Kaka nuk do te largohet nga Reali

Kaka nuk do te largohet nga Reali
Pavarësisht se prej dy vitesh nuk aktiviziohet si titullar, braziliani Kaka nuk dëshiron që të largohet nga Reali. Mediat spanjolle bëjnë me dije se braziliani u ka deklaruar drejtuesve të Realit se dëshiron që të vazhdojë të luajë me madrilenët. Dëshira e Kaka për të qendruar tek Reali lidhet në fakt me spekulimet se trajneri i ri i madrilenëve do të jetë Karlo Ançeloti. Ky i fundit e ka drejtuar brazilianin në kohën kur ishin të dy tek Milani dhe besohet që do t’i japë më shumë mundësi atij që të luajë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama