Epoka e re e bronzit

Epoka e re e bronzit
Për t\'i dhënë fytyrës suaj pak \'pamje verore\' nuk duhet të shkoni në deti, e aq më pak në solarium por mund t\'i ndihmoni vetës me bronzer të thjeshtë. Fytyrës së zbehtë mund t\'ia ktheni ngrohtësinë me ndihmën e bronzerit që iu përgjigjen secilit tip të fytyrës dhe nuancës së lëkurës. Më të thjeshtit për t\'i vënë janë ata në gurë.

Me ndihmën e një brushe të trashë apo shpuze vendoseni në tërë fytyrën duke pasur kujdes në vijën me fytyrës dhe qafës e cila kurrsesi s\'bënë të jetë e dukshme. Zakonisht bronzerët përmbajnë në vete edhe fijet për më shumë shkëlqim, që edhe më shumë do të kontribuoj në pamjen e lëkurës së shëndosh që shkëlqen.

Krahasuar me mjetet për vet-rrezitje, bronzerët janë shumë më të thjeshtë për t\'u përdorur. As solariumi nuk është zgjidhje e duhur sepse thanë lëkurën dhe ndihmon në krijim e rrudhave. Përndryshe, ngjyra e \'pjekur\' e solariumit tashmë një kohë nuk është më në trend, por një ngjyrë e lehtë bronzi po, sepse i jap fytyrës pamje më të shëndetshme. Mos e harroni pra këtë dhe priteni pranverën të gatshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama