Serbët janë të shqetësuar sidomos për himnin e Kosovës të kënduar para ndeshjeve dhe për simbolet shtetërore të shfaqura në këtë turne që, sipas tyre, vendimi i FIFA-s për miqësoret e Kosovës i ndalon.
Serbia leksion FIFA-s
Në këtë letër serbët kanë folur edhe për obligimet që marrin shtetet anëtare të FIFA-s në rastet kur ftojnë ekipet e reja të Kosovës për pjesëmarrje, e që obligim kryesor, sipas tyre, është mosparaqitja e simboleve të Kosovës dhe mosintonimi i himnit.
FIFA në muajin dhjetor të vitit të shkuar lejoi Kosovën të luajë miqësore me përfaqësuese të reja, por me kushtin që për ndeshjet në Kosovë të marrë paraprakisht autorizimin e federatës së Serbisë, kurse për ndeshjet jashtë Kosovës të paraqitet pa simbole dhe pa himn.











