Regjistroni domainin tuaj .al

Kanceri, 100 sëmundjet brenda tij

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Kanceri, 100 sëmundjet brenda tij
Kanceri, 100 sëmundjet brenda tij

Por për sa i takon kancerit, cilat janë llojet e tij dhe si ndikon mënyra e jetesës te shfaqja e tyre në organizëm? Kanceri i gjirit Është kanceri më i përhapur te gratë, kryesisht në vendet e zhvilluara. Çdo vit, po të marrim si shembull vetëm Britaninë e Madhe, diagnostikohen me këtë sëmundje 44 mijë gra, pra mbi 100 gra në ditë dhe ky numër është rritur në masën 50% në 20 vitet e fundit. Në botë çdo vit diagnostikohen mbi 1 milion femra. Rritja e numrit të pacienteve vjen për shkak të ndryshimit të rregullave të mëmësisë.

Kështu, në kohët moderne gratë lindin shumë më vonë se më përpara, kanë familje më të vogla dhe i ushqejnë fëmijët me gji për një kohë shumë më të shkurtër nga sa kanë bërë nënat dhe gjyshet e tyre. i gjithë ky ndryshim e rrit shumë predispozitën ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet numri i të diagnostikuarve, është pakësuar shumë numri i vdekjeve. Shkaku kryesor është parandalimi dhe dalja e medikamenteve të duhura. Kanceri i fshikëzës Përqindja më e madhe e personave me një problem të tillë është në Egjipt. Në këtë vend të Afrikës së Veriut, ky është lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku është një parazit që përhapet shumë me emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më i përhapur te meshkujt se te femrat. Në vende të tjera të botës shkaqet janë duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale.

Ky lloj kanceri zhvillohet brenda organizmit të njeriut për një periudhë 20 - 25-vjeçare para se të shfaqet. Kanceri i shtyllës kurrizore Kjo është një sëmundje të varfërish. shkaktuar nga një virus papilloma virus (HPV), që transmetohet seksualisht. Është mjaft i përhapur në Afrikën Nënsahariane, Amerikën e Jugut, Indi dhe Lindje e Largët. Që prej disa kohësh ekziston edhe një vaksinë e posaçme parandaluese. Kanceri i testikujve Është lloji i katërt më i përhapur në botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri ka lidhje me përdorimin e tepruar të mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit me fruta e perime të freskëta. Një tjetër shkak është edhe jeta sedentare.

Afrika dhe Azia kanë një probabilitet më të vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht vegjetariane. Sarkoma e Kaposit Ky kancer i rrallë është bërë i zakonshëm në Afrikë, për shkak të SIDA-s, që dobëson në maksimum sistemin imunitar. Ndryshe nga shumë lloje kanceresh të tjerë, që nisin në një pjesë të trupit dhe më pas përhapen, ky lloj kanceri mund të nisë kudo ose në shumë vende të ndryshme njëherazi. Ai është kancer i muskulit, i nervave, por mund të merret fillimisht si kancer mëlçie, apo gjiri. Trajtimi i tij bëhet me kimioterapi. Kanceri i mushkërive Është më i përhapuri në botë, edhe pse 100% i parandalueshëm. Mjafton thjesht të mos pish duhan. Numri i të diagnostikuarve me këtë lloj sëmundje u rrit shumë në vitet ‘70, por që atëherë me heqjen dorë të njerëzve nga duhani është ulur ndjeshëm edhe numri i të sëmurëve. Vendet e zhvilluara vuajnë më shumë dhe nëse do të vazhdohet të pihet duhan me ritmin aktual, parashikohet që gjatë këtij shekulli të humbasin jetën 100 milionë persona vetëm nga kanceri i mushkërive. Lymphoma Numri i të diagnostikuarve me këtë sëmundje sa vjen e po rritet. Ai është kanceri i sistemit limfatik. Përqindjen më të lartë e ka në Amerikën e Veriut, Australi dhe në Zelandën e Re. Personat me imunitet të reduktuar, si ata me SIDA, janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Kanceri i mëlçisë Lidhet me hepatitin kronik B e C dhe shkaktohet nga viruse të përhapura në Afrikë dhe në Azi. Shkaktohet gjithashtu edhe nga aflatoksina, një myk që rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj kanceri nis në një pjesë tjetër të trupit dhe përhapet në mëlçi. Shkak për kancerin e mëlçisë është edhe të pirët e shumtë. Kanceri i gojës Është më i zakonshmi në Indi dhe Sudan. Në Perëndim, shkaku kryesor është duhani dhe pijet alkoolike. Kanceri i prostatës Është kanceri më i zakonshëm për evropianët, amerikanët dhe australianët. Është i rrallë te meshkujt nën 50 vjeç dhe dy në tri raste janë meshkuj mbi 70 vjeç. Sëmundja ka shumë të bëjë me trashëgiminë. Nëse keni histori familjare me një sëmundje të tillë, atëherë kujdes se rrezikoni shumë. Shkaqet e kancerit të prostatës janë ende të paqarta. Disa prej tyre kanë nevojë për operacione të menjëhershme, ndërsa të tjerë mund të mbahen në një gjendje prehjeje vetëm me ilaçe. Kanceri i ezofagut Eshtë shumë i përhapur, në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Kenia dhe Etiopi.

 Në Evropë kohët e fundit ka pësuar një rritje për shkaqe që ende nuk dihen. Kanceri i stomakut Japonia shpesh mbahet si vendi me dietën më të shëndetshme në botë, por ka edhe përqindjen më të lartë të kancerit të stomakut, kryesisht te meshkujt. Ndoshta shkaku është ushqimi shumë i kripur. Gjithsesi, për të shmangur atë rekomandohen ushqime të freskëta dhe fruta e perime.


Gazeta: Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi