Regjistroni domainin tuaj .al

Krizat ekonomike m t mdha n histori

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite më parë

Krizat ekonomike m t mdha n histori
Krizat ekonomike m t mdha n histori

Deri para disa dekadash, krizat financiare ishin ekuivalente me krizat e bankave. Sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë. Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë, nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt.

Një ndër krizat më të hershme financiare është ajo e vitit 1907, ku tregu i bursës amerikane u rrënua në dy raste brenda një viti dhe Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut falimentoi për shkak të menaxhimit të dobët. Tregu arriti të stabilizohej një vit më pas, megjithatë ky rast bëri që kongresi të mendohet mirë për politikat dhe ligjet e ardhshme. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë janë ajo e naftës në vitin 1973, "E marta e zezë" në vitin 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e "Depresionit të Madh".

Ndër krizat më të vonshme të shekullit XX është kriza ekonomike e Argjentinës, e vitit 1999.

Paniku i vitit 1907

Paniku i vitit 1907 erdhi si pasojë e faktorëve të zakonshëm: ekspansioni i tepërt dhe arsyetimi i dobët. Tregu i bursës u rrënua në mars dhe një rënie tjetër që pasoi në tetor bëri që Banka Kombëtare e Amerikës së Veriut të falimentonte. Departamenti Amerikan i Thesarit u përpoq të dilte nga situata me paratë federale dhe me një riorganizim krijues financiar. Tregu arriti të stabilizohej në shkurt të vitit 1908 dhe në maj, Kongresi kaloi aktin "Aldrich-Vreeland", i cili themeloi Komisionin Federal Monetar.

1912-‘24: Superinflacioni gjerman

Në vitin 1914, shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte 1 me 4. Në vitin 1923, shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me 1 trilion marka. Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë, valuta vendase humbi vlerën. Atëherë Gjermania vazhdoi të shtypë para derisa u prodhuan një mijë miliardë marka. Superinflacioni mbaroi, por jo para se t‘u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.

1929: E marta e zezë

Më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë (rreth 95 miliardë dollarë sot) u kthyen në pluhur. Në vitet paraardhëse të krizës, tregu i bursës "The Dow" po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin paratë e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë. Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat, duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi "Depresionin e Madh" që u pasua nga gjithë bota.

1973: Kriza e naftës

Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izraelit, "OPEC"-u përdori naftën si një armë me "Embargon Arabe të Naftës" ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin. Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj SHBA-së dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme: shtetet anëtare të "OPEC"-ut arritën një nivel mirëqenieje të paparë ndonjëherë: në gjashtë javë aksionet në "NYSE" (Bursa e Nju Jorkut) humbën 97 miliardë dollarë në vlerë dhe SHBA futi në fuqi limitin e shpejtësisë për të kursyer naftën.

1982: Kriza "Souk Al-Manakh"

Tregu i bursës së Kuvajtit "Soul Al-Manakh" ishte një treg alternativ dhe jo krejtësisht i ligjshëm, veçanërisht në krahasim me tregun e bursës zyrtare të vendit. Sidoqoftë, shumë investitorë të rinj nuk kishin shumë akses në tregun zyrtar ndaj filluan të investojnë në "Souk Al-Manakh". Aksionet kryheshin me çeqe të dala jashtë përdorimit dhe ky akt krijoi një kështjellë rëre që shumë shpejt u përmbys. Mijëra investitorë kishin çeqe të dala jashtë përdorimit dhe shuma e atyre arrinte në rreth 94 miliardë dollarë. E vërteta është se paratë ishin kthyer në fantazmë dhe vetëm dy banka i mbijetuan këtij shkatërrimi.

1987: E hëna e zezë

Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën 500 miliardë dollarë nga NYSE (Bursa e New Yorkut). Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë, dhe pjesërisht sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra 41.8 për qind, i Kanadasë 22.5 për qind, i Britanisë së Madhe 26.4 për qind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programi të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në "Wall Street".

1994: Gabimi i dhjetorit

Gabimi i dhjetorit buron nga nevoja urgjente e qeverisë meksikane për të korrigjuar disa gabime monumentale të lëna pas nga administrata që kishte lënë postin. Viti që çoi në "gabimin" ishte aq i turbullt sa mjaftonte për të trembur çdo investitor të mundshëm. Bëhej fjalë për shpërthime rebelësh në Ciapas, zëra për korruptimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe disa vrasje politike. Administrata e presidentit Ernesto Zedillo nuk gjeti zgjidhje tjetër përveç se të zhvlerësonte peson. Kjo lëvizje shkaktoi që paratë të dilnin aq shpejt jashtë vendit duke tronditur edhe vetë qeverinë.

1997: Krizat financiare të Azisë Lindore

E ashtuquajtura "mrekullia ekonomike aziatike" rezultoi shkatërrimtare në korrik të vitit 1997, kur investitorët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: humbën sigurinë te bursa. Kursi i lartë i prodhimeve i bëri tregjet aziatike tërheqëse, por kur SHBA-ja uli normat e interesit, tregjet aziatike filluan të jenë në rrezik. Si pasojë, ndodhi efekti domino, duke filluar në Tailandë, për të përparuar në Filipine, Hong-Kong, Indonezi, Malajzi dhe si pasojë duke shkaktuar kriza globale. Tregjet aziatike që ishin përballur me një prosperitet të rrallë deri atëherë pësuan humbje të mëdha.

1998: Krizat financiare ruse

Korrupsioni, mungesa e reformave efektive ekonomike, rënia e vlerës së rublës dhe mungesa e stabilitetit politik bënë që Rusia të përballej me kriza masive financiare. Si pasojë, duke qenë eksportuese e një të tretës së naftës dhe gazit natyror të botës, Rusia u godit akoma më shumë kur këto çmime ranë. Kur investitorët e huaj tërhoqën paratë e tyre nga vendi, bankat u dëmtuan në shkallë jashtëzakonisht të madhe. Krizat kapluan dhe vende si Ukraina dhe Republika Çeke, duke prekur direkt tregun e bursës "The Dow" që përjetoi një prej uljeve më të mëdha të pikëve në histori.

1999: Kriza ekonomike e Argjentinës

Viti 1980 ishte shumë i vështirë për Argjentinën: diktatura ushtarake, rënia ekonomike dhe inflacioni masiv. Borxhi i vendit u rrit gjatë gjithë viteve ‘90 dhe duke i shtuar këtu edhe korrupsionin, vendi u përball me një rënie të pashmangshme në vitin 1999. Investitorët humbën besimin dhe largimi i tyre drastik e detyroi qeverinë që të ngrinte llogaritë bankare për një vit rresht, duke lejuar vetëm tërheqje të vogla. Demonstratat u pasuan nga protesta të dhunshme, të cilat shkaktuan rënien e qeverisë së Fernando de la Rua-s.

Nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

Albforumi