Regjistroni domainin tuaj .al

'Sekreti i semundjes se Hysni Kapos'

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

'Sekreti i semundjes se Hysni Kapos'
'Sekreti i semundjes se Hysni Kapos'

Botohet ditari i ish- ministrit te Shendetesise gjate regjimit komunist, Llambi Ziçishti. Dokumenti autentik eshte zbuluar ne arkivat e Ministrise se Brendshme, ku ishte vendosur pas arrestimit te ish-ministrit nga ana e Sigurimit te Shtetit. Ditari eshte mbajtur ne vitin 1979, kur ish-ministri Ziçishti ndodhej ne France, me detyre ndjekjen nga afer te operacionit dhe kurimit te Hysni Kapos, krahut te djathte te Enver Hoxhes. Per gati dy muaj rresht, Ziçishti ka mbajtur shenim çdo detaj te semundjes se Hysni Kapos, si dhe bisedat e tij me ekipin e mjekeve franceze dhe shqiptare. Ne ditar ai ka shpjeguar edhe vdekjen e papritur te Hysni Kapos, si dhe nuk fsheh as admirimin per funksionarin e larte. Gazeta "Tirana Observer" boton sot pjesen e pare te ketij ditari, ne te cilin ish-ministri Ziçishti rrefen mberritjen e tij ne France ne spitalin ku kurohej Hysni Kapo. Por ne kete pjese te ditarit ai tregon veshtiresite e mbajtjes sekret te semundjes te drejtuesit komunist, qe asnje informacion te mos dilte jashte spitalit. Madje sekreti arrinte deri aty sa edhe vete Vito Kapo nuk e dinte semundjen e vertete te bashkeshortit te saj, Hysni Kapo.

Ditari

E merkure 8.8. 1979

Mbreme arritem vone. U drejtuam menjehere ne spitalin "BROUSSAIS", ne kliniken e prof. Aleksandrit. Petriti na vuri ne dijeni mbi gjithçka, si per problemet diagnostike ashtu dhe per veshtiresite e nderhyrjes, e cila vazhdoi per rreth 9 ore. E patem veshtire te komunikonim me Tiranen per arsye te ruajtjes se sekretit. Une naten fola me telefon me sh. N. (Nesti Nase) dhe sh. K. (Kadri Hazbiu). Ne lajmin qe dergova, u mundova qe te jem edhe i kuptueshem edhe te mos leshoj fjale te pakontrolluara. Propozova qe te nis nje shok per te derguar nje leter me hollesira.

Sh. K. ishte dakord.Sot ne mengjes, para konsultes, Petriti na raportoi per gjendjen. Pacienti e kaloi naten relativisht i shqetesuar, por me parametra kardiovaskulare dhe nje bilanc elektrolitik te mire. Hollesite i shenoi dr. Dinua, ne kartelen e tij. eshte e qarte qe pacienti e superoi mire nje traume jashtezakonisht te madhe. Ne konsulten e mengjesit erdhen prof. Aleksander, prof. Guize, prof Assan, prof. Samama. Nga ana jone Hoxha, Gaçja, Dauti, Dinua dhe une. Te dhenat e para tregojne se i semuri mbahet mire. Prof. Aleksandri na beri nje pershkrim te nderhyrjes. Nga ana kirurgjikale gjendjen e konsideronte te kenaqshme. Prof. Samama eshte i preokupuar per numrin e trombociteve, i cili rrezikon te rritet dhe rrezikon te jape tromboza. Ky eshte problemi kryesor, sepse perdorimi i ilaçit per parandalimin e trombozave rrezikon te jap hemorragji. Jemi perpara nje thike me dy presa, prandaj specialistet po mendojne e me kujdes. Ekipi i mjekeve eshte shume kompetent. Sherbimi i shkelqyer dhe i vazhdueshem. Prof. Aleksandri merret ne menyre te veçante me kete patologji. eshte njeri shume i komunikueshem dhe i respektueshem. Patem veshtiresi vetem per ta bindur te mos tregoje. U bind kur i thame qe po vija une ne Paris dhe i merrja une te gjitha pergjegjesite. Dhe keshtu u veprua…

12 ditet e para jane kritike dhe ne menyre te veçante 5-6 ditet e para. Nga ana jone ketu ne Paris kete problem e dine vetem mjeket e lartpermendur. Porosia kategorike: asnje fjale. Mendojme qe sot te nisim ne Beograd Idajetin, i cili ka nje hall familjar. Neser ai eshte ne Tirane. Perpiluam nje informacion te hollesishem. Idajeti niset mbas dite.Mbas dite gjendja e pacientit eshte e kalueshme. Te gjitha parametrat mbahen mire. Ne konsulten e pasdites formuam bindje se nuk ka ndonje perkeqesim….

Mendimi i konsultes, gjendja e pacientit e kenaqshme. Milezi eshte jashte Parisit me pushim dhe i pamundur. Sot pas dite nuk kemi patur ndonje problem te veçante. Tirana me njofton qe te bejme çmos qe Idajeti te jete neser ne Tirane. Kur njoftova gjendjen, njoftova edhe per Idajetin. Pacienti eshte i merzitur.

E enjte, 9.8.1979

Paradite i semuri nuk ka fjetur, ka qene i shqetesuar gjithe naten. Aleksandri erdhi me vrap, dikush i kishte thene qe i semuri shkonte keq. Kur e pa, konsistoi se gjendja ishte e kenaqshme. Beme nje bisede te gjate lidhur me qendrimin karshi te semureve. Ai ka besim ne ekipin e tij, kerkon qe te mos i qendrojme shume afer te semurit, sepse keshtu ai here kerkon nje gje e here nje tjeter, me nje njeri shume afer nuk mund te fleje. Ai ka nevoje shume per gjume tani. Prof. Aleksandri vendosi qe ne ranimacion me te semurin te rrije vetem Dinua dhe Petriti, duke u alternuar. Ne konsulten e sotme mori pjese edhe Gurgoni. Guizi dhe Gurgoni jane te kenaqur per zemren, por jane edhe te rezervuar. Pacienti ka temperature. Vendosem qe ne spital te ndalojme hyrje-daljet, qofte edhe per mjeket. Keshtu jemi me te qete. Te i semuri do te hyje vetem Petriti dhe Dinua. Keto dite nuk po hyje as une.

Pas dite i semuri ka fjetur disa ore dhe e ndjen veten me te qete. Mjeket erdhen te gjithe. Sot pasdite nuk kemi patur ndonje problem te veçante, me perjashtim te temperatures dhe frekuences se pulsit. E dyta lidhet me te paren, e para mendohet se lidhet edhe me infeksionin. Megjithate deri tani ato nuk perbejne objekt shqetesimi.
Sot edhe shoqja Vito eshte me e qete.

E premte 10.8.1979

Pacienti ka fjetur me copa. E lodhin manipulimet e shumta, por nuk ka si behet ndryshe. Temperaturen e matem, nuk ka qene me shume se 38.5. Me shume nuk ka kaluar deri tani. Sot fola me shokun K., informacioni ishte i qarte. Me tha te veproj si deri tani. Po te kem nevoje mund te nis tjeter njeri ne Tirane. Nuk kemi nevoje gjer tani per nje gje te tille.Pasdite. Gjendja eshte e kenaqshme. Guizi dhe Gurgoni jane te kenaqur per evolucionin. Gjer tani zemra nuk ka dhene asnje shenje deficence. Ne spital kemi rregull dhe qetesi. I gjithe personeli ka nje kujdes te jashtezakonshem. Ruhemi shume qe te mos dale ndonje fjale nga personeli. Gjer tani nuk ka dale asgje. Vitua di vetem qe, perveç kleuptektomise, eshte hequr edhe nje kist i pankreasit.

E shtune 11.8.1979

Paradite. Pacienti ka fjetur me copa. Pavaresisht nga evolucioni i favorshem, post operacionit vazhdon te jete i merzitur. E merzit mungesa e gjumit, e merzisin manipulimet e ndryshme. Nga pikepamja kirurgjikale çdo gje shkon mire. Pacienti po deklorohet, barku eshte i bute. Ka akoma takikardi dhe temperatura i luhatet. Pacienti leviz ne shtrat, i behen ushtrime nga nje fizioterapist. Prof. Aleksandri me tha qe eshte mire qe te shkoj tani dhe te vij mbas dite. Ne spital kemi rregull. Menduam qe te shtojme edhe nje mjek nga tanet prane te semurit. Pas dite do t'ia themi kur te shkoje ta vizitoj. Sikur te shkoj keshtu sikurse ka shkuar deri tani, besojme se do te ngrihet shpejt. Dobesine e ka, por deri tani perveç ushqimeve te kufizuara nuk ka vene asgje ne goje.Pasdite. Gjendja e njellojte. Shkova e pashe pacientin. U gezua, me tha qe te mbaj ne korent shoket per gjendjen dhe t'u themi qe eshte mire. Edhe vete konstatova qe shkon mire pulsi, e kishte 84-88. Sot konsulta vendosi qe te behej transfuzion me gjak te fresket. Temperatura vazhdon. Pacienti ka vullnet. Sot mbas kaq dites mendimi eshte se gjendja zhvillohet ashtu siç e kishim parashikuar. Shoku. H., preferon te kete prane vetes Petritin dhe Dinen.

Jeteshkrimi Llambi Ziçishti

Ministri i Shendetesise ishte nje nga figurat me te njohura gjate regjimit komunist. Ai lindi me 13 dhjetor 1923 dhe gjate Luftes Nacionalçlirimtare ai se bashku me familjen e tij ishte nje nga organizatoret e rezistences kunder pushuesve ne zonen e Devollit dhe te Korçes.
 
Llambi Ziçishtidiplomohet per Mjekesi ne Rumani, ne vitin 1953. Pas diplomimit ai caktohet kirurg ne spitalin e kryeqytetit dhe me pas emerohet drejtor i Spitalit Nr.2 ne Tirane dhe me vone edhe dekan i Fakultetit te Mjekesise. Ne vitin 1975 u emerua minister i Shendetesise, post te cilin e mbajti deri ne vitin 1982. Pas kesaj ai akuzohet ne vitin 1982 si bashkepunetor i grupit armiqesor te drejtuar nga Mehmet Shehu. Llambi Ziçishti u akuzua gjithashtu se ne vitin 1973 kishte dashur te helmoje diktatorin Enver Hoxha. Pas nje procesi hetimor, qe zgjati nga nentori i vitit 1982 e deri ne shtatorin e vitit 1983, Llambi Ziçishti u nxor ne gjyq dhe u denua me vdekje, duke u pushkatuar me 17 shtator 1983 se bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun e Llambi Peçinin.

Jeteshkrimi
Emri: Hysni
Mbiemri: Kapo
Vendlindja: Terbaç, Vlore
Aktiviteti

Gjate jetes se tij, Hysni Kapo pati disa funksione, si komisar politik i qarkut te Vlores, pergjegjes ushtarak i gjithe qarkut te Vlores, komisar i Zones se Pare Operative Vlore Gjirokaster, komisar i Brigades se 5 te S, anetar i Shtabit te Divizionit te Pare S, komisar i Korparmates se Pare.

Hysni Kapo ishte per shume vjet anetar i Byrose Politike, sekretar i KQ te PPSH se, anetar i Keshillit te Pergjithshem te Frontit Demokratik dhe anetar i Keshillit te Mbrojtjes.

1947-1948 ka qene si dhe zevendes minister te Puneve te Jashtme
1950-1956 ka pasur edhe detyren zevendeskryeministrit dhe e ministrit te Bujqesise 1954 1955
Ne vitet 1948-1950 ishte drejtor Politik i Ushtrise Popullore. Me pas sekretar i PPSH se nga Kongresi i III i kesaj partie (1956) e deri ne vdekje (1979).
Ai ishte zevendesministri i Jashtem ne periudhen me te rendesishme te marredhenieve shqiptaro jugosllave.Hysni Kapo ishte deputet ne te gjitha legjislaturat e Kuvendit Popullor nga viti 1945-1970

“Media franceze dekonspiroi sekretin”

Semundja e rende e Hysni Kapos dhe shtrimi i tij ne spitalin francez ne muajin gusht te vitit 1979, nuk u mbajt gjate sekret. Kjo jo per shkak te ndonje dekonspirimi nga ana e ekipit te mjekeve apo e sherbimeve sekrete te huaja. Ajo qe e beri publik lajmin per semundjen e krahut te djathte te Enver Hoxhes ishte ne fillim gazeta franceze "Le Monde" dhe me pas mediat e tjera franceze dhe boterore. Kete fakt e zbulon ish-ministri i Shendetesise Llambi Ziçishti ne ditarin e tij mbajtur ne vitin 1979,
kur ndodhej ne France, me detyre ndjekjen nga afer te operacionit dhe kurimit te Hysni Kapos. Gazeta "Tirana Observer" boton sot pjesen e dyte te ditarit te ish-ministrit Ziçishti. Ne kete pjese ai shkruan per ecurine e semundjes se Hysni Kapos, konsultat me mjeket franceze. Ne ditarin e tij ai shkruante çdo dite edhe temperaturen apo pulsin e pacientit si dhe gjendjen e tij te pergji-theshme, per te cilen mjeket franceze nuk jepnin shume shprese.

Ditari
E diel 12.8.1975

Gjendja eshte e kenaqshme. Sot hyra perseri dhe e pashe. Nuk ka ndonje problem tjeter. Problemi qe mbetet gjithmone, eshte frekuenca e pulsit dhe temperatura. Sikur te ishte ndonje pacient tjeter pa atociedente kardio-vaskulare, as qe do t'i vinim re keta parametra. Sot e pashe me mire. Pershtypja ime eshte qe po deklarohet mire. Asani dhe Samami, jo, thone ne anglisht, nuk ka asgje per te shpetuar. Sot te semurin e vendosem per disa minuta ne kolltuk. Kjo ndihmon edhe per parandalimin e trombozes edhe per anen subjektive. Pacienti nuk ka probleme nga ana objektive, por subjektivisht nuk eshte akoma ne rregull, nuk ka humor, merzitet shpejt, irritohet, pastaj ka momente qe eshte shume i qete. Paradite eshte gjithmone me mire. Sot nuk ka patur ndonje problem te veçante Pasdite gjendja eshte e njellojte. Ka pushuar me hope. Sot pas dite hyri edhe Fejziu, u gezua kur e pa…

Sot fola me Milezin ne telefon. Me tha se e ndien veten me mire dhe do te vije patjeter me daten 16.8.1979. Kur te vije ai do te bejme nje bilanc te gjendjes dhe perspektives. E ngritem problemin e kimioterapise me Asanin, por eshte shpejt per ta trajtuar kete problem, te cilin e njeh me mire Aleksandri.

E hene 13.8.1979

Gjendja relativisht e mire. Parametrat normale. Petriti me tha se pacienti kishte pak tension. Sot i beri toucher Aleksandri, barku i qete. Ka perseri nje leucodize 13.000. ka luhatje edhe ketu dhe ne temperature. Sot beri perseri disa hapa dhe ndenji ne kolltuk. Reac-u erdhi pershkroi dieten. Sot bisedova me B., i cili largohet per pushime. Me tha se tani nuk ka nevoje per te, por ne çdo rast edhe po te ndodhe ndonje gje qe nuk lidhet me profesionin e tij, ai eshte gati te vije menjehere. Guizi e di se ku pushon.

E marte 14.8.1979

Paradite, temperatura 37.4. frekuenca e pulsit me luhatje. Nje indeks pozitiv. Perseri eci dhe ndenji i ulur ne kolltuk. Ne oren 12 me kerkoi, por isha ne ambasade. Aleksandri ishte i kenaqur me ecurine. Kur e pyeta sot se çfare do operonte, me tha se nuk operonte perkohesisht dhe se ka qendruar ne Paris vetem per te semurin tone. Gjate kesaj kohe nuk beri tjeter aktivitet. eshte njeri shume serioz, shume kompetent dhe shume i komunikueshem me ne.

Mbas dite, pa ndonje ndryshim. Pulsi 90-95. Temperatura ne oren 18 ishte 36.7, por a do te vazhdoje keshtu gjate nates?

Guizi tha se kish pershtypjen sikur degjonte disa ferkime perikardike (por vetem pershtypje). Reaku do te vije mbas darke qe te shikoje gjendjen dhe bilancet qe beje kalkulimet lidhur me perkufizimet. Neser eshte menduar qe te futet sonda gastrike dhe do te filloje te futet ushqimi nga rruget orale. Erdhi Idajeti, mori nje leter per shokun K. (Kadri Hazbiu)

E merkure 15.8.1979

Gjate nates ka fjetur me mire se heret e tjera. Sot ne mengjes shkova dhe e pashe edhe vete. Dukej i qete dhe me i çlodhur. E vizitoi edhe profesor Hoxha, i cili nuk degjoi ndonje ferkim perikardial. Guizi ka mendimin se ato qe dyshohen per ferkime perikardiake mund te jene me prejardhje pulomonare. Te shohim se çdo te tregoje ekzaminimi Rolegjik. Frekuenca e pulsit ka qene 94-95 dhe temperatura deri ne 37.8. Profesor Aleksandri e gjeti mire, nuk shfaqi ndonje shqetesim. Perseri semuri beri disa hapa dhe ndenji ulur. Temperatura nuk mund te shpjegohet me siguri. Behen shume luhatje, por ajo qe ka me shume rendesi eshte se temperature nuk eshte e larte. Sot prof. Aleksandri me dorezoi raportin histolgjik.

Pas dite, nuk ka patur ndonje problem te veçante. Lemucetoza ka hipje e zbritje dhe temperatura nuk po normalizohet. Specialistet me sugjerojne se evolucioni nuk ka ndonje gje te veçante. Kane patur raste edhe me te renda. Nderkohe pacienti ka patur momente merzie. Megjithate tani filloi te ngrihet dhe te ndjeje levizjet e zorreve. Subjektivisht ndihet me mire. Reacu mendon te ule dozen e insulines.

E enjte 16.8.1979

Ne oren 2 pas mesnate pacienti ka patur disa shqetesime. U zgjua menjehere nga gjumi dhe vinte duart ne kraharor. Por nuk kishte as dhimbje as shtrengime, por me teper nje forme ankthi, i cili i kaloi menjehere. Pastaj pacienti fjeti mire deri ne mengjes. Sot eshte me i qete, por i lodhur. Pulsi luhatet rreth 90-es. Aleksandri mendon se nuk duhet nxituar per heqjen e sondes. Neser do t'i behet kontrolli dhe pastaj do vendoset. Sot erdhi e vizitoi pacientin edhe prof. Milezi. E takova para hyrjes ne spital. Biseduam vetem ai, Guizi dhe une. Ishte shume i deshperuar, aprovoi te gjitha veprimet si dhe mbajtjen sekret te çeshtjes. Milezi ishte i indinjuar per lajmin e dhene ne "Le Mond", lidhur me shtrimin e pacientit. Takimi i Milezit me pacientin ishte shume i perzemert. Sh. H. (Hysni Kapo) iu be qejfi shume. E gjetem duke fjetur. Milezi i tha fjale inkurajuese dhe i premtoi se do te vinte ta shihte çdo dite.

Pas dite, asgje te veçante per te shenuar, me perjashtim te rritjes se frekuences se pulsit te cilin Guizi e shpjegoi me perdorimin e trinitines. Nderkohe i semuri ka qene relativisht i qete, ka fjetur, ka bere mjaft hapa. Neser eshte vendosur qe te behet nje ekzaminim i plote…. Mbas ketij ekzaminimi do te vendoset per perdorimin e ushqimit.

E premte 17.8.1979

Gjate kesaj nate ka fjetur me mire se heret e tjera. Temperatura ka shkuar rreth 37.8, pulsi rreth 100. Ne oren 9.30 u mor per ekzaminim radiologjik. Guizi erdhi me nje kolegun e tij, te cilin do ta lere ne vendin e tij, pasi do pushoje disa dite me femijet e tij. Ka lene adresen, qe po patem nevoje, vjen menjehere. Ne dreke erdhi edhe profesor Aleksandri, i cili mbas rezultateve te ekzaminimit radiologjik i hoqi sonden. Pastaj rekomandoi qe te filloje ushqimi oral. Pacienti hengri nje supe, nje gote me prevede dhe piu uje te ftohte. Pulsi 110. Erdhi perseri Milezi, i cili me tha pershtypjen e tij, se e gjeti pacientin me mire se diten e djeshme. Gizin mbasi e kishte pare, kishte menduar se takikardi ishte si rezultat i…. Kish filluar plazmen. Kjo gjendje na shqetesoi mjaft. Thirrem menjehere Milezin, i cili erdhi pas pak kohe. Temperature filloi t'i rritet. Sidoqofte nga ora 20, temperatura filloi t'i bjere vete. Keshtu qe ne oren 23 ishte 38, kurse pulsi 96. Per keto episode lajmerova Tiranen. Ne oren 21.30 telefonoi shoku K. (Kadri Hazbiu) me dha disa porosi.

E shtune 18.8.1979

Para dite, afer mengjesit pacienti pa patur fenomene te tendences polmonare. Sot ne konsulten e mengjesit te gjithe ishim dakord per nje fenomen te tille. Megjithate i semuri hengri perseri, u ngrit ne kolltuk dhe beri disa hapa. Temperatura ka qene 38. Milezi ka ardhur disa here per ta pare. Ne EKG nuk ka ndonje regjistrim te dyshimte. Megjithate sot eshte me nderlikime, per te cilat kemi patur frike dhe qe i prisnim.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi