Kavani del hapur do te luaje vetem per Realin

Kavani del hapur, do te luaje vetem per Realin
Edinson Kavani është një prej sulmuesve më të kërkuar të momentit. Reali, Çelsi dhe Mançester Siti janë vënë në ndjekje të tij. Por, sulmuesi i Napolit tashmë ka dalë hapur, duke thënë se dëshiron që të luajë për Realin. Këtë dëshirë Kavani e bëri me dije një ditë më parë nëpërmjet nënës së tij, ndërsa ditën e sotme këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ati.

“Dëshira e Kavanit është të luajë për Real Madrid. Ai është shumë i entuziazmuar rreth kësaj mundësie dhe po përpiqet ta bëjë realitet. Ai i ka treguar privatisht familjes se dëshiron t’i bashkohet Real Madrid, por nëse e bën këtë deklaratë publikisht, do të mërzitë Napolin.

Ka pasur kontakte me përfaqësuesit ligjorë të Real Madrid dhe tani presim që klubet të takohen. Unë shpresoj që të ndodhë dhe bisedimet të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kush nuk do të dëshironte të luante për Real Madrid?!”, ka thënë babai i sulmuesit 26-vjeçar.

Veçse kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se Napoli nuk tërhiqet nga kërkesa prej 65 milionë eurosh, në mënyrë që ta lirë të lirë Kavanin./b.l

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama