm se nuk do të përfitojnë më shumë se 20 milion paund për lojtarin dhe janë gati të pranojnë humbjen e 30 milion paund vetëm për shkak të kësaj lëvizje krejtësisht të gabuar që bënë në merkato dy vite e gjysmë më parë.











