“Natyrisht se menaxherët më të mirë në botë lidhen me klubet më të mira në botë.
Kjo është situata tani. Çelsi po kërkon një menaxher të ri. Hose Murinjo është i lirë, kështu që të gjithë e lidhin atë me Çelsin, sepse ai është i famshëm dhe për ato se çfarë ka thënë ai në muajt e fundit. Ne kemi lojtarë që kanë punuar me të dhe kanë kujtime të mira me të te Çelsi.
Unë dua që kjo të ndodhë. Dëshiroj të kem mundësinë të luaj nën urdhrat e Murinjos. Kjo është sfidë, motivim i madh, kështu që dua që kjo të ndodhë”, ka thënë Torres.
Megjithatë, me ardhjen e Murinjos, Torres do të jetë e vështirë të luajë dhe mund të largohet, pasi portugezi ka të tjera plane për sulmin e londinezëve./b.l











