Regjistroni domainin tuaj .al

Divorci dhe pasojat e tij

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite më parë

Divorci dhe pasojat e tij
Divorci dhe pasojat e tij

Ajo që mbetet në fund është një ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Në këtë pikë, ku marrëdhënia nuk funksionon më, alternativa e vetme e saj mbetet divorci. Ndër çiftet e ndara, sa më e afërt dhe e gjatë të ketë qenë marrëdhënia, e sa më pak alternative të ketë qenë, aq më të mëdha e të shumta do të jenë pasojat .

Divorci është një problem sa juridik aq edhe social dhe kryesisht shkaktohet, kur ndërmjet dy partnerëve është thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim që marrëdhënia nuk funksionon më, duke përfshirë në një stres të përgjithshëm të gjithë anëtarët. Divorci është një situatë tepër stresuese për të gjithë pjesëtarët e familjet që e përjetojnë atë dhe paraqitet si një ndryshim madhor në jetën e individit, të cilit i nevojitet një kohë e konsiderueshme për t\'u rikuperuar e adaptuar me të.

Një familje që kalon një proces të tillë gjatë jetës së tij padyshim që përfshihet në një mori çrregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund të rrisë brenda anëtarëve të familjes ndjenja të forta zemërimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë kuraje të dukshme në personalitetin e individëve. Studimet e shumta kanë treguar se zakonisht personat që përballojnë dhe kalojnë me sukses stuhitë e shumta të martesës janë ata individë që:

Martohen pas moshës 25 vjeçare.Që të dy partnerët janë rritur në një familje të qëndrueshme

Mbeten të fejuar për një periudhe kohe të gjatë para martese

Kanë edukim të ngjashëm

Nuk kanë bashkëjetuar më parë

Janë të angazhuar në drejtime të ndryshme profesionale

Kanë moshë, besim dhe edukim të përafërt

Asnjëri prej këtyre parashikuesve nuk është thelbësorë në një marrëdhënie të qëndrueshme, por nëse asnjëra prej këtyre pikave nuk është e vërtete për dikë, atëherë thyerja e marrëdhënies është e sigurtë.

Në vazhdimësi, janë bërë studime të shumta mbi mënyrën e përjetimeve të emocioneve ndërmjet burrit dhe gruas. Ajo që është e sigurt, është se të dyja sekset shfaqin probleme të dukshme psiko-emocionale dhe jo pak herë gjenden në mes të një konflikti të pashpjegueshëm për ta. Por mënyra e paraqitjes dhe transmetimit të këtyre ndjenjave është e ndryshme për ta. Meshkujt në përgjithësi pushtohen nga ndjesitë se ata të vetëm nuk mund t\'ia dalin dot dhe se kujdesi mbi veten do të jetë shumë më i ulët se më parë .

Gjithashtu, efekti moshë është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi mund të përjetohen efektet e divorcit mbi individin. Studimet kanë treguar se partnerët e përfshirë në këtë proces, që janë në një moshë mbi mesataren (40 vjeç e lartë ), atëherë dhe pasojat e këtij divorci do të jenë në një shkallë më të ulët vështirësie emocionale. Eksperiencat e mëparshme në fushën emocionale i rrisin individit ndjenjat e besimit dhe vlerësimit mbi veten. Femrat janë më të përfshira në jetën e tyre familjare dhe pas procesit te ndarjes jane më të fokusuar drejt fëmijëve të tyre sesa drejt jetës së tyre private dhe intime.

Efektet e divorcit tek fëmijët

Fëmijët janë ata që shfaqin hapur ndjenja të fuqishme dëshpërimi, agresiviteti, zemërimi dhe frike. Shpesh herë ata ndjehen fajtor dhe të pafuqishëm për ndarjen e prindërve të tyre. Në disa raste ata fajësojnë veten për ndarjen e tyre. Vlen për t\'u theksuar se në ato momente që ndodh procesi i ndarjes dhe ndjenjat e fëmijës injorohen totalisht, pa tentuar që të shpjegohen shkaqet e këtij divorci, këta fëmijë do të shfaqin probleme të dukshme në shkollë dhe shoqëri të reflektuar në sjellje, komunikim, bashkëpunim me bashkëmoshatarët si edhe do të përfshihen në vetëvlerësime dhe imazhe të ulëta mbi veten e tyre. Një nga problemet më të dukshme tek ta është se në të ardhmen shfaqin devijanca të ndryshme në komunikim me prindërit e tyre, por edhe në marrëdhëniet intime ku ata përfshihen.

Çfarëdo moshë që të jene fëmijët duhet të marrin një shpjegim të mundshëm se cilat janë arsyet dhe kushtet që prindërit e tij po ndahen, në mënyrë të tillë që edhe panorama psikologjike e këtij fëmije të jetë akoma më e qartë. Në qofte se do të studionin një grup fëmijësh me familje të përbëra nga të dy prindërit dhe fëmijët që vinë nga familje të divorcuara, do të kuptonim se disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e këtyre çrregullimeve janë:

1-Humbja e kontaktit me prindërit -Të dy prindërit, si nëna dhe babai janë burime të rëndësishme për fëmijët. Studimet kanë treguar se divorci ka larguar njërin nga prindërit dhe si rrjedhojë edhe kontaktet me fëmijën janë shumë më të rralla. Një mungesë e tillë sjellë konfuzion në gjendjen psikologjike të tij, të cilit i mungon modeli i prindërimit që ai ka nevojë. Në mënyrë graduale ky model përjashtohet nga fëmija, duke sjellë pengesa në komunikimet e tij të vazhdueshme .

2-Jetë më stresuese familjare -Këta fëmijë duke jetuar nën stres të vazhdueshëm për shkaqe të ndryshme, që mund të jenë, psikologjike, sociale dhe ekonomike mbyten nga presionet dhe konfliktet e vazhdueshme që hasin brenda familjeve të tyre. Si rrjedhojë, ata rriten dhe zhvillohen nën ndikimin e vështirësive të mëdha duke humbur besimin dhe kurajën mbi veten e shoqërinë.

3-Humbja e një ekonomie të qëndrueshme -Duke jetuar vetëm me një prind edhe stabiliteti ekonomik i familjes së ndarë është mjaft i lëkundur, fakt ky i përthithur nga fëmija dhe ndjesia që ai përjeton është ndryshimi ndërmjet tij dhe fëmijëve të tjerë, duke ulur nivelin e imazhit tek vetja.

Fëmijët duhen mbajtur afër dhe t\'i përkushtohet sa më shumë kohë e dashuri, në mënyrë te tillë që të mos ndjehen të vetëm dhe fajtor. Më poshtë mund të lexoni 10 këshilla psikologjike, që nga psikologë dhe studiues të shumtë janë quajtur të arta:

1. Duhet në vazhdimësi t\'i jepni kurajë dhe t\'i nxisni fëmijët tuaj mbi atë çka ata ndiejnë brenda vetes. Nëse kjo nuk realizohet, jepni ju shembullin të parët duke përshirë edhe fëmijën tuaj në të.
2. Bëjeni të qartë se ata nuk janë fajtorë në ndarjen tuaj dhe mundohuni të shpjegoni disa nga faktorët e vërtetë të këtij procesi.
3. Mundohuni të kuptoni sjelljen e fëmijëve tuaj, që jo pak herë mund të manifestohet me ndjenja të forta zemërimi, urrejtje dhe frike ndaj jush.
4. Tregoni të sinqertë me fëmijën tuaj mbi situatën familjare, mbi marrëdhëniet, komunikimin ndërmjet jush.
5. Mundohuni të informoni sa më shumë fëmijën ruaj mbi ndryshimet e shumta që mund të ndodhin në kohët në vazhdim.
6. Vazhdoni t\'i përmbaheni rregullave të mëparshme të vendosura nga ju për fëmijët tuaj dhe mos u mundoni të tregoheni tolerant, pasi kjo situatë do të çorientojë edhe më tepër fëmijët tuaj.
7. Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë efektive me fëmijën tuaj, në mënyrë të tillë që ai mos të ndjehet totalisht i braktisur dhe të mos fajësoj edhe më shumë veten mbi ndryshimet e ndodhura në familje.
8. Është tepër e rëndësishme që pas procesit të ndarjes, fëmijës t\'i krijohet një ambient i qëndrueshëm, i sigurt dhe i ngrohtë.
9. Mundohuni që fëmija juaj të mbajë një kontakt të qëndrueshëm me prindin e larguar nga shtëpia.
10. Në qoftë se fëmija juaj shfaq probleme serioze gjatë dhe pas procesit të divorcit, do të ishte e nevojshme kontakti me një specialist të kësaj fushe në mënyrë të tillë që gjendja e tij psikologjike të mos agravohet më shumë.


/cdodite/

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi