Si mund te ankohemi ndaj nje akti administrativ?

A e dije se kur te drejtat e tua neperkemben nga zyrtare te administrates publike, ke te drejten te ankohesh tek organi shkeles ose tek eprori brenda nje muaji nga data kur ke marre dijeni per faktin?

Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane te nje kerkese joformale e cila zakonisht merr formen e nje shkrese qe permban te dhenat e meposhtme:

Organin administrativ te cilit i drejtohet;
Gjeneralitetet, gjendjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;
Shpjegime ne lidhje me faktet rreth te cilave behet kerkesa;
Si dhe kur eshte e mundur, bazen ligjore per kete kerkese;
Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.

Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrativ dhe te veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte i detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brenda nje muaji te marre nje pergjigje te arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.
E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me ane te nje ankimi administrativ (formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e aktit administrativ, brenda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen ose mosnxjerrjen e aktit.

Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte i lidhur me veprimtari themelore shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore; masa policore; urdherimi me ligj i ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik; shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.

Ankimi administrativ duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin administrativ te nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjeter qe vleresohet si i rendesishem nga ankuesi.

Organi kompetent per te shqyrtuar ankimin administrativ eshte:

Organi qe ka nxjerre aktin administrativ te ankimuar ose qe ka refuzuar t’a nxjerre ate;
Ose organi epror i ketij te fundit.

Organi epror e transferon dosjen perkatese tek organi qe ka nxjerre/refuzuar te nxjerre aktin se bashku me udhezimet perkatese per zgjidhjen e ceshtjes.

Organi i ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e ankimit dhe sipas rastit te vendose:

Lenien ne fuqi te aktit administrativ dhe rrezimin e ankimit;
Shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ dhe pranimin e ankimit;

Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;
Detyrimin e organit administrativ kompetent per te nxjerre aktin administrativ kur eshte refuzuar nxjerrja e tij.

Gjithashtu organi kompetent mund te vendose per mospranimin e kerkeses ne rastet kur behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti administrativ eshte i vlefshem.

Cdo qytetar i trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga shfuqizimi, revokimi ose modifikim i aktit administrativ qe ankimohet, ka te drejte te njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar pretendimet e tij.

(kodi i procedurave administrative – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama