Regjistroni domainin tuaj .al

Dhuna kundër gruas, alarm botëror

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mĂ« parĂ«

Dhuna kundër gruas, alarm botëror
Dhuna kundër gruas, alarm botëror

Si subjekt është zgjedhur një nga momentet më mizore që njeh historia: më 25 nëntor 1960, motrat Mirabal, ndërsa shkonin për të takuar bashkëshortët e burgosur, u ndalën në rrugë nga agjentët e Shërbimit Informativ Ushtarak. Pasi u çuan në një vend të fshehtë, ato u përdhunuan dhe torturuan barbarisht. Më pas u hodhën në një greminë së bashku me makinën e tyre, duke simuluar një aksident. Vrasja e motrave Mirabal përmendet si një nga mizoritë e historisë domenikane.

Këto ditë, në të gjithë botën, është duke u zhvilluar një fushatë e rëndësishme për dhunën mbi femrat. Çfarë përmasash ka marrë ky fenomen?
Sipas OKB-së, një në pesë gra në botë është viktimë e dhunës, ose është tentuar të dhunohet të paktën një herë në jetën e saj. Jo rastësisht dhuna është cilësuar "një emergjencë e vërtetë në shkallë botërore", prandaj dhe Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që ndëshkon ashpër fajtorët. Një studim i fundit, i kryer në Zvicër, te një grup vajzash 14 dhe 15 vjeçe, tregoi se 20 për qind e tyre kishte provuar një abuzim. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se dhuna është gjithashtu e pranishme 10 deri në 12 për qind në shtetet si Tanzania dhe Peruja, ndërsa në Kanada arrin në l11 për qind.

Cila është situata aktuale?

Sipas OBSH-së, pothuajse gjysma e femrave nga 14 deri në 59 vjeçe ka provuar të paktën një herë në jetë një ngacmim seksual, një shantazh seksual në punë, ose dhunën fizike. Pra numri i saktë është 55,4 për qind. Kjo do të thotë që femrat dhunohen çdo ditë, por problemi është se vetëm 4 për qind e tyre guxojnë të denoncojnë. 

Cilat janë vendet me numrin më të madh të femrave të dhunuara?

Në San Paolo të Brazilit, një grua dhunohet çdo 15 sekonda. Në Ekuador 37 për qind e minoreneve përdhunohen dhe janë viktima të mësuesve të tyre. Fenomeni nuk ka as kufij, as gjeografi dhe as etni. Gjithnjë duke iu referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, një në katër nëna ka pësuar një abuzim fizik ose seksual gjatë periudhës së shtatzënisë. Në gjysmën e këtyre rasteve të dhunës gratë janë goditur nga partnerët e tyre me shkelma barkut. Në vitin 2002, numri i vajzave nën moshën 18 vjeçe, që kanë pësuar cenime të ndryshme, i kalon 150 milionë.

Cilat janë të dhënat për Europën?

Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë të tillë, pasi numrat nuk janë asnjëherë të saktë. Në kontinentin tonë, dhuna është shkaku kryesor i vdekjes ose invaliditetit te femrave nga mosha 16 deri në 44 vjeçe. Sipas një studimi të kryer nën kujdesin e Roberta Angelilli, zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, vdesin më shumë femra nga abuzimet, sesa nga kanceri ose aksidentet rrugore. Po i njëjti burim konfirmon se çdo ditë, një në pesë gra është viktimë e dhunës dhe 95 për qind e akteve vijnë nga familjarë apo janë brenda familjes.

A ka kjo një kosto të madhe sociale?

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian shpenzojnë çdo vit 33 miliardë euro për të ndërhyrë në rastet që janë viktima të abuzimeve familjare. "Dhuna ndaj gruas dobëson në mënyrë të vazhdueshme jetën e individit, familjet si dhe komunitetin", konfirmojnë Kombet e Bashkuara. "Në këtë mënyrë zvogëlohet ndjeshëm mundësia e zhvillimit të çdo shteti".

Cilat janë pasojat?

Në gjysmën e rasteve të deklaruara, diagnostikohet një humbje e besimit dhe vetëvlerësimit. 41 për qind e viktimave raportojnë shqetësime të gjumit. Gjithashtu një në tre femra vuan nga ankthi dhe depresioni. Rreth 16,6 për qind përballet me shumë vështirësi për ndërtimin e lidhjeve. 

Është vetëm çështje seksuale apo janë edhe elementë të tjerë që ndikojnë?

Në Amerikë, një e treta e grave të vrara janë viktima të partnerëve të tyre, ndërkohë që në Afrikën e Jugut, regjistrohet çdo gjashtë orë një vrasje në shtëpi. Pa harruar këtu që 80 për qind e trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe gra, apo 60 milionë të reja, të cilat martohen shumë të vogla, pra i besohen një burri përpara se të arrijnë moshën e pjekurisë.

Si perceptohet dhuna në familje?

Në 44 për qind të rasteve viktimat pranojnë që "është diçka e gabuar, por jo një krim", gjë e cila është denoncuar vetëm në 18,2 për qind të rasteve. Për 36 për qind është "diçka që ka ndodhur".

Çfarë propozon Parlamenti Europian për të mbrojtur gratë?

Asambleja ka kërkuar masa më të forta për të luftuar plagën e vështirë të shoqërisë, dhunën, duke ftuar anëtarët e saj t‘i ndihmojë të gjitha viktimat, pavarësisht kombësisë së tyre. Apeli vlen më shumë për mbrojtjen ligjore, një aspekt ky shumë i rëndësishëm për të garantuar dinjitetin femëror. Në fund është propozuar që të gjitha rastet e konstatuara në dhunë gjinore të kalojnë në ndjekje të forta penale.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi