Siti nje oferte te cmendur prej 118 milione euro per Neimar

Siti, nje oferte te cmendur prej 118 milione euro per Neimar
Mançester Siti duket se ka hyrë në garën për të siguruar shërbimet e talentit brazilian Neimar. Sipas mediave braziliane, sheikët e Sitit janë të gatshëm që të paguajnë plot 118 milionë euro, në mënyrë që të transferojnë 21-vjeçarin.

Neimar ka një parakontratë me Barcelonën, e cila thuhet se ka paguar 10 milionë euro për të, si dhe është e gatshme që të paguajë edhe 25 milionë të tjerë. Por, drejtuesit e Santos kërkojnë 65 milionë euro. Në garë për Neimar është edhe Real.

Për këtë arsye, duket se Siti ka bërë një ofertë e cila nuk mund të rezistohet nga ana e drejtuesve të Sitit, por vendimtare natyrisht që do të jetë edhe mendimi i Neimar. Dhe, ky i fundit tashmë ka zgjedhur Barcelonën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama