Regjistroni domainin tuaj .al

Me te bukura me ngjyrat qe ju shkojne

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

Me te bukura me ngjyrat qe ju shkojne
Me te bukura me ngjyrat qe ju shkojne

Permes nje libri mund te mesoni qe te zgjidhni nuancat e duhura per trukun, veshjet dhe aksesoret, te cilat do t’iu shoqerojne ne çdo rast

Ngjyrat flasin, tregojne per ne, na informojne mbi gjendjen shpirterore e personit qe kemi perballe, si dhe lene te kuptohet se ç’karakter jeni. Nese zgjidhen me kujdes na ndihmojne te jemi te kthjelleta dhe elegante, por edhe qe te biem ne syte e personave qe na rrethojne. Me nje buzekuq te ndezur dhe nje fustan te bukur mund te beheni shume seksi duke terhequr vemendjen e njerezve. Ngjyra blu ju ben te dukeni me autoritar, e bardha tregon se jeni shik. Ngjyra e zeze dhe nuancat e saj largojne shikimin nga ajo qe do te donit te kalonte pa u vene re. Duke qene se fytyra eshte ajo qe duhet te jete gjithmone ne qender te gjerave qe bien menjehere ne sy, sekreti eshte te zgjedhim ngjyrat qe bejne per ne, pra nuancat e duhura per nje “make up” perfekt, ngjyrat e rrobave per t’i kombinuar me ate te fytyres, syve, buzeve dhe aksesoreve, per ta bere personal dhe unik stilin qe kemi zgjedhur, si edhe t’i japim vlere asaj qe kemi vertet te bukur. Per te zgjedhur ngjyrat e duhura, cilat ju shkojne dhe cilat jo, ju vjen ne ndihme libri “Me e bukur me ngjyrat e tua”, ku do te gjeni gjithashtu keshilla per stilin dhe elegancen, truket e “make up”-it, modelet e flokeve etj. Autorja e librit i klasifikon femrat ne kater grupe te medha per nga bukuria, te misheruara nga kater ikona te perjetshme te bukurise, te cilat koha nuk do t’i plake kurre. Ja cilat jane ato:

Femrat e tipit Audrey Hepburn (cilesuar luku dimeror)

Si protagonistja e paharrueshme e filmit “Mengjes nga Tifani” dhe “Pushime romane”, femrat qe i perkasin ketij tipi e kane ngjyren e lekures te fildishte (per shembull Demi Moore) dhe pak me te hapur nga pjesa e brendshme e kraheve. Ngjyra qe ju shkon me shume eshte bluja. Duhet te mbajne bizhuteri argjendi, floriri te bardhe dhe platin; floket ngjyre geshtenje te erret, te zeza, pa reflekse te theksuara (duhet te shmangin çdo nuance qe i tenton t’iu afroje me ngjyrat e hapura) si Keira Knightley ose Winona Ryder; ngjyra e brendshme e syve duhet te jete e erret, por nuk prish ndonje pune nese eshte e shkruar, blu ose jeshile (dy shembuj: Dita Von Teese dhe aktorja Liv Tyler; duhet te shmanget ne menyre absolute kombinimi i ngjyres se brendshme te syrit me ate te lyer mbi kapake. Do te jete me mire nje ngjyre qe te ben kontrast ne menyre qe te nxjerre ne pah syrin). 

Ngjyrat qe mund te perdore kjo kategori femrash jane: grija, bluja, lejlaja, jeshilja e erret dhe e hapur, e verdha limon.

Femrat e tipit Grace Kelly (luku veror)

Femrat qe i perkasin kesaj kategorie quhen te “ftohta”, ngjyren e lekures e kane te hapur, ndersa ate te syve te kalter, gri, jeshile dhe te shkruar. Zakonisht jane bionde ose kuqalashe me ngjyre lekure te hapur, per shembull si aktoret Kirsten Dunst, Micelle Pfeiffer, Naomi Watts dhe Gwyneth Paltrow. Por mund te kene edhe lekure me ngjyre te erret, per shembull si Anne Lennox, Kate Bosworth, Jessica Biel dhe Jennifer Aniston.

Ngjyrat qe duhet te perdorin: nuancat e bluse, roze e çelet, e kalter, gri, lejla, jeshile e hapur dhe ngjyra e plumbit.
Ngjyrat qe nuk duhet te perdorin: te verdhen, portokalline dhe ngjyre tullen.


Femrat e tipit Katharine Hepburn (luku vjeshtor)

Femrat e kesaj kategorie jane te shndritshme si diva e padiskutuar e filmit “Ylli i mengjesit”, Katharine Hepburn. Ketu perfshihen persona te rendesishem si: Rita Hayworth, Julianne Moore, princi Harry, Drew Barrymoore, Sheryl Crow e David Beckham, Angelina Jolie, Cindy Crawford, Jennifer Lopez dhe Russel Crowe. Zakonisht keta persona jane bardhoshe, me sy jeshile, kafe te erret.

Ngjyrat qe duhen perdorur: ndryshk, bronz, karamele (edhe aksesoret duhet te kene keto ngjyra), geshtenje e erret, por edhe ato te frutave dhe perimeve te stines.

Ngjyrat qe nuk duhen perdorur: te gjitha nuancat e bluse, jeshilen e erret, te verdhen dhe ngjyren e bardhe.

Femrat e tipit Marilyn Monroe (luku pranveror)

Joshje e arte dhe e ngrohte si tipi i Katharine, megjithate femrat bionde qe preferohen shume nga meshkujt kane nje fytyre te shndritshme si diell i pranveres. Ketu perfshihen aktoret Cameron Diaz, Sharon Stone, Scarlett Johansson, Cate Blanchet, Nicole Kidman (te ciles tiparet bionde i kane dhene nje shkelqim te mrekullueshem, duke u kombinuar me se miri me rricat e saj te kuqe). Ngjyrat e syve qe i shkojne pershtat kesaj kategorie femrash jane bluja dhe jeshilja.

Ngjyrat qe duhen perdorur: kryesisht ato te forta, konkretisht ngjyra e fildishte, bezha, karamelja, jeshilja e forte, e kuqja e shndritshme, gurkali. Ngjyrat qe nuk duhen perdorur: ato te ftohtat. Duhen shmangur nuancat e erreta, te zbehta dhe ato te grise, te cilat rrezikojne t’u humbasin shkelqimin natyral fytyres. Gjithashtu nuk duhet te perdorni nuanca shume te erreta dhe bizhute prej floriri te bardhe.

Duke pasur parasysh keshillat, do te keni mundesi ta kuroni deri ne detaj pamjen tuaj, duke u bere edhe me terheqese per personat qe ju rrethojne. Zbulimi se ciles ngjyre i perkisni, ajo qe zgjidhet instinktivisht, apo ajo nga e cila nuk mund te hiqni dore lehte, ju ben te ndiheni me te sigurt ne vetvete. Keshtu per çdo rast mund te vishni fustanin qe ju pelqen dhe ju shkon, mund te lyheni ne menyren e duhur dhe te vendosni aksesoret qe kombinohen me ngjyren e lekures dhe trukut.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi