Regjistroni domainin tuaj .al

Si do te behen Regjistrimet nga e para pasurive te paluajtshme?

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

Si do te behen Regjistrimet nga e para pasurive te paluajtshme?
Si do te behen Regjistrimet nga e para pasurive te paluajtshme?

Pasurite e paluajtshme ne te gjithe vendin do te regjistrohen edhe nje here nga fillimi ne kuader te hartimit te nje regjistri te ri elektronik. Zyra Qendrore e Pasurive te Paluajtshme ka nenshkruar dhe kontraten me kompanine daneze "BlomInfo A/S" per te bere regjistrimin fillestar te 50 zonave kadastrale ne te gjithe vendin.

Mbi bazen e kesaj kontrate te financuar nga Banka Boterore behet fjale per regjistrimin e 190 mije pasurive te paluajtshme nderkohe qe eshte edhe nje projekt po me financimet e kesaj banke me ane te te cilit pritet te perfshihen ne regjistrat e zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme edhe 120 mije pasuri te tjera.

Ne total deri ne fund te vitit 2012 pritet te behet regjistrimi i 310 mije pasurive te paluajtshme kryesisht ne zona urbane ne te gjithe vendin.

Pjese e fushates se regjistrimeve do te jene ato pasuri te cilat nuk figurojne fare neper regjistrat e ZRPP-ve. Krahas kesaj, do te behet edhe verifikimi i atyre pasurive per te cilat pronaret kane dokumentacion nga hipotekat.
Ne kete rast, ky do te jete nje konfirmim rutine per te siguruar autoritetet si dhe pronaret qe prona ekziston ne regjistrat e ZRPP-ve. Burime zyrtare prane Zyres Qendrore te Hipotekave shpjegojne edhe proceduren qe do te ndiqet gjate regjistrimit te pasurive te paluajtshme.

Fillimisht do te organizohet nje fushate sensibiluzuese per te gjithe qytetaret ne lidhje me nismen e ndermarre per regjistrimin e te gjitha pasurive te paluajtshme duke iu shpjeguar edhe procedurat qe do te ndiqen. Me pas kompania ne fjale, e cila ka fituar edhe tenderin, do te hape filiale te saj ne te gjitha zonat kadastrale te cilat i ka ne pergjegjesi te pajisura me staf dhe dokumentacionin e nevojshem.
Qytetaret qe kane ne emrin e tyre nje prone te paluajtshme do te paraqiten prane ketyre zyrave per te konfirmuar nese prona e tyre figuron ose jo ne regjistra. Nese po, punonjesi hedh te dhenat ne regjistrin e ri elektronik. Ne rastet kur prona nuk figuron neper regjistra, punonjesi ben me dije qytetarin per dokumentacionin qe duhet te paraqese per te kryer regjistimin e prones ne emer te tij.

Nderkohe, ne disa qytete te vendit ka filluar procesi i regjistrimit ne kuader te projektit te pare te financuar nga BB per perfshirjen ne regjistra te rreth 120 mije pasurive. Per momentin eshte duke u punuar ne dy zona kadastrale ne Shkoder, dy zona ne Sarande, nje ne Vlore, nje ne Fier dhe dy zona ne Durres.

Objekt i regjistrimit do te jene edhe objektet qe jane ne proces legalizimi. Ngritja e nje regjistri te ri elektronik te pronave te paluajtshme pritet te permiresoje edhe me tej sherbimin si dhe ruajtjen e te dhenave. Ne regjistrat e hipotekave jane te regjistruara rreth 4.5 milione prona ne total, keto te ndara ne 36 rreth dhe 3.000 zona kadastrale.

Emirjon Senja : Gazeta Shekulli

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi