Klop Besoj se te shtunen mund te fitojme
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka besim se ekipi i tij mund të fitojë Ligën e Kampioneve. Ai pohon se këtë gjë e beson që prej fitores dramatike me Malagan.
“Ishte pas ndeshjes çerekfinale kur unë mendova se mund ta fitojmë trofeun, mendova se mund ta bëjmë dhe mendova se kemi gjasa reale për të shkuar në Uembli.
Mund të jetë befasi kualifikimi jonë në finale, por jo një sensacion”, ka theksuar Klop, sipas të cilit, gjithë filozofia e lojës së tij është e bazuar tek grupi dhe kolektivi.
“Futbolli është lojë në ekip. Pika më e rëndësishme e kësaj loje është të ndihmojmë njëri-tjetrin që të përmirësohemi. Me përjashtim të anëtarëve të familjes, bashkëlojtarët tuaj duhet të jenë njerëz që ndihen shumë mirë. Kjo është ideja ime për futbollin”, u shpreh ai.