Viti 1913 kur Evropa caktonte kufijte e Shqiperise

Viti 1913, kur Evropa caktonte kufijtë e Shqipërisë
Në atë kohë, sipas vendimeve të marra nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, ishte ngritur një Komisioni Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë, i cili gjatë punës së tij, sidomos në Jug të vendit tonë me Greqinë, po ndeshej me lloj-lloj pengesash dhe intrigash të qarqeve shoviniste greke, të cilat me çdo kusht kërkonin të merrnin territore të mëdha tokash shqiptare. Madje orekset e tyre shkonin aq larg, sa që ata pretendonin se pjesa e popullsisë ortodokse të Beratit, që fliste greqisht, ishte popullsi greke.

Jo vetëm kaq, por në atë kohë qeveria greke i dërgonte një notë proteste Austro-Hungarisë dhe Italisë, me anë të së cilës u bënte të ditur atyre se ankesat që ata kishin bërë në adresë të Greqisë për dëbimin me dhunë të popullsisë shqiptare të Jugut, apo siç e konsideronin ata "Vorio-Epirit", ishin të pabaza dhe nuk qëndronin. Po në të njëjtën situatë që asokohe ndodhej popullsia shqiptare në Jug të vendit, gjendeshin edhe shqiptarët që jetonin në trojet e tyre etnike në Veri të Shqipërisë, e cila përballej me terrorin e masakrave serbo-malazeze. Të gjitha këto dhe të tjera ngjarje të ndodhura në territoret shqiptare të atyre viteve, janë pasqyruar gjerësisht në disa numra të gazetës "Përlindja e Shqipnis", e muajve nëntor-dhjetor 1913, cila botohej në Vlorë nga patrioti Dhimitër Berati. Disa prej atyre shkrimeve të botuara asokohe nga ajo gazetë, po i publikojmë më poshtë në këto faqe të rubrikës sonë historike, duke pretenduar për të sjellë sadopak një panoramë të ngjarjeve të atyre viteve, të cilat në një farë mënyre ngjajnë me gjendjen ku ndodhet sot Kosova dhe viset e tjera shqiptare, të cilat u ndanë padrejtësisht nga trungu mëmë prej politikës së padrejtë të Fuqive të Mëdha evropiane të atyre viteve.

Marre nga  : Gazeta Shqip
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama