Regjistroni domainin tuaj .al

200 recetat popullore per semundjet me te shpeshta

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

200 recetat popullore per semundjet me te shpeshta
200 recetat popullore per semundjet me te shpeshta

Mustaqet e misrit ndihmojne ne kurimin e aritmise se zemres, çikorja dhe nerenxi kurojne melçine, bishtkali sheron veshkat.Keto dhe te tjera, 200 recetat popullore qe sherojne semundjet me te shpeshta ne organizmin e njeriut, do ti lexoni sot ne suplementin special per shendetin.

Per dhimbjen e kokes

1-    Perdoret 6 luge gjelle te bimores se perbere nga tre luge gjelle rrodheze (podigja e eger) dhe tre luge gjelle bar blete, hidhet ne nje liter uje, zihet 3-5 minuta; pastaj lihet ne enen e mbuluar 20-30 minuta dhe kullohet. Pihet nje godi tri here ne dite.

2-    Gjysme luge kafeje me fara te bera pluhur te sinapit te zi perzihet me nje filxhan mjalti ose me nje luge gjelle sheqer me pak kafe. Perzierja pihet njeheresh. Ky mjekim vlen edhe per migrene.

3-    Nje luge kafeje me rrenje te grimcuara te kungullit te eger hidhet ne 300 ml uje dhe zihet per 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 ore, pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihet e gjithe sasia here pas here gjate dites.

4-    Merret 15-20 gram maja lulesh e gjethesh te copetuara te grunamadhit, hidhet ne gjysme litri uthull ose raki te forte. Shishja e mbyllur mire lihet e mbuluar 10-15 dite duke e tundur here pas here gjate dites. Pastaj lengu kullohet dhe kete leng njomet nje lecke ose peshqir dhe vihet ne koke.

5-    Nje kokerr qepe shtypet bashke me nje 1-2 luge kafeje kripe. Perzierja hidhet ne nape dhe vendose ne balle.

6-    Pergatite kafe sade (pa sheqer). Ne filxhanin me kafe te porsazbrazur hidhet 10-15 pika leng limoni te fresket dhe pihet.

7-    Merren tre kokrra qepe te thata, priten nga fundi ne anen e rrenjeve 0.5-0.7 cm. Ne keto kupa te qepes hidhen ne fillim nje luge kafeje me kafe te bluar. Te semurin te shtrire i vendosim ne mes te ballit dhe nje ne te dy temthat (te majtin dhe te djathtin) dhe lidhen shtrengueshem me fasha.

8-    Merren 5 thelpinj hudhre shtypen ne havan se bashku me nje luge gjelle kripe pastaj mbulohen me gjysme gote uje te perzierja ne pjese te barabarta me uthull. Perzierja lihet e qete 24 ore pastaj vendoset ne balle si llapa e shtrire mbi nape. Hudhra mund te perdoret edhe e shtypur.

9-    Lengu i nje limoni perzihet me nje luge kafeje kafe te bluar imet. Pasi hahet kjo sasi duhet te qendroni te shtrire per pak kohe.

10-    Ferkohet koka me raki te forte rrushi ose kumbulle 2-3 here ne dite per 8 dite rresht.

11-    Disa gjedhe lakre vihen mbi stufe derisa te zbuten. Kjo mase e ngrohet mbeshtillet me beze ose nape dhe vihet ne koke. Perdoret 3 here ne dite per aq kohe sa te largohet dhimbja.

12-    Per femijet me dhimbje koke vendosen llapa ne balle nga nje patate e fresket e grire me krip. Ne kete rast kembet duhet te jene te ngrohta.

Per sklerozen

13-    Fillimisht duhet marre keshilla mbi rregjimin ditor ne pergjithesi dhe ate ushqimor ne veçanti. Dieta, qe ne fillimin e shenjave te semundjes do te jete; ushqime te fresketa si perime, qumesht, vaj vegjetal, buke gruri ose thekre, peshk, kos etj. Nuk duhet te perdoret alkooli, duhani, kafeja, sheqeri, kripe, çaj kinez, piper e barera te tjere pikante. Pihet nje filxhan dy here ne dite. Kembet e duart ne mengjes e ne darke lahen me uje te ftohte dhe çdo dite behet gjimnastike ne ajer te paster.

14-    Çdo mengjes esell merret nje luge kafeje qumesht blete (zhele ruajal). Ne mengjese dhe ne darke pihet nje godi çaj i pergatitur si vijon; 5-8 gjethe shtogu te freskat ose te thata te grumbulluara kur bima eshte ne lulezim, hidhet ne dy gota uje dhe zihet 2-3 minuta pastaj lihet te ftohet, kullohet dhe pihet. Çaj i shtogut pergatitet e pihet çdo dite per 3 jave reshte. Pastaj pihet çaj kamomili i pergatitur si zakonisht nga 2 gota ne dite per tre jave resht.

15-     Tre luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta te bimeve te mijefleteshit bishtkali hidhen ne nje liter uje dhe zihen per 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar ne qetesi per 3 minuta, pastaj kullohet. Pihet para buke nje godi tre here ne dite. Kura kryhet me intervale; 8 dite mjekimi; 8 dite pushim, 8 dite mjekim etje per 1-3 muaji rresht.

16-    Tre luge gjelle te bimores se perbere nga 4 luge gjelle mijefletesh, mana toke mali, frute e lule murrizi dhe 2 luge gjelle fara majdanozi hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar per 20-30 minuta e pastaj kullohet. Pihet nje filxhan tri here ne dite.

17-    Gjashte luge gjelle te bimores se perbere nga 50 gram lule murrizi thelpinj te qeruar e te coptuar te hurdhes, bishtkali dhe gjethe e dege te reja veshtulle, hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore pastaj kullohet. Pihet para ngrenies 2 filxhane 3 here ne dite. Kura vazhdon deri ne permiresimin e gjendjes.

18-    Nje kilogram mjalte perzihet ne nje kilogram thengjill bliri ne pranvere derisa te formohet mase e njetrajtshme. Nga kjo mase merret nje luge gjelle rrafsh dhe perzihet me nje filxhan çaj,i pergatitur me lule bliri, lule kamomili ose çaj mali. Kjo perzierje pihet tri here ne dite. Kura vazhdon derisa te mbarohet masa mjalte – thengjill. Mund te perseritet pas nje pushimi 4-6 muajsh.

19-    Gjashte luge gjelle te bimores se perbere nga 50 gram lule murrizi thelpinj te qeruar e te coptuar te hurdhes , bishtkali dhe gjethe e dege te reja veshtulle, hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore pastaj kullohet. Pihet para ngrenies 2 filxhane 3 here ne dite.

Kura vazhdon deri ne permiresimin e gjendjes. Ne semundjet e zemres

20-    Dy luge e gjysme gjelle bimores se perbere nga dy luge gjelle mustaqe mistri, gjethe meshtenke, qepe deti e thate e grimcuar dhe nj luge kafeje gjethe te thara te luletogesit hidhen ne nje liter uje dhe zihen per 2-3 minuta, Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet dhe lengu embelsohet me sheqer pihet nj filxhan dy here ne dite.

21-    Lengu i tre limoneve hidhet ne nje shishe dhe shtohet nje luge kafeje kripe e shtypur imet. Tundet derisa te shkumezoje dhe pihet nje luge gjelle çdo nj ore.

22-    Ne shishe nje litroshe hidhte gjethe e thare e grimcuar sefergjen deti sa te zere 1/3 e volumit te shishes dhe mbushet me vere te bardhe. Shishja e mbyllur lihet 24 ore ne nje vend te fresket. Pihet para buke nga nje filxhan 3 here ne dite.

23-    Tre luge gjelle te bimores se perbere nga 2 luge gjelle bar blete, levrore te thara te grimcuara portokalliavande e koper hidhen ne nje liter uje dhe lihen te zbuten per 8-12 ore pastaj zihen per 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar per 10-15 minuta pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle para gjumit. Gjate kesaj kure çdo mengjes dhe mbremje kembet e te semurit me atak te zemres vihen ne fillim per 10-15 minuta ne uje te ngrohte, ku eshte zier hime gruri pastaj vihen per 2-5 minuta ne uje te ftohte.

24-     Merren 4 luge gjelle te bimores se perbera nga 4 luge gjelle sefergjen deti dhe bar blete, dhe 2 luge gjelle trendafili, mbulohen me nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 40-50 minuta pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3 here ne dite.

25-    Ne rast ataku te forte pihet nje godi uje i sheqerosur i perzier me pak leng limoni nderkohe qe gjoksi laget me uje te ftohte.

26-    Gjashte luge gjelle te bimores se perbere nga 25 gram nenexhik bar blete dhe nga 10 gram lule kamomili koper mijefletesh murriz dhe rrenje dardhe te pastruara hidhet ne liter uje te porsavaluar dhe lihet mbyllur ne qetesi nje nate. Lengu i kulluar pihet gjate dites ne vend te ujit.

27-    Merren 4-5 luge gjelle kulumbrije hidhen ne nje liter raki rrushi e mire. Shishja e mbyllur lihet ne vend te ngrohte ne hije per 10 dite. Lengu i kulluar pihet nje filxhan 3-4 here ne dite.
28-     Merren 3 luge gjelle me fruta te thara e te grimcuara te trendafilit te eger, hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lengut te perfituar i shtohet lengu i nje limoni dhe embelsohet me sheqer dhe mjalte. Pihet nje filxhan 2-3 here ne dite.

Ne mjekimin e hipertensionit

29-    Hudhra e qeruar. Ajo duhet te merret dite e pare te mjekimit nje thelb, te dyten 2 thelpinj e keshtu duke shtuar nga nje thelb derisa sa te plotesohen 4-5 kokrra hudhra, pastaj çdo dite duhet marre nje thelb hudhre me pak. Me mbarimin e ketij mjekimi behet nje jave pushim, pastaj vazhdon kura e dyte si me siper.

30-    Merren 600 gjethe ulliri, hidhen ne 4 litra uje zihen derisa te mbeten 2 litra leng. Ena lihet e mbuluar derisa te vaket, pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihet nje gote ne mengjes esell dhe nje gote para gjumit. Ne raste te tensionit mjafte te larte pihen 3 gota ne dite. Kura vazhdon 25 dite dhe mund te perseritet pas nje pushimi 1-2 javor.

31-    Merren 0.5 kilogram gjedhet ulliri hidhen ne tre litra uje te sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 1.5 ore dhe pastaj kullohet dhe lengu embelsohet. Pihet nje filxhan 4 here ne dite.

32-    Merren 60-70 gjethe ulliri hidhen ne nje liter uje dhe zihen sa te mbese rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 2 here ne dite esell dhe para gjumit per 15-25 dite rresht.

33-    Per hipertensionin dhe rastet e damllase (hemorragjise celeblare) duhet te vendosen 10-15 shushunjeza ne qafe. Ato qendroni te ngulitura 20-30 minuta dhe shkeputen atehere kur jane te fryra me gjak.

34-    Merren lule murrizi te bera pluhur dhe perzihen me pak sheqer, pihen gjysme luge kafe 2 here ne dite.

35-    Merren 5 luge gjelle lule murrizi te copetuar hidhen ne 0.5 liter alkool 96 grade. Shishja mbyllet dhe lihet 10 dite ne vend te ngrohta ne hije duke e perzihet here pas here pastaj kullohet. Pihen 20 pika leng te perzier me pak uje 2 here ne dite. Kur pacienti nuk ka gjume pihet 40 pika para gjumit.

36-    Merren 4 luge gjelle te bimores se perbera nga pjesa te barabarta veshtulle mijefleteshi lule murrizi e lule kamomili hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet pak mjalte. Pihet i ngrohte para ngrenies nje filxhan 3 here ne dite ose disa gllenjka çdo 1-2 ore. Kura vazhdon 20 dite ne muaji per disa muaji rresht.

37-    Dy kokrra te medha hudhre ne nje liter uje dhe zihen per 10 minuta. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet pastaj kullohet dhe lengut i shtohet lengu i 3-4 limoneve. Pihet nje filxhan çdo mengjes esell.

38-    Merren 10 luge gjelle mistri hidhen ne nje liter uje dhe lihet te zbutet per 2-3 ore, pihet nga nje filxhan here pas here deri ne 6 ose 7 filxhan gjate dites.

39-    Merren 5 luge gjelle me gjetje dhe rrenje majdanozi hidhen ne nje liter uje dhe vlohen per 8-10 minuta pastaj kullohen. Pihet nje filxhan 3 here ne dite.

40-    Merren 4-5 luge murrizi hidhen ne nje liter uje dhe lihen mbi stufe te ngrohen, por pa u vluar per 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet lengu dhe i hidhet lengu i gjysme kokrre limoni. Pihet nje filxhan ne darke para gjumit.

41- Nje limon pasi i hiqen berthamat dhe nje kokerr e madhe qepe grihen ne makine mishi. Kesaj perzierje i shtohet sheqer sa pasha e limonit dhe e qepes. Kavanozi i mbyllur lihet qe qetesi nje nate. Hahet nje luge kafeje çdo mengjes esell.

42- Nje limon pasi i hiqen berthamat, grihet dhe perzihet me 10 gram maja buke ose maja birre, lihet ne gote per 1-2 ore dhe hahet e gjithe perzierja ne mengjes. Kura zgjat 1-2 vjet.

43- Per 2-3 dite rresht hahet vetem oriz pa kripe qe zihet derisa behet si qull. Keto dite nuk duhet te konsumohet asnje ushqim tjeter.

44- Merren gjysme kilograme limona, grihen ne makine mishi dhe perzihen me gjysme kilograme sheqer dhe lihen ne kavanoz, duke e perzier 1 ose 2 here ne dite per 10 dite ne pasdite. Hahet esell nje luge gjelle çdo dite.

45- Merren 100 grame bishtaja te thata, groshe e re ose 100 grame fije anesore te bishtajes se groshes se fresket hidhen ne 1,5 liter uje dhe zihen derisa te mbese gjysma e volumit. Ena lihet e mbuluar derisa te ftohet, pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle 8-10 here gjate dites per 21 dite rresht. Pastaj mjekimi vazhdon me lengun e pergatitur si me siper, por me 60 grame bishtaja groshe per 3 jave resht dhe mjekimi i trete per 3 jave te tjera vazhdon me lengun e pergatitur me 20 grame bishtaja groshe si me siper, d.m.th sasia e bishtajes hidhet ne 1.5 liter uje, zihen sa te mbese 0,75 liter, kullohet dhe pihet njelloj.

46- Pese luge gjelle gjethe thata te coptuara hidhen ne nje liter uje te ftohte. Ena lihet mbuluar nje nate duke e perzier 2-3 here pastaj kullohet. Pihet gjysme gote ne mengjes dhe ne darke.

Ne mjekimin e hipertensionit

47- Pese luge gjelle te bimores se perbere nga 4 luge gjelle mana toke pulli, 5 luge gjelle bar blete dhe 2 luge gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan tri here ne dite.

48- Pese luge gjelle te bimores se perbere nga 4 luge gjelle bar ethesh, nje luge gjelle lule mellage dhe 3 luge gjelle nenexhik e lule shtermeni hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar per 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak leng limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 4 here ne dite.

49- Tre luge gjelle me gjetje e lule thundermishke hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe embelsohet me mjalte ose sheqer. Pihet nje gote e madhe ose 300 mililitra para drekes ose darkes.

50- 250 mililitra qumesht i zier perzihet me nje veze te rrahur dhe me nje luge gjelle mjalte. Pihet i ngrohte çdo mengjes dhe çdo mbremje

51- Duhen 250 grame tershere e ciln zihet ne nje liter uje derisa kokrrat te shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lengu i nje limoni. Pihet pa u embelsuar nje filxhan tri here ne dite.

52. Gjate anemise çdo mengjes esell hahet 1 ose 2 molle te perziera me dy luge gjelle mjalte nje e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak. Gjate dites hahet melçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu, mish rose, groshe, bizele, karota, speca, sallata bari, qumesht i plote, djathe, me gjalpe, hirre qumeshti, shume fruta, leng frutash, çaj nje gote birre dhe vere gjate ngrenies.

Ne semundjet e stomakut

53- Merren 3-4 luge gjelle te bimores se perbere nga nje luge kafeja bime pelini e thate, 3 luge gjelle mijefleteshi i thate, 2 luge gjelle lule balsam dhe nje luge gjelle nenexhik, hidhen ne nje liter uje dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lengut i shtohen 3-4 luge gjelle mjalte dhe lengu i 1-2 limoneve. Pihet zakonisht i vaket gjysme ore para ngrenies nga nje filxhan 2-3 here ne dite. Kura vazhdon 4-6 muaj.

54- 3-5 luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta lekurash portokalli te thata te grimcuara, mijefletesh dhe lule kamomili hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet para ngrenies dy filxhane 3 here ne dite.

55- Nga qepa e grire ne makine mishi grumbullohet 100 gram leng, i cili perzihet me 200 mililitra raki rrushi. Pihen 15 pika te hedhura ne nje luge me mjalte 3 here ne dite per 2 muaj rresht.

56- Pergatitet perzierja; nje luge gjelle bime pelini e thate, 3 luge gjelle gjethe nenexhiku, 6 luge gjelle mijefleteshi dhe 3 luge gjelle lule me bisqe te lulebasamt. Perzierja shtypet ne havan dhe pluhuri sitet. Nga kjo bimore 5 luge gjelle hidhen ne tenxhere me uje te porsavaluar qe lihet e mbuluar 15 minuta. Pastaj kullohet me nape dhe embelsohet me 4-5 luge mjalte dhe i hidhet lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 3 here ne dites.

57- Birnori i perbere nga 2 luge gjelle gjethe dafine te grimcuara dhe 4 luge gjelle lekura portokalli te thata e te grimcuara hidhet ne nje liter uje dhe zihet 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta, pastaj kullohet dhe lengut i hidhet 5-6 luge mjalte. Pihet pas ngrenies nje filxhan tri here ne dite. Ky mjekim eshte i vlefshem ne urth

58- Dy grushte tershere e grimcuar e perzier me 1 dy luge gjelle mjalte hidhet ne 1,5 liter uje dhe zihet 40 minuta. Ena lihet e mbuluar sa te vaket, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan disa here ne dite.

59- Gjate muaji qershor merret permbajtja e thelbit te arrave, qe eshte akoma i bardhe si qumesht i 30 kokrrave arra, grimcohet dhe hidhet ne shishe qelqi nje litroshe qe mbushet me raki rrushi ose kumbulle. Shishja lihet ne diell 20-30 dite pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle ne dhimbjet e padurueshme te barkut me ngerçe.

60- Pese luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta rrenje kallami, lule kamomili, lule bar ethesh dhe gjethe sefergjen deri hidhen ne 1 -1,5 liter uje te porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 minuta pastaj kullohet. Lengut i shtohen 4-5 luge mjalte dhe lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 3 here ne dite ne dhimbje stomaku.

61- Duhen 3-4 luge gjelle 16 bimores se grimcuar te barit te bletes te cilat hidhen ne nje liter uje te porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 10-20 minuta duke e tundur here pas here. Pastaj kullohet dhe embelsohet. Pihen 2-3 gota ne dite.

62- Merren 3-4 luge gjelle nenexhik hidhet ne nje liter uje te porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 5-10 minuta pastaj kullohet. Pihet nje gote 5-6 here ne dite.

63- Nje luge çaji nenexhik i copetuar vendoset
mbi nje cope leukoplasti dhe ngjitet mbi kerthiza ku mbahet disa ore derisa te ike dhimbja e barkut

64- Merren 10 gram spec djeges i thate e i grimcuar hidhet ne 100 mililitra alkool 60 grade. Ena lihet e mbyllur nje jave duke e tundur here pas here, pastaj kullohet. Pihet 20-30 pika 2-3 here ne dite, ne raste te (çrregullimit te brejtjes se ushqimit dhe anoreksi.
Ne kolit

65- 10 gr propolis i grimcuar hidhet ne 50 ml alkool 96 grade. Shishja e mbyllur lihet ne vend te ngrohte ne hije nje jave, duke e tundur here pas here, pastaj kullohet. Pihet 10 pika 3 here ne dite pas ngrenies derisa te mbarohet lengu.

66- 50 gr bar majaselli i grimcuar hidhet ne nje liter uje dhe zihet 1.5 ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3 here ne dite

67- Nje kilogram presh i njome se bashku me bishta te lara pritet ne copa dhe grihet ne makine mishi. Pasi perzihet mire kullohet dhe lengu ruhet ne kavanoz qelqi ne vend te fresket ose ne frigorifer. Pihet nje luge gjelle ne mengjes esell per 15-30 dite rresht.

68- 5 luge çaji bar majaselli hidhen ne nje liter uje dhe lihet te zbutet 1 ore, pastaj zihet 2-3 min. Ena lihet ne qetesi e mbuluar per rreth nje ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan tre here ne dite.

69- 3-4 luge gjelle lulebasani hidhen ne nje liter uje dhe zihet 4-5 min. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan para ngrenies 2-3 here ne dite.

Ne kapsllek

70-50 gr fiq te thate hidhen ne 500 ml uje ne darke dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar nje nate. Gjithe permbajtja hahet pa u kulluar.

71-2-3 thela bostani te pjekur, gati si qull, hahen ne mengjes esell.

72-6 kokrra fiku te njoma ose te thata dhe 6 kokrra kumbulle te thata te grira hidhen ne darke ne 1.5-2 gota uje te ftohte dhe lihen gjithe naten ne nje vend te ngrohte. E gjithe sasia hahet ne mengjes esell.

73-100 gr kumbulla te thata, 50 gr fiq te thate dhe 10 gr gjethe sene grimcohen ne havan derisa formohet nje mase e njetrajtshme Hahet nga nje luge kafeje e mbushur plot nje ne mengjes e nje n darke.

74-Perzihet nga nje gjysme luge gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo perzierje hidhte ne 600 ml uje dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar ne qetesi 15-20 min, pastaj kullohet dhe embelsohet me sheqer ose perdoret ashtu siç eshte nga nje filxhan ne mengjes esell dhe nje filxhan ne darke para ngrenies.

Ne astmen

75- Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli ne pjese te barabarta grihen imet dhe pihen si cigare deri ne 4-5 here gjate dites.

76- 2 luge fara lajthate hidhen ne 1-1.5 gota uje te porsavaluar dhe lihen te mbuluar nje ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3-4 here ne dite.

77- Gjethe tatulle te grumbulluara para lulezimit te bimes, te thara ne hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare ne dite.

78- Thelpinj te nje kokrre hudhre vihen ne palen e napes dhe shtrydhen duke mbledhur lengun e hudhres ne nje filxhan. Hidhen deri ne 5 pika hudhre mbi sheqer ne nje luge kafeje dhe hahen çdo mengjes esell.

79- Nje dore hisell e thate dhe nga 2 luge gjelle lulebasani e nenexhik hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar per 20 minuta dhe kullohet. Pihet nje luge gjelle tre here ne dite.

80- 6 luge gjelle te bimores se perbere nga 50-60 gram lule mellage, gjethe mijefleteshi, gjethe thunderrnushke e lule blete hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore, pastaj kullohet. Pihet para ngrenies nje filxhan tre here ne dite.

81- 0.5 kilogram thelpinj hudhre te qeruara shtypen ne havan dha hidhen ne nje ene porcelani. Ne nje ene tjeter perzihet 0.5 kilogram sheqer me lengun e dy limoneve. Te dy perberesit, pra hudhra e shtypur dhe sheqeri me lengun e limonit, perzihen ne ene porcelani.

Ne pezmatimin e veshkave

82- Duhen 4-5 luge kafeje bishtkali te grimcuara hidhen ne nje liter uje te porsavaluar zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa te vaket, pastaj kullohet. Pihet gjate dites ne vend te ujit e gjithe sasia. Kura vazhdon 21 dite.

83- Nje dore e plote me kallinj delli te grumbulluara ne lulezim dhe te thara ne hije, hidhen ne 3 litra uje te ftohte dhe zihet sa te mbetet deri ne 2 litra leng. Ena lihet e mbuluar derisa te ftohet dhe kullohet me nape. Po keshtu ne tenxhere tjeter merret nje dore e mbushur me bime te plote, domethene rrenja dhe pjesa mbitokesore (e pungaces hidhet ne 3 litra uje te ftohte dhe zihet derisa te mbetet deri ne 2 litra leng. Ena lihet e mbuluar ne qetesi derisa te ftohet, pastaj kullohet. Mjekuesi popullor Din Bicoku per pergatitjen e lengut per mjekim, qe perbehet nga perzierja e dy lengjeve te mesiperme, e perdor mbi bazen e fletes se analizave se urines dhe kryesisht numrit te leukociteve dhe te nivelit te alburnines. Kur ka infeksion te rende ne perzierjen e lengjeve hidhet 3 ose 4 pjese leng gjethe delli dite nje pjese leng te pungaçes. Kur ka infeksion te paket vetem ose te shoqeruar me çrregullime te urinimit dhe per mjekimin e gureve te veshkave dhe te ashtit ne shishet e lengut per mjekim hidhet 2-4 pjese leng te bimes se pungaçes dhe nje pjese leng gjethe delli. Lengu i pergatitur ne keto semundje per te rriturit pihet nga nje gote (150 mililitra) para ose pas ngrenies 3 here ne dite. Per te vegjlit nga nje filxhan (50 mililitra) para ose pas ngrenies tre here ne dite. Kura zgjat 5-7 dite ose derisa te mbarohen 2-3 litra leng. Ne rast nevoje mund te perdoret deri ne sherim.

84- Perzihen ne pjese ose pesha te barabarta mustaqe misri, bishta qershie dhe gjethe meshtekne, 3-4 luge gjelle nga kjo perzierje hidhen ne nje liter uje dhe zihen 1 min. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Lengut i hidhet nje maje luge sode buke, perzihet dhe lihet ne qetesi 15 minuta, pastaj embelsohet me mjalte. Pihet para ngrenies 2 filxhane 3 here ne dite per 3-9 jave rresht.

85-3 luge gjelle gjethe te gjethe dellit hidhen ne nje liter uje dhe zihen per 3 minuta. Pasi ftohet hidhet ne shishe qelqi. Pihet nje gote 3 here ne dite.

86- 35 fije zhuge te grumbulluara ne porsa lulezim hidhen ne 2 litra uje dhe zihen derisa te ngelet gjysma e sasise. Ena lihet e mbuluar sa (e ftohet, pastaj kullohet. Pihet gjate dites ne vend te ujit ose me sakte si mjekim pihen 3-5 gota gjate dites. Kura vazhdon 21 dite. Ky mjekim vlen per infeksion te veshkave, per nxjerrjen e gureve te veshkave, per albuminuri e azotemi.

87- Nje kg rrenje te pastruara, te thara e te therrmuara te kulmuthit hidhen ne 5 litra uje dhe zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet ne vend te ujit ose 3-5 gota uji gjate dites per 21 dite rresht.

88- Perzihen ne pjese te barabarta rrenje, gjethe e lule te cikores dhe tre luge gjelle nga ky bimor hidhen ne nje liter uje dhe zihen 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet lengu, pastaj kullohet. Pihet 2 filxhane 3 here ne dite ose nje luge gjelle disa here ne dite.

89- 10 luge gjelle kashte e tersheres se grire imet hidhet ne nje liter uje dhe zihet 3 min. Ena mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Pihet filxhan disa here gjate dites.

90- Nje kilogram berthama bostani (pjepri) hidhet ne 5 litra uje dhe zihet derisa lengu te arrije ne 3 litra, domethene pak me teper sesa gjysma e vellimit fillestar. Ena lihet e mbuluar sa te vaket, pastaj kullohet dhe hidhet ne shishe. Pihet nje filxhan 3 here ne dite per 2-3 muaj rresht.

91- 3 luge gjelle te bimores se perbere nga pjese te barabarta bime te qeses se bariut dhe mustaqe misri hidhen ne nje liter uje te porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar 2 ore. Kullohet dhe lengu hidhet ne shishe qelqi. Pihet gjate dites ne vend te ujit gjysma ose e gjithe sasia.

92-Pergatiten veç e veç 5 lengje te ndryshme si vijon: 1 - Nje dore majdanoz hidhet ne 6-7 gota uje dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet.

2-    Nje dore me kallinj gjethe delli hidhet ne 6 gota uje
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
3-    Nje dore fierguri te grimcuar hidhet ne 6 gota uje
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
4-    Nje dore gjethe fiku te eger me 2 kokrra molle te
perziera bashke te grimcuara hidhen ne 6 gota uje
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
5-    50 kokrra fara gjembaçi hidhen ne 1-1.5 litra uje
dhe zihen derisa te mbetet gjysma e sasise. Ena lihet
e mbuluar 2 ore pastaj kullohet. Nga te pese lengjet
perzihen sasi te barabarta dhe pihet 2-3 gota ne dite.

93- Disa plendesa pule te pastruara me uje te ngrohte iu hiqet cipa mukoze, qe thahet dhe behet pluhur i cili hidhet ne kapsula. Pihet nje kapsule tri here ne dite derisa te dalin guret.

94- 2 luge gjelle te bimorit te perbere nga pjese te barabarta bishta qershie, gjethe delli, mustaqe misri e bishtkali hidhen ne nje liter uje dhe zihen 15 minuta. Ena lihet mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. Pihet nje gote 2-3 here ne dite

95- Gjysme filxhani me leng limoni perzihet me gjysme filxhani vaj misri çdo mengjes dhe pihen esell perdite deri ne sherim.

96- Nje kilogram vaj ulliri pa aciditet, nje kilogram raki rrushi 18 grade dhe nje kilogram mjalte perzihen sa te formohet nja mase e njetrajtshme. Hahet ne mengjes esell 2-3 luge gjelle derisa te dalin te gjithe guret e rera.

Ne gure dhe rere ne fshikezen e urines dhe ureteren

97- 2 luge gjelle berthama qershie te eger te therrmuara ne havan hidhen ne 100 mililitra alkool 96 grade. Shishja mbyllet mire dhe lihet ne vend te ngrohte ne hije, duke u tundur 2-3 here ne dite, per 10 dite rresht. Pastaj kullohet dhe lengu embelsohet. Pihet 6-10 pika, perzier me pak uje, 3 here ne dite.

98- 5 luge gjelle fara bostani te shtypura ne havan hidhen ne nje liter uje dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa te ftohet pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 4 here ne dite per 3-4 jave rresht.

99- Dy duar me fara liri hidhen ne nje liter uje te porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar per 2 ore, pastaj kullohet. Pihet çdo 2 ore nga 100 mililitra per 5 here gjate dites. çdo 2 dite pergatiti leng i ri.

Ne guret e temthit

100- Pihet vaj ulliri nje luge gjelle 3 here ne dite.

101- Çdo mengjes esell merret nje maje luge pluhur bime pelini e tretur ne çaj, qumesht ose supe. Mjekim vazhdon 20 dite, pastaj behet 10 dite pushim. Kjo kure perseritet edhe 2-3 here te tjera.

102- 30 grame gjethe delli leshtor te njoma ose te thate; copetohen dhe hidhen ne 1.5 litra uje te porsavluar. Ena lihet e mbuluar ne qetesi 30 minuta, pastaj kullohet. Lengut i shtohet 5 luge gjelle mjalte dhe lengu i 5 limoneve. Pihet nje filxhan para ngrenies 3 here ne dite. Kura zgjat rreth nje vit.

103- 4 luge gjelle bishtkali hidhen ne nje liter uje, lihet te zbutet nje ore, pastaj zihen 3 minuta. Lengu i vaket kullohet dhe hidhet ne shishe qelqi. Pihet nje filxhan 4 here ne dite.

104- Gjysme litre vere e embel perzihet me 60 grame vaj ulliri dhe zihet 5 minuta. Lihet te ftohet dhe pihet çdo mengjes nje gote per 5 dite rresht, kur mbarohet lengu. Pas pirjes i semuri shtrihet gjysme ore ne anen e majte dhe po aq kohe ne anen e djathte.

105- 2 luge gjelle hisell i njome i grimcuar hidhe ne 0.5 liter qumesht dhe vihet ne zjarr deri ne vlim. Kur lengu vake kullohet dhe hidhet ne shishe qelqi. Pihet nje filxhan tri here ne dite.

Per mjekimin e reumatizmit

113- 300-400 grame fruta kilikaze fergohen ne vaj ulliri derisa te marre formen e nje llape me te cilen kur eshte akoma e vaket, mbeshtillet zona e dhimbshme. Ky proces behet 3-4 here ne ore.

114- Nje ose dy grushte me frula de'llinje te kuqe shtypen derisa te behet llape, e cila vendoset ne vendin qe ka dhembje dhe lihet disa ore.

115- Nje cope rrenje arre 10-15 centimetra e gjate e porsa nxjerre nga toka, pastrohet dhe pritet ne gikla, hidhet ne nje shishe qe mbushet me nje liter vaj ulliri. Shishja mbyllet dhe mbulohet me balte. Kjo pergatitje behet ne vjeshte dhe shishja hapet ne pranvere. Kullohet dhe lengu perdoret per ferkimin e vendeve te dhimbshme.

116- Qe ne kohe te lashta populli i Elbasanit ka shfrytezuar ujerat termale te Llixhave. Zakonisht behet 1-2 banja ne dite ne ujin e llixhave per 5-15 minuta ne 15-39 dite rresht nje ose dy here ne vit.

Ne mjekimin e semundjeve te melçise

136- 100-180 kokrra karafili hidhen ne nje liter uje dhe zihen sa te mbetet gjysme liter leng. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet dhe kullohet. Pihet nje filxhan gjysme ore para gjumit.

137- Tri ore para gjumit nuk duhet te konsumohet asnje lloj ushqimi. Ne darke eshte mire te hahet kos lope i fresket, molle. Mengjesi te hahet i bollshem.

138- Dhoma ku fle te jete e madhe, e erresuar, pa ngrohje dhe me dritare te çelura.

139- Para gjumit lahen duart e kembet me uje te ftohte. Mund te lahet gjithe trupi me uje te ftohte ose pak te vaket brenda se cilit te hidhet pak uthull.

140- Nje luge gjelle koper e grimcuar hidhet ne 200 mililitra uje te porsavaluar dhe pihet e ngrohte para gjumit.

141- Dy luge gjelle fara kopre te copetuara hidhen ne 500 mililitra uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 2-3 here ne dite.

142-Merren 3-4 luge gjelle maja te lulezuara

143- Merren 12-14 luge gjelle dege te lulezuara te rozmarines, hidhet ne nje liter uje i porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3 here ne dite per 1-2 muaj rresht.

144- Merren 6-7 luge maja te lulezuara te njoma ose te thata te barit te zemres, hidhen ne nje liter uje dhe zihen per 5-6 minuta. Ena lihet e mbuluar per 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle 4-5 here ne dite.

145- Merren 3-4 luge gjelle bime ne lulezim e sefergjenit (borzilok, Ocimum basilicum) hidhet ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar ne qetesi per 20-30 minuta pastaj kullohet dhe pihet nje gote para gjumit.

146- Nen jastekun e te semurit me pagjumesi çdo nate eshte mire te vendosen bime sefergjeni.

147- Merren 6 luge gjelle lule kamomili, 300 mililiter uje dhe zihen nje minute. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan dy here ne dite.

148- Gjethe te veshtulles te pluhurosura perdoren duke marre çdo tri ore nje maje thike te shoqeruar me qumesht ose ushqim.

149- Merren 3-4 luge gjelle maja te lulezuara e gjethe pelini te grimcuara hidhen ne nje liter uje dhe zihen 5-10 minuta, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 2-3 here ne dite.

150- Pese luge gjelle 16 bimores se perbere nga 4 luge gjelle mana toke pylli, 5 luge gjelle bar blete dhe 2 luge gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lengu i nje limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan tri here ne dite.

151- Pese luge gjelle te bimores se perbere nga 4 luge gjelle bar ethesh, nje luge gjelle lule mellage dhe 3 luge gjelle nenexhik e lule shtermeni hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar per 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak leng limoni. Pihet para ngrenies nje filxhan 4 here ne dite.

152- Tre luge gjelle me gjethe e lule thundenishke hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe embelsohet me mjalte ose sheqer. Pihet nje gote e madhe ose 300 mililitra para drekes ose darkes.

153- 250 mililitra qumesht i ziere perzihet me nje veze te rrahur dhe me nje luge gjelle mjalte. Pihet i ngrohte çdo mengjes dhe çdo mbremje.

154- Duhen 250 grame tershere e cila zihet ne nje liter uje derisa kokrrat te shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lengut i nje limon. Pihet pa u embelsuar nje filxhan tri here ne dite.

155- Gjate anemise çdo mengjes esell hahet 1 ose 2 molle te perziera me dy luge gjelle mjalte, nje e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak Gjate dites hahet melçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu (thelleze, pellumb i eger, lepur etj), mish rose, groshe, bizele, karota, speca, sallate bari, qumesht i plote, djathe me gjalpe, hirre qumeshti. shume fruta, leng frutash.

157- 300 gr levore shege te thara te grimcuara hidhe ne nje liter uje dhe zihen sa te mbetet gjysma e lenget. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan dy here ne dite.

158- 13-15 luge gjelle lule terfili te thara hidhen ne nje liter uje te porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 min, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 1-2 here ne dite.

159- 10-20 gr gjethe ftoi te thara e te grimcuara hidhen nje liter uje dhe zihet per 5 min. Ena lihet e mbuluar 2C-30 min. pastaj kullohet. Pihet nje gote 2-3 here ne dite.

160- 100-300 gr. gjthe te njoma luleshtrydheje ose 20 gjethe te thara hidhen ne nje liter uje te porsa valuar ! lihet e mbuluar per 15 min pasta] kullohet. Pihet nje luge gjelle çdo ore.

161 -30 gr frute selvije te copetuara hidhen ne nje liter uje te porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar per 15 min, pastaj kullohet. Pihet nje luge gjelle ne çdo 2-3 ore".

162- 10 gr maja te njoma bisqesh manaferre hidhen ne 500 ml uje dhe zihen 15-20 min. Ena lihet e mbuluar per 10-15 min, pastaj kullohet. Pihet nje luge kafeje 5-6 here ne diete. Ky mjekim vlen per femijet e vegjel me barkun e veres.

163- Pergatitet llape orizi, e cila hahet gjate dites.

164- 10-15 gr lekure dushku e thate ose e njome lihet 2-3 ore ne nje liter uje te ftohte, pastaj kullohet dhe hidhet ne nje shishe. Pihet nje filxhan 2-3 here ne dite.

165- Nje dore fruta te njoma ose te thara te drizes. hidhen ne 2 litra uje te porsa valuar. Ena e mbuluar lihet ne qetesi 30-40 min, pastaj kullohet dhe embelsohet me pak sheqer. Pihet nje gote disa here ne dite. Ky mjekim perdoret edhe per lehtesimin e mjekimin e hemorroideve.

166- Nje filxhan me fruta thane hidhen ne nje liter uje te porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar ne qetesi per 30 min dhe pastaj kullohet e embelsohet me pak sheqer. Pihet nga nje gote disa here gjate dites.

167- Merret afersisht 1/5 e levores se nje shege, copezohet dhe perzihet me rigon te bere pluhur sa kapin tre gislitat. Kjo perzierje hidhet ne nje xhezve, mbulohet me dy filxhane uje dhe zihet 5-6 min. Pastaj lihet sa te vaket, kullohet dhe pihet pak e ngrohte e gjithe sasia. Ky leng perdoret edhe per dhimbjet barkut

168-Perzihen nga dy luge gjelle elb, tershere dhe oriz, te cilat bluhen ne mulli kafeje ose shtypen ne havan dhe pluhuri hidhet ne nje liter uje, qe zihet per 30 min Ena lihet e mbuluar ne qetesi per 15-20 min, pastaj kullohet, embelsohet me pak sheqer dhe i hidhet lengu i nje limoni. Lengu i ndare ne tresh pihet 3 here ne dite para ngrenies.

169- Ne nje gote copetohen disa kokrra geshtenje te eger me gjithe lekure dhe mbulohen me raki rrushi. Lihet ne qetesi 10-12 ore dhe pasi kullohet pihet gjate dites.

170- Perzihet gjysme luge kafeje limontoz dhe gjysme luge kafeje kafe e bluar. Hahet e gjithe sasia qe ne shenjat e para te diarrese.

171- Nje luge gjelle niseshte hidhet ne nje gote me raki rrushi. Pasi perzihet pihet here pas here gjate dites ashtu siç eshte. Ky mjekim vazhdon deri ne ndalimin e barkut.

172- 8-10 fara te thata shtogu hahen pas buke qe ne fillim te diarrese.

173- Pergatitet nje filxhan kafe sade dhe pasi i shtohet lengu i rreth gjysme kokrre limoni pihet menjehere.

174- 5-6 luge gjelle gjethe dafine te thara e te grimcuara dhe 5-6 luge gjelle levore portokalli hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10 min pastaj kullohet. Pihet nje gote 2-3 here ne dite.

175- Duhen 200 gr sheqer skuqen ne tave pastaj hidhet nje liter uje, 6 luge gjelle mjalte dhe 2 kokrra qepe te grire imet. Kjo perzierje zihet derisa te pergjysmohet masa. Ena lihet e mbuluar derisa te vaket lengu, pastaj kullohet dhe hidhet ne ene qelqi. Pihet pas ngrenies 1-2 luge gjelle 3 here ne dite.

176- 4 luge gjelle te bimores se perbere nga nje luge gjelle mellage te bute nga 2 luge gjelle gjethe thundermushke e bime zhumbrice hidhen ne nje liter uje dhe zihen 1-2 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min pastaj kullohet dhe lengu embelsohet me 1-2 luge gjelle mjalte dhe u shtihet lengu i nje gjysme kokrre limoni. Pihet i vaket para ngrenies nje filxhan tri here ne dite.

177- 20 luge gjelle te bimores se perbere nga 5 luge gjelle gjethe te njoma ose te thara gorrice, gjethe delli e kalrnuthi dhe nga 15 luge gjelle hisell hidhen ne 3 litra uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar derisa te vaket, pastaj kullohet dhe embelsohet me sheqer. pihet nje filxhan 6 here ne dite derisa te mbarohet.

178- 3-4 luge kafeje gjethe rrushariu hidhen ne nje liter uje dhe zihen 5 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa te vaket, pastaj kullohet. Pihet me gllenjka gjate dites deri 300 mililitra ne dite per 3 jave rresht.

179- 24 luge gjelle mijefletesh hidhen ne tre litra vere dhe zihen 5 minuta. Era lihet ne qetesi 30 minuta. pastaj kullohet. Pihet nje filxhan tre here ne dite per 3 jave rresht.

180- Ne nje liter alkool 60 per qind ose ne raki rrushi te forte 40 per qind hidhet 100 gram lule kafendule. Shishja e mbyllur lihet 10 dite ne vend te ngrohte, ne hije pastaj kullohet. Pihet 60 pika leng i perzier me 200 mililitra uje pak nga pak gjate dites. Ky leng perdoret edhe per te lare plagen e gjirit. Gjate kesaj kure hahet cdo dite 200-300 grame karota te fresketa.

181- Pas pastrimit te plages nga mbeturina te gjakut i indeve te nekrotizuara behet dezinfektimi me raki te forte rrushi dhe pas 5 minutave lyhet me pornaden e pergatitur si vijon: perzihen dy filxhane gjalpe te fresket ose dylle blete i porsashkrire me nje filxhan lekure te dyte te shtogut te grimcuar dhe lihet ne zjarr derisa perzierja te marre ngjyre kafeje te hapet. Ena largohet nga zjarri perzierja siç eshte e ngrohte kullohet ne nape te paster. Ne kullese hidhen 5 te kuqe vezesh dhe nje luge gjelle rreshire pishe dhe perzihen me luge druri derisa te formohet nje pomade e njetrajtshme. Me kete pomade lyhet plaga 2 here ne dite per 5 dite rresht ose deri kur sherimi merr per mbare.

182- 4 gjethe delli zbuten me uje te porsavaluar, lihet ne ene sa te ftohen dhe vendosen mbi plage ne forme llape. Ky mjekim behet pasi me pare eshte dezinfektuar plaga me raki rrushi te forte ose me uthull te forte.

183- 30 thelpinj hudhre shtypen ne havan dhe perzihet me gjalpe dhe vaj ulliri derisa te pergatitet nje mase pomade Lyhet plaga 2 here ne dite deri ne sherim.

184~ Dhjame ariu i konservuar ose i fresket pritet ne copa dhe vendoset mbi plage, pastaj fashohet shtrengueshem, per çdo dite deri ne sherim.

185- Nje grusht gelqere e pashuar mbulohet me uje, perzihet dhe lihet 24 ore te precipitoje. Uji i gelqeres hidhet ne kavanoz dhe shtohet pak nga pak vaj ulliri duke e perzier derisa te formohet nje mase pomade e holle. Me pomaden lyhet plaga disa here ne dite deri ne serim.

186- Nje sasi rnyshk druri i gjelber e i fresket pasi lahet vendoset mbi plage dhe fashohet. Ky mjekim behet nje here nee dy dite.

187- Nje grusht gjethe mellage dhe nje grusht gjethe shtogu hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2 minuta. Ena lihet e mbuluar sa te ftohet, pastaj kullohet. Me lengun shpelahet plaga 3 here ne dite, ndersa gjethet e qullura si llape vihen çdo here mbi plage.

188- Plaget e vjetra dhe te qelbezuara ne fillim pastrohen me nje leng te pergatitur gjysme per gjysme me raki rrushi dhe me uje gjethe frashri, i pergatitur si vijon: 10 grame gjethe e grimcuar hidhet ne 200 mililitra uje te porsavaluar, pastaj ena lihet e mbuluar per 20 minuta, pastaj kullohet. Ose gjysme per gjysme raki rrushi me leng vidhi : 150 gram lekura vidhi tegrimcuara hidhen ne 500 mililitra uje dhe zihen per 50 minuta, pastaj ena lihet e mbuluar dhe kullohet. Ky leng pergatitet çdo 10 dite. Pas pastrimit te plages me nje nga lengjet e mesiperme lyhet me pomaden si vijon: 100 grame vaj ulliri zihet se bashku ne 50 grame dylle blete. Kur perzierja vaket i hidhet lengu i dale nga shtrydhja e 20 gjetheve te njoma e te fresketa te barit te trashe. Perzihet derisa te formohet nje mase e njetrajtshme, me te cilen lyhet plaga tre here ne dite. Gjate çdo nderrimi per te pastruar dhe per te nxitur mbylljen e plages anet e saj shpelahen me lengun e pergatitur si vijon-. 200 mililitra vere e perzier me shap ne sasine sa nje kokerr lajthi zihen per 2 minuta. ky leng perdoret pasi ftohet.

189- Nga 250 grarne levozhga te frutit te arres dhe 250 grame gjethe te arres hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2 ore. Ena lihet e mbuluar sa te vaket lengu dhe kullohet me nape te paster. Ky leng • perdoret per larjen e plages. Pas larjes plaga lyhet me pomaden e pergatitur si vijon: nje filxhan me pluhur shume te imet te gjetheve dhe te levozhgave te arres ne pjese te barabarta perzihet me nje maje thike gur kali, duke formuar nje pluhur sa me te imet. Ky pluhur perzihet me rrafsh dy grushta dhjame dashi te shkrire dhe me nje filxhan vaj ulliri. Kjo mase perzihet derisa te formohet nje pomade e njetrajtshme. Pomada perdoret 1-2 here ne dite deri ne sherim per plaget, ekzemat, urthin dhe semundje te tjera te lekures.

190- Per mjekimin e plageve te plumbit perdoret; ne lave hidhen 2-3 filxhane dylle blete ose gjalpe ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet nje nga keta hidhet ne tave 1 -1,5 filxhan pluhur

191- Per mjekimin e plageve te plumbit perdoret: ne tave hidhen 2-3 filxhane dylle blete ose gjalpe ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet nje keto hidhet ne tave 1 -1.5 filxhan pluhur nga cipa e dyte e shtogut dhe perzihet derisa te formohet nje mase e njetrajtshme. Me kete perzierje njomen fitilat qe futen ne plage nje ose dy here ne dite. Futja e fitilave behet pas pastrimit te plages me raki te forte.

192- Per pastrimin e nje plage te çjerre nga mjete te mprehta pas ndalimit te gjakut dhe dezinfektirnit mbi nje pete dylli blete shtrohet nje shtrese dhjami dhe nje shtrese me brume buke gruri, kjo vendoset mbi plage dhe lidhet me fasho (rripa pelhure), duke e nderruar dy here ne dite. Ne plage te Iehta mjafton vendosja vetem e petes se dyllit.

193- Duhen 2 te kuqe vezesh, nje filxhan vaj ulliri, 2 luge kafeje niseshte dhe 2 luge kafeje sheqer i pluhurosur i imet perzihen sa te formohet mase e njetrajtshme. Lyhet plaga 2 here ne dite.

194- Plaga mbulohet me gjysme kokrre boshatisur nga iaral dhe ne vend t e tyre me sheqer. Mjekimi behet 2 here ne dite.

195- Duhen 2 kokrra qepe te grira ime me 100 gram sapun te bardhe, 100 gr miell gruri dhe 200 gram vaj ulliri per 15-20 minuta derisa te formohet mase e njetrajtshme. Lyhet plaga dy here duke e pastruar ne fillim çdo here me uje leng vidhi.

196- Merren 50 gram propolis te grire 500 mililitra raki mishi te forte derisa masa e njetrajtshme. Lyhet plaga dy here duke e pastruar ne fillin çdo here me leng vidhi.

197- Merren 100 gram maja te lulezuara te thata e te grimcuara perzihen dhe zihen 40-45 minuta. Ena lihet e mbuluar dhe kjo mase ne sasine qe duhet vihet ne enen qe me pare eshte lyer me vaj vegjetal dhe mbeshtillet me nape. Plaga nderrohet deri ne sherim.
198- Plaget qe sherohen me zor pudrosen me pluhur te imet te barpates.

199- Nje shishe nje litroshe mbushet ne nje lulebasani, pastaj mbushet deri ne gryke. Shishja mbyllet dhe lihet ne vend te fresket sa vaji te ngjyroset ne te kuq. Ky vaj do na sherbeje per te ndaluar hernorragiine dhe infektimin e saj.

200- Duhen 10-15 bime te thara, keto digjen dh

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi