Regjistroni domainin tuaj .al

10 projektet më të mëdha të energjisë së pastër

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

10 projektet më të mëdha të energjisë së pastër
10 projektet më të mëdha të energjisë së pastër

Me ndryshimin e klimës dhe politikat e energjisë së përtërirë nivelojnë fushën e lojës në industrinë e energjisë, kompanitë e energjisë alternative janë vënë në garë për të siguruar investitorët, politik-bërësit dhe publikun, se ato mund të përmbushin nevojat e konsumatorëve. Gjatë viteve të fundit, një tufë projektesh të energjisë së pastër kanë hyrë në treg në një shkallë të madhe, e cila s'është parë ndonjëherë këto vite. Revista "Forbes" ka identifikuar projektet më të mëdha dhe më të guximshme të energjisë së pastër deri tani.


Revista ka identifikuar iniciativat e gjelbra dhe projektet e gjelbra që kapin vlerën e miliona dollarësh. Bahreini nuk është e vetmja shkretëtirë që po lulëzon në gjelbërim këtë vit. Shkretëtira Mojave në Kaliforni po mbushet me impiante të energjisë diellore-termike dhe do fillojë punë në vitin 2009. Aty do të përdoren 1.2 milionë pasqyra do përdoren për të kthyer nxehtësinë e diellit në avull që vë në punë turbinat.


Por shkretëtirat nuk janë i vetmi vend që po zhvillohet, disa aktivitete të po këtij lloji po zhvillohen dhe në ujëra. Skocia po përpiqet të përdorë potencialin e dallgëve duke planifikuar të ndërtojë fermën më të madhe të energjisë së valëve në ishullin Orkni. Jo vetëm projektet e mëdhenj në sasi janë efikasë për prodhimin e energjisë. Lista e revistës "Forbes" përfshin dhe një projekt tjetër ambicioz, pikërisht për shkak të përmasave të vogla.
Ndryshe nga teknologjitë e tjera të erës, kjo teknologji është e vogël dhe e lehtë, e mund të mbahet në duar.  Ajo nuk gjeneron elektricitet nëpërmjet turbinave që rrotullohen. Kjo teknologji kap xhepa të vegjël energjie që emetohen nga një membranë e vogël vibrante. Njëri pas tjetrit, projektet për energjinë e pastër po kthehen në tendencat e fundit të kohëve moderne dhe në projektet më ambicioze të ditëve të sotme.

Iniciativa më e madhe e energjisë alternative
Vendndodhja:
Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe  
Kostoja:
15 milionë dollarë
Data e përfundimit: 2009
Impakti:
Do ketë zero emetime
Pritshmëria:
Mendohet të kthehet në një revolucion teknologjike nëse funksionon ashtu siç pritet  

Ferma e erës në det të hapur
Vendndodhja: Grykëderdhja e Tamizit, Britani e Madhe
Do ndërtohet nga: "Shell Wind Energy' dhe 'Dong Energy"
Kostoja:
4 miliardë dollarë
Gjenerimi i energjisë: Një gigavat
Data e përfundimit: 2010, turbina e parë do instalohet në vitin 2008

Turbina ere lundruese
Vendndodhja:
Deti i Veriut, Norvegji
Do ndërtohet nga: Siemens, Norsk Hydro
Gjenerimi i energjisë:
5 megavat
Kostoja:
39 milionë dollarë
Data e përfundimit:
Një turbinë në vitin 2009 dhe rreth 200 të tjera në vitin 2014

Energji dallgësh
Vendndodhja:
Ishulli Orkni, Skoci
Do ndërtohet nga: "Scottish Power"
Gjenerimi i energjisë: 750 kilovatë
Data e përfundimit: Pjesërisht në vitin 2009
Pritshmëritë:
Do të jetë impianti më i madh i përftimit të energjisë së dallgëve në botë

Energjia gjeo-termike 
Vendndodhja:
Sumatra Veriut, Indonezi
Do ndërtohet nga: "Ormat Techonologies (Japoni)"
Gjenerimi i energjisë: 330 deri në 360 megavat
Kostoja: 600 milionë dollarë
Data e përfundimit: 2011
Të dhëna: Në vendin
ku po ndërtohen gjenden katër rezervuarë gjeo-termikë.

Ndërtesat e gjelbra
Vendndodhja:
Bahrein
Do ndërtohet nga: "Atkins Architect (Danimarkë)"
Gjenerimi i energjisë: 1100 deri në 1300 megavat orë për vit
Data e përfundimit: 2008
Të dhëna:
Tre turbina masive të erës do varen nga kullat me 54 kate.

Impianti diellor-termik 
Vendndodhja:
Kalifornia jugore
Do ndërtohet nga:
"Solel Solar Systems" dhe "Pacific Gas & Electric"
Gjenerimi i energjisë:
553 megavat, mund të zgjerohet deri në 850 megavat
Kostoja:
2 miliardë dollarë
Data e përfundimit: 2011
Të dhëna: 1.2 milionë pasqyra do përdoren për të kthyer nxehtësinë e diellit në avull që vë në punë turbinat

Park diellor foto-voltazhi
Vendndodhja:
Mildura, Australi
Do ndërtohet nga: "Solar Systems"
Gjenerimi i energjisë: 154 megavat
Kostoja:
270 milionë dollarë
Data e përfundimit: 2013
Të dhëna: Impianti do të gjenerojë energji të mjaftueshme për 45 mijë shtëpi, nga drita e diellit

Projekti më i vogël i energjisë alternative
Vendndodhja:
Kaliforni, SHBA
Të dhëna:
Ndryshe nga teknologjitë e tjera të erës, kjo teknologji është e vogël dhe e lehtë, e mund të mbahet në duar.
Ajo nuk gjeneron elektricitet nëpërmjet turbinave që rrotullohen.
Kjo teknologji kap xhepa të vegjël energjie që emetohen nga një membranë e vogël vibrante 

Ferma e erës
Vendndodhja:
 Amarillo, Teksa, SHBA
Do ndërtohet nga:
"T. Boone Pickens"
Gjenerimi i energjisë:
4 mijë megavat
Kostoja:
6 miliardë dollarë
Data e fillimeve të ndërtimi:
2010
Konstrukti: Do të ketë 2700 turbina ere
Pritshmëritë:
Do të furnizojë me energji një milionë shtëpi
 
Shkruar nga Blendina Cara    
Nga : Gazeta TiranaObserver

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi