Mesditën e sotme një lokal në rrugën “Perlat Rexhepi”, në zonën e ish-bllokut është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës. Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Flakët kanë shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e pallatit, por nuk ka raportime për të lënduar. Policia nis hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.