Modestia e Mesit Krenari e madhe kur me dhane 10-en e Ronaldinjos

Modestia e Mesit: Krenari e madhe kur me dhane 10-en e Ronaldinjos
Ai tashmë konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë, por vetëm pak vite më parë, ishte braziliani Ronaldinjo ai që udhëhiqte Barcelonën drejt sukseseve. Me largimin e tij ndodhi pikërisht edhe shpërthimi i Mesit. Argjentinasi, duke u treguar tepër modest, ka thënë se u ndje shumë krenar kur i dhanë fanellën me numër 10, e cila mbahej nga Ronaldinjo.

“Kur ma dhanë fanellën me numrin 10-të isha shumë krenar dhe i lumtur për ta veshur. Është fanella që është mbajtur nga disa lojtarë magjik në këtë klub.

Ronaldinjo e ka veshur atë dhe ka bërë gjëra të mëdha për këtë klub. Ishte përgjegjësi fantastike për mua të merrja numrin 10-të, që e kishte mbajtur Ronaldinjo dhe shumë të tjerë”, ka thënë argjentinasi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama