Si do te vishemi kete vere

Si do te vishemi kete vere

Rrobat e parregullta, të gjera dhe valëvitëse janë një rregull i ri që do të vlejë për pranverë dhe verë të këtij viti. Janë të pranishme edhe modelet orientale, familjare për kulturën tonëSezoni i modës pranverë-verë 2009 do të karakterizohet me modele valëvitëse. Asimetria është shumë e shprehur edhe në fustane dhe funde të gati të gjithë disenjatorëve. Në modë do të jenë fustanet me një krah, me gjatësi të pacaktuar. Shumë prej tyre janë të stolisura edhe me fije-fije, si dhe me dizajnë të tjerë.

Të gjithë-pranishme janë edhe rrobat me pjesë, palë dhe me shtesa të qepura që kanë për qëllim ta gicilojnë imagjinatën tuaj, meqë edhe mbulojnë, por njëkohësisht edhe zbulojnë. Pantallonat do të paraqiten në variante të shumëllojshme, por që të gjitha karakterizohen me madhësi të bollshme dhe me ndikim oriental. Në këtë mënyrë, në pistat e modës kanë dominuar pantallonat e stilit të haremit, të pantallonave indianë “dhoti”, si dhe pantallonat e gjerë me bel të lartë. Dizajnët me lule, skajet e buta dhe stofrat e lehtë janë shenjë mbrojtëse e këtij sezoni që do të vijë së shpejti.

Ngjyrat dominuese

Gjatë sezonit pranverë/verë do të dominojnë ngjyrat duke filluar nga e kuqërremta deri te nuancat neone të së portokalltës. Janë kthyer edhe fustanet e stilizuara që ishin në modë në mes të shekullit të kaluar. Në modë është edhe i ashtuquajturi “chic”-u i keq, i cili nënkupton modelet “e sigurta” me perla të vogla.

Fustanet e bardhapër ditë dhe mbrëmje

Nuk është se fustani i bardhë ia ka zënë vendin fustanit të vogël të zi, por ai është përfundimisht “must have” për sezonin e ardhshëm pranverë-verë. Këtë vit, vëllim të madh do të kenë si fustanet e shkurtra, po ashtu edhe ato të gjata. Edhe variantet e ditës, por edhe ato të mbrëmjes, janë pjesërisht nga materiali i hollë.

 

kosovasot


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama