Regjistroni domainin tuaj .al

Si te kujdesem per floket e mia

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite më parë

Si te kujdesem per floket e mia
Si te kujdesem per floket e mia

Floke te ushqyer

Mundohuni te gjeni nje shampo e cila permban elemente ushqyes, ne menyre qe skalpi i kokes te marre sasine e duhur te vitaminave, zinkut, magnesiumit, etj.Kjo do te bej te mundur forcimin e flokeve. Konsumoni ushqime te pasura me lende ushqyese,  pasi ato kane shume ndikim. Dieta drastike cojne ne dobesimin e rrenjes dhe ne renien masive te flokeve.

Floke te kuruar
Krihni floket me kujdes para se te lani. Ky veprim lejon nje shperhapje me te mire te shampos ne cdo fije te flokut. Mos lakmoni te mbushni grushtin me shampo pasi rrezikoni te mbysni flokun me aciditetin qe permban shampo, per shkak te forces pastruese. Para se ta vendosni ne floke treteni me pakez uje. Vendoseni mbi lekuren e kokes dhe masazhojeni me gishta.

Floke te bute

Nje here ne jave shampos shtojini disa pika mjalt, ose me mire akoma ta lyeni te gjithe koken me mjalt dhe mbajeni per 45 min. Shpelajeni me uje te bollshem dhe mos perdorni balsam.

Floke te shndritshem

Perdorni vajin e ullirit, i cili ushqen floket duke i dhene shkelqim. Bejeni gjithemon para se te laheni. Mbajeni vajin ne koke per 15 min dhe me pas lajeni disa here me shampo.

Floke te mbrojtur

Perpara se ti drejtoni, apo ti beni floket me onde, thajini plotesisht dhe sperkatini me spraj qe pengon djegien.

Floke te pademtuar

Pas larjes beni mire te mos i ferkoni fort me peshqir, pasi kjo i demton shume, duke i bere te humbasin formen natyrale te fortesise. Mbeshtillini me peshqir dhe lerini te thahen vete.

Floke pa yndyre

Nje here ne jave perzieni gjysmen e filxhanit me leng limoni dhe gjysmen me uje. Shperndaheni ne te gjithe siperfaqen e kokes. Aciditeti qe permban limoni ka aftesi te shperbej yndyren dhe te furnizoje skalpin e kokes me vitamine C, qe parandalon per nje fare kohe "rivajisjen"

Floke te bindur

Nese floket tuaj jane rebele, nuk rrine ashtu si deshironi ju, madje as pas krehjes, atehere trjatoini nje here ne muaj me majonez dhe mbajeni per 20 min.

Floke me ngjyre te celur

Per brunet qe duan te hapin ngjyren e flokeve pa i demtuar sygjerojme  larjen e flokeve me shampo per floke te lyer bjond. Kjo do te sherbente dhe si parapergatitje e flokut per tju nenshtruar ngjyres qe deshironi.

Floke te hidretuar

Shampoja ka PH te larte, ndaj nuk keshillohet perdorimi i saj cdo dite, Nese e ndjeni te nevojshme lajini nje dite vetem me balsam dhe nje dite vetem me shampo.

Floke te plot

Perdorni nje shampo kundra zbokthit edhe nese nuk keni. Ajo do te ushqeje skalpin, si pasoje floket do te jene me te plote. 

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi