Regjistroni domainin tuaj .al

Pensionet

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

Ne degen e sigurimit te pensioneve paguhet:
a) pension pleqerie;
b) pension pleqerie i pjeseshem;
b/1) pension pleqerie i reduktuar;
c) pension invaliditeti;
ç) pension invaliditeti i pjeseshem;
d) te ardhura shtese per kujdesje;
dh) te ardhura shtese per femije ne ngarkim;
e) pensione familjare;
e) pagese per vdekje.

PENSIONET E PLEQERISE

Pension pleqerie i plote

-1. Personat e siguruar kane te drejte per pension pleqerie te plote ne moshen 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç grate, pasi te kene plotesuar 35 vjet sigurim. Per periudhen e tranzicionit behet perjashtim nga ky rregull dhe zbatohet neni 92 i dispozitave tranzitore te ketij ligji.

2) Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane rritur me shume se 8 vjeç, kane te drejte te dalin ne pension kur mbushin moshen 50 vjeç dhe kane 30 vjet sigurim.

Pension pleqerie i reduktuar

Personat e siguruar kane te drejte per pension pleqerie te reduktuar kur :

a) kane plotesuar jo me pak se 35 vjet sigurim
b) kane mbushur moshen 62 vjeç per burrat e 57 vjeç per grate, kur mosha e daljes ne pension te plote pleqerie sipas nenit 92, eshte me e madhe se keto mosha
c) nuk kryejne veprimtari ekonomike si te punesuar, punedhenes ose te vetpunesuar.

Pensioni i reduktuar eshte pjese e pensionit te plote dhe mbetet i reduktuar gjate gjithe kohen e perfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plote shumen qe del nga shumezimi i numrit te muajve te perfitimit te pensionit, para mbushjes se moshes se percaktuar ne nenin 92, me koeficientin mujor te reduktimit. Koeficienti i reduktimit te pensionit te plote te pleqerise, per personat qe plotesojne kushtet e parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni eshte 0.6 perqind ne muaj.

Masat e pensionit

1.Pensioni mujor i pleqerise perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese, 2.Shuma baze e pensionit qe u jepet gjithe personave te siguruar, duhet te siguroje te pakten nje standart jetese minimal, i indeksuar çdo vit ne lidhje me indeksin e çmimeve te disa mallrave te zgjedhura, te percaktuara ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

3.Shtesa qe u jepet personave te punesuar, do te jete 1 perqind per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme qe personat e siguruar kane arritur nepermjet kontributeve. Keshilli i Ministrave te indeksoje çdo vit bazen e vleresimit individual ne lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare te paguara ne kete vit.

4.Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75 perqind e pages neto mesatare te 3 vjeteve rrjesht te 10 vjeteve te fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel.

Paga neto mesatare e 3 viteve te njepasnjeshme te 10 viteve te fundit te punes se personit te siguruar, indeksohet çdo vit sipas rregullave te indeksimit te bazes se vleresuar.

Shtese pensioni

I siguruari qe ka plotesuar kushtet per pension pleqerie te plote, sipas neneve 31 e 92 te ligjit, merr shtese, ne masen 0.34 per qind te pensionit te plote, per çdo muaj qe vazhdon te punoje dhe paguan kontribute.

Perfituesi i pensionit te plote te pleqerise, qe nderpret pensionin, vazhdon te punoje e paguan kontribute, merr shtese mbi pension ne masen 0.34 per qind per çdo muaj nderprerjeje. Kjo shtese llogaritet mbi ate mase pensioni qe rezulton pas rritjeve dhe indeksimit qe i ka pesuar pensioni gjate kohes se nderprerjes.

- Pensioni i pjeseshem i pleqerise

1.Personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me shume se 15 vjet sigurimi, ka te drejte te perfitoje pension te pjeseshem, kur te arrije burri moshen 65 vjeç dhe gruaja moshen 60 vjeç.

2.Pensioni i pjeseshem caktohet si pjese e pensionit te plote. Ky pension llogaritet duke shumezuar pensionin e plote me vitet e sigurimit dhe duke bere pjesetimin me 35.

PENSIONET E INVALIDITETIT

Kushtet e perfitimit

1.Personi qe behet i paafte, merr pension invaliditeti, kur ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit dhe per çdo arsye, veç aksidentit ne pune ose semundjes profesionale. Ai e merr kete pension kur behet i paafte:

a) per çdo veprimtari ekonomike;
b) kur ka gjymtime te forta dhe demtime fizike (duke perfshire verbimin).

Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP). Ne vendimin e tij shenohen shkaqet e invaliditetit,koha e fillimit te tij si dhe shkalla e humbjes se aftesise ne pune.

Kunder vendimit te KMCAP-it te rrethit personi mund te ankohet ne KMCAP-in epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, vendimi i te cilit persa i perket caktimit te aftesise per pune eshte i formes se prere.

Rregullat per organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve caktohen me rregullore te ISSH dhe Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes se Mjedisit.

Periudha minimale e sigurimit per pension invaliditeti eshte sa gjysma e diferences se moshes se personit te siguruar ne kohen qe behet i paafte dhe moshes 20 vjeç.

Personi, qe eshte ne kushtet e invaliditetit te plote, por nuk ploteson periudhen minimale te sigurimit, ka te drejte per pension invaliditeti te reduktuar, ne masen qe rezulton nga raporti periudhes se tij te sigurimit me periudhen e duhur per pension te plote invaliditeti.

Shuma e pensionit

1.Shuma e plote e pensionit te invaliditetit perbehet nga pensioni baze dhe nga nje shtese pensioni qe llogaritet si pensioni i pleqerise.

2.Pensioni baze siguron te pakten nje standart minimal jetese dhe indeksohet ne lidhje me zhvillimin e indeksit te çmimeve, se bashku me indeksimin e pensioneve te pleqerise. 3.Shtesa qe i paguhet personit te punesuar, eshte 1 perqind per vit sigurimi here mesataren e bazes se vleresuar qe personi i siguruar ka arritur nepermjet kontributeve. Me propozimin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Keshilli i Ministrave mund te indeksoje çdo vit bazen e vleresuar individuale, ne lidhje me zhvillimin e mesatares se kontributeve te paguara ne kete vit.

4.Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me e madhe sesa dy here pensioni baze ose 80 perqind e pages mesatare neto te vitit te fundit,cila te jete me e vogel. Paga mesatare neto e vitit te fundit, indeksohet çdo vit sipas rregullave te indeksimit te bazes se vleresuar.

Pensioni i invaliditetit te pjeseshem

-1.I siguruari merr pension per invaliditet te pjeseshem, kur ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit sipas nenit 34 dhe kur per çdo arsye, perveç aksidentit ne pune dhe semundjes profesionale, behet i paafte te kryeje punen e fundit, por mund te punoje ne kushte te veçanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe puna qe do te kryeje i siguruari, percaktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

2.Pensioni i invaliditetit te pjeseshem eshte sa 50 perqind e pensionit te plote te invaliditetit. Ai llogaritet ne te njejten menyre si pensioni i plote i invaliditetit. Pension invaliditeti i reduktuar

Masa e pensionit te invaliditetit te reduktuar te llogaritet duke shumezuar masen e llogaritur te invaliditetit te plote me koeficientin qe rezulton nga raporti i periudhes se tij te sigurimit me periudhen e duhur per pension te plote invaliditeti.

E ardhura shtese per kujdesje

Kur perfituesi i nje pensioni invaliditeti behet fizikisht ose psikikisht i paafte dhe ka nevoje per nje kujdesje te vazhdueshme te nje personi tjeter, atij i jepet nje pagese shtese prej 15 perqind te bazes se vleresueshme. Nevoja per kujdesje te vazhdueshme e nje personi tjeter percaktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

E ardhura shtese per femije ne ngarkim

Nje person i siguruar i paafte,qe merr nje pension invaliditeti sipas nenit 35 dhe ka femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjec ose deri ne moshen 25 vjec, kur vazhdon studimet e larte,do te marre nje te ardhur shtese familjare per çdo femije ne masen 5 perqind te pensionit baze, por jo me shume se 30 perqind.

PENSIONET FAMILJARE

Kushtet e perfitimit

1.Personat qe jane ne ngarkim te personit qe vdes, i cili kishte kushte per perfitimin e njerit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kane te drejte te marrin pension familjar.

2.Pension familjar perfitojne:
- mbajtese e nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit, deri ne moshen 8 vjeç;
- e paafte per pune ose
- ka mbushur moshen 50 vjeç.
b)Burri i ve, kur provohet se ai eshte:
- mbajtes i nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit, deri ne 8 vjeç;
- i paafte per pune ose
- ka mbushur moshen 60 vjeç.
c)Jetimi kur provohet qe ai ishte ne ngarkim te atij qe vdiq dhe ka nje moshe nen 18 vjeç, ose deri ne 25 vjeç, nese studion ose eshte i paafte per pune, para se te arrije moshat e mesiperme.
ç) Prinderit, kur kane arritur moshen 65 vjeç ose jane te paafte per pune, prinderit e prinderve, njerku e njerka, kur nuk kane persona qe detyrohen t`i mbajne, nese provohet -se ata jetonin ne te njejten familje me ate qe vdiq jo me pak se nje vit para momentit te vdekjes dhe kane arritur moshen 65 vjeç, ose jane te paafte per pune.

d) Niperit e mbesat, kur jane ne ngarkim te atij qe vdiq dhe benin pjese ne te njejten familje me te.Ne nje rast te tille ata trajtohen si jetime.

3.E veja dhe personi i ve humbasin te drejten per pension familjar kur martohen. Shuma e pensionit

1.Pensioni familjar eshte pjese e pensionit qe kishte ose i takonte te ndjerit, dhe jepet ne masen:

a)50 perqind per personin e ve dhe
b)25 perqind per çdo jetim ose persona te tjere qe perfitojne.

Kur nuk merret pension i parashikuar nga shkronja "a" e ketij neni, masa e pensionit per jetimin eshte 50 perqind, kur ai eshte ose mbetet vetem pjesetar ne pension. Kur pjesetare ne pension jane me shume se nje jetim, masa e pensionit familjar per seicilin prej tyre eshte 25 per qind.

Shuma e nje pensioni familjar nuk duhet te kaloje masen e pensionit qe merrte ose do te merrte personi qe vdes.

2.Jetimi ka te drejten e nje pensioni familjar edhe neqoftese prindi qe jeton eshte i punesuar, eshte ekonomikisht aktiv ose merr njer pension si te drejte te tij. Ne kete rast masa e pensionit per çdo jetim ose person tjeter qe perfiton eshte 25 per qind e pensionit qe i takonte te ndjerit, por jo me teper se 50 per qind e tij.

3.Jetimi qe humbet te dy prinderit, do te marre nje pension jetimi per secilin prej tyre.

PAGESAT PER VDEKJE

1.Pagesa per vdekje i jepet:

a)nje personi te siguruar ose nje pensionisti ne rast vdekjeje te nje anetari te familjes qe ai e ka ne ngarkim.
b)personit qe u kujdes per personin e siguruar te vdekur, i cili pagoi shpenzimet e varrimit.

2.Pagesa per vdekje eshte e barabarte me nje muaj pension baze pleqerie.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi