“Jam befasuar shumë kur e mora vesh se Maxarri është larguar. Kjo, pasi ai ishte njeriu që më ka transferuar te Napoli. Sidoqoftë, unë kam kontratë me Napolin dhe synoj të luaj sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve me klubin”, është shprehur Behrami në konferencën për shtyp mbajtur me yjet tjera.
Sidoqoftë, pas konferencës në një bisedë prapa kamerave, Behrami ka pranuar për Telegrafin se ai ka pasur kontakte me Interin.
“Po, po, kemi pasur kontakt. Të shikojmë…”, theksoi Behrami për Telegrafin. Kalimi i Behramit te Interi ka kohë që është spekuluar se mund të ndodhë, me trajnerin Valter Maxarri që me ngulm po e kërkon mesfushorin shqiptar te ekipi zikaltër.











