“Gjatë të gjithë kampionatit, Milani ka gjuajtur shume dhe mjaft saktë penalltitë”, ka ironizuar trajneri i skuadrës së Fiorentinës, Vicenzo Montella.
“Nëse doni që të shprehem hapur, atëherë do të them se nuk do të luaj kurrë më në Itali”, postoi në Twitter futbollisti i Fiorentinës, Gonzalo Rodriguez.
Të ashpra kanë qenë edhe deklaratat e drejtuesve të Sienës, skuadër kjo që sezonin e ardhshëm do të jetë pjese e Serie B.
“Për fat të mirë nuk do të luajmë sezonin e ardhshëm në Serie A. Episode të tilla ma heqin pasionin për futbollin. Milani nuk pati nevojë te luante futboll që të fitonte”, deklaroi presidenti i klubit sienez, Massimo Mezzaroma.
“Ishte një penallti, e cila nuk u akordua për ne, ndërsa penalltia e Milanit ishte inekzistente”, vijoi më tej trajneri i Sienës, Giuseppe Iachini.
Balotelli shënoi për Milanin nga penalltia e më pas Mexes siguroi fitoren për kuqezinjtë në fundin e ndeshjes, duke siguruar vendin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe duke nxjerrë jashtë lojë Fiorentinën, e cila duhet të kënaqet me Europa League.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/











