Post-Telekomunikacion

Parathënie  

Sektori i Postës dhe Telekomunikacionit është karakterizuar nga prania e operatorëve të rinj të shërbimeve, përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve ekzistuese si dhe futja e shërbimeve të reja.
Në tregun postar ofrojnë shërbimet e tyre operatori publik postar Posta Shqiptare sh.a. si dhe kompanitë me kapital privat DHL,TNT,FedEx ,UPS, YAPS. Aktiviteti i këtyre kompanive private është përqëndruar kryesisht në shërbimin postar ekspres.Posta Shqiptare është kompania me gamën më të madhe të sherbimeve që ofron . Ajo e kryen aktivitetin e saj në 520 zyra të shtrira në të gjithë territorrin e Republikës.Një nga aktivitetet e Postës Shqiptare është dhe filatelia.Emetimi i pullës është eksluzivitet i Postës Shqiptare. Aktualisht katologu i pullave postare numëron 2850 pamje të ndryshme pullash.
Telefonia fikse si dhe ajo e lëvizshme celulare,si pjesë e tregut të telekomunikacioneve e kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e tyre.
Në telefoninë fikse operojnë Albtelecom sh.a. dhe operatorë të telekomunikacioneve të zonave rurale.Ofrimi i telefonisë fikse lokale në zonat urbane, i telefonisë fikse kombëtare dhe ndërkombetare është ekskluzivitet i Albtelecom sh.a.
Si rezultat i rritjes së numrit te instalimeve telefonike, numri pajtimtarëve të telefonise fikse te Albtelecomit në vitin 2001 është rritur 4.7 here në krahasim me vitin 1993.
Në telefoninë e lëvizshme celulare ushtrojnë aktivitetin  dy operatorë AMC dhe Vodafone.
Zgjerimi i mbulimit të territorit me shërbim dhe futja e shërbimit me kartë të parapaguar kanë çuar numrin e përdoruesve celularë në 370000

Burimet e të dhënave

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
Drejtoria e Përgjithshme e Postë-Telekomunikacioneve

 Metodologji

Në numrin e pajtimtarëve telefonikë përfshihen si pajtimtarët e sistemit automatik (dixhitale dhe analoge)  dhe ato në sistemin manual dhe ½ automatikë. Shërbimi telefonik automatik ka të bëjë me sherbimin që i ofrohet abonentëve automatikë në çentralet lokale të Albtelecomit.
Shërbimi telefonik manual është shërbimi që ofrohet  nëpërmjet Post-operatorëve ,që kryhet zakonisht në ato zona ku nuk egzistojnë çentrale automatike si dhe për rastet e lidhjeve të dëshiruara të pajtimtarëve të cilët nuk kanë mundësi lidhje direkte kombëtare dhe ndërkombëtare.


Përkufizime

Pajtimtare te telefonise celulare:
Janë përdoruesit e shërbimit telefonik automatik lëvizës , pavarësisht nga fakti nëse janë me kartë  apo parapagim.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama