Racizmi ne te gjitha kulturat dhe kontinentet

Racizmi në të gjitha kulturat dhe kontinentet
Por çfarë është racizmi në thelb dhe pse është kaq i rezistueshëm ai? Monika Hoegen bisedoi me studiuesen gjermane, Christiane Morgenstern, që është e specializuar në aspektet shoqërore dhe politike të racizmit.

Eshtë një ironi e hidhur: Racizmi, i cili në thelb synon përjashtimin e tjetrit dhe të huajit vetë është një fenomen që nuk njeh kufi. Si në kohën e kolonializmit evropian e të tregtisë me skllevërit, ku zezakët tregtoheshin si njerëz të klasës së fundit, ashtu edhe në epokën e rajhut të tretë me holokaustin, apo në genocidin në Ruandë- racizimi ka ekzistuar dhe ekzsiton në të gjitha epokat, kulturta dhe kontinentet.

Por cilat tipare janë karakteristike për të pavarësisht profileve të ndryshme të tij në botë?

Politologja dhe sociologja gjermane Christiane Morgenstern ka për të një përkufizim:"Janë katër elementë do të thosha unë. Njëri është se racizmi kryesisht kërkon t'i ndajë njerëzit në kategori, që do të thotë ndarje e shoqërisë në grupime të caktuara, element tjetër është përkatësia e njeriut në këto grupime që në lindje. Elementi i tretë është që secilës ngta këto kategori shoqërore i mvishen cilësi të caktuara, kjo lidhet me cilësi në sferën e mendimit, kulturës, shoqërisë apo karakterit, deri tek temperamenti. Një lloj përcaktimi i tillë bën njëkohësisht vlerësimin e kategorive në një formë të caktuar."

Sipas studiueses, Morgenstern çdo njeri po ta pyesësh të përmend menjëherë tre ose katër të ashtuquajtura raca, por në realitet ato nuk ekzistojnë: "Që dikush ka ngjyrë tjetër kjo përcaktohet lehtë, po kufiri i kalimit nga një ngjyrë tek tjetra nuk mund të përcaktohet dot. Kjo është biologjike, e nga pikëpamje shkencore e pamundur. Për këtë arsye thjesht ndarja në kategori të caktuara race është e gabuar."

Morgenstern madje është e mendimit se pavarësisht se çfarë ku jetojnë apo le të themi çfarë "race i përkasin", gati të gjithë njerëzit kanë të njëjtat kategori në kokë, të ndara në rangje, pavarësisht se sa të gabuara janë. "Që megjithatë kjo ideologji raciste, siç e përcaktoj unë, është përhapur në mbarë botën, të çon mendoj unë tëk konkluzion se ajo është eksport evropian."

Që një përhapje e tillë ka ndodhur e verifikon thjesht në faktin që kudo në botë, kategoria e njerëzve të bardhë zë vendin më të lartë në ndarjen e rangjeve.

Shembuj për këtë ka plot. Për shembull ende është mjaft e përhapur një lloj ndjenje superioriteti e të bardhëve kundrejt afrikanëve. Si në shkuarën edhe sot racizimi gjithmonë i ka shërbyer interesave politikë:

"Për këtë arsye do të ngrija tezën dhe do ta mbroja në çdo kohë se racizmi gjithmonë ju vlen atyre, të cilët duan të tërheqin vëmendjen nga privilegjet e interesat e veta. Pra si rregull, me ndonjë përjashtim, më së shumti ai ju vlen atyre që kanë një interes të caktuar, dhe që duan ta ruajnë atë, sepse ata përfitojnë."

Me instrumentin e racizmit ja dilet mbanë që të ndahen individët me probleme sociale të shumicës nga minoritetet e një shoqërie. Fajtor për gjendjen e vështirë sociale, papunësinë, korrupsionin, trazirat etj etj, janë sipas vendi e epokës, kinezët, zezakët, turqit, hebrejtë, pra gjithmonë të tjerët, dhe jo ata që kanë pushtetin në dorë, privilegjet e të cilëve mbesin të paprekura.

Sipas studiueses Morgenstern, krahas racizmit të drejtpërdrejtë, ka edhe forma të ndryshme emocionale të racizimit që merren që nga fëmijëria, e reflektohen në forma të ndryshme. Këto mund të luftohen vetëm duke u vetëdijësuar.

Monika Hoegen : DW

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama