“Do të ishte një blerje e mrekullueshme”, shprehet Mesi, i cili nuk harron të nënvizojë se asnjë prej lojtarëve të Barcelonës, nuk di se kur do të nënshkruajë Neimar me klubin në fjalë. “Mendoj se vetëm Neimar e di se kur dhe nëse do të nënshkruajë me Barcelonën.
E nënvizoj edhe njëherë se do të ishte një blerje fantastike për ne, pasi me klasin e tij mund të zgjidhë ndeshjet edhe i vetëm”. Mesi e ka pasur të pamundur, që të mos kthehej edhe njëherë te humbja e thellë 0-7 përballë Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalen e Champions. “E kam thënë edhe në raste të tjera se Bajerni luajti më mirë se ne gjatë dy ndeshjeve, por kishte disa faktorë që ato sfidat përfunduan me atë golavarazh”.
Sezonin e ardhshëm në drejtim të bavarezëve do të jetë Pep Guardiola. “Unë mendoj se kudo që do të shkojë Pep do të jetë një sukses, kjo për mënyrën sesi ai e kupton futbollin dhe sesi i lexon lojtarët dhe ndeshjet”. Në fund Mesi hedh vështrimin nga Botërori i verës së ardhshme. “Gjëja e vetme që dua të fitoj është Botërori. Pa u menduar shumë them se me atë sukses do të bëhesha lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.











