Ja kush jane politikanet me te pasur ne Shqiperi

Ja kush jane politikanet me te pasur ne Shqiperi
Ministrat e kabinetit “Berisha” dhe deputetet me te rendesishem te Parlamentit kane treguar xhepat Inspektoratit te Pasurive.“Koka” e kabinetit qeveritar, Sali Berisha, eshte emri qe kurdohere shpallet me i varfri nga te gjithe, duke bere publike pluse dhe minuse te vogla ne llogarite e tij bankare. Perballe tij eshte opozitari Tom Doshi i cili edhe per vitin 2009 mban “rekordin e pasurise”. Nga deputetet e PS-se, me “fukarai” eshte Gramoz Ruçi.

Kabineti “Berisha-Meta”

15 ministrat e kabinetit qeveritar, te udhehequr nga kryeministri i tyre, jane treguar mjaft modeste me shumat e deklaruara ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive. Keshtu, vete shefi i qeverise ka deklaruar vetem te ardhurat e pages si kryeminister dhe disa levizje te vogla bankare qe nuk ngrene peshe. Genc Ruli ka bere mjaft deklarime por qe luajne me shifra mjaft te paperfillshme. Ndersa, Ministrat, Petrit Vasili, Spirto Ksera, Ilir, Meta, Arben Imami, Lulzim Basha kane treguar “ndershmerine” e punes ne krye te qeverisjes, duke deklaruar vetem te ardhura nga paga e postit qe mbajne. Megjithese eshte minister i Financave, Ridvan Bode duke se nuk e ka mire marredhenien me financat familjare, pasi ne pjesen te me madhe eshte me minuse. Ajo qe bie ne sy, eshte fakti se pothuajse te gjithe politikanet shqiptare kane marre mbi 100 mije euro kredi per apartamente apo dyqane. Ndryshe nga nje vit me pare, ku te lexoje deklaratat e ministrave te Berishes te “mbushej syri” nga llogarite e tyre bankare, kete here duket se Berisha ka marre masa qe kjo gje te mos perseritet me.

Opozitaret

Tom Doshi mbane kryesimin e opozitareve persa i perket “trashesise se portofolit”. Doshi eshte politikani me i pasur i opozitareve por, gjithashtu edhe i deputeteve te Parlamentit shqiptar. Ky fakt nuk çudit askend, pasi çdo vit, Doshi ka mbajtur kryesimin e Parlamentit per nga pasuria. Puna e tij si biznesmen e favorizon qe te mbaje “rekordin e pasurise”. Pasuria e tij llogaritet ne rreth 10 milion euro, duke mos perfshire ketu te ardhurat e bashkeshortes, e cila eshte administratore ne shoqerite e tij farmaceutike. Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, nuk duket ne gjendje te mire ekonomike, duket se “ndeshkimet” e Topallit kane ndikuar ndjeshem ne llogarite e deputetit.  Ndersa, nje deputet tjeter i mendimit ndryshe ne PS, Ben Blushi, ka perfituar 3 milion leke nga shitja e librit “Otello, Arapi i Vlores”. Po ashtu, deputeti tjeter i LMN-se, Arben Malaj, duket se nuk eshte mjaft mire nga llogaria bankare. Ndersa, Taulant Balla ka pasur luhatje te shumta ne llogarite e tij. Perveç Tom Doshit, i cili tashme njihet si nje administrues i mire i te ardhurave, deputetet e tjere te Parlamentit dhe ministrat e kabinetit qeveritar, me ne krye Berishen, jane prekur ndjeshem nga ndikimet e krizes ekonomike ne vend, megjithese shefi i qeverise nuk pranon qe ajo te kete ndikuar ne te ardhurat e shqiptareve. Faktet e Inspektoratit te Pasurive e tregojne me se miri kete gje.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, 8 milion leke te ardhura
Kush jane bashkeshortet me te pasura te politikaneve

Perveç politikaneve, edhe bashkeshortet e tyre ushtrojne aktivitete private duke u bere akumuluese mjaft te mira te te ardhurave familjare. Ne deklarimet e tyre verejme disa levizje ne llogarite bankare qe tregojne se ato dine si ti menaxhojne te ardhurat e tyre. Keshtu, bashkeshortja e deputetit Taulant Balla, permes punes se saj, ka arritur te krijoje nje baze te mire financiare, ne nje llogari te veçante nga bashkeshorti i saj. Administratoren e mire e ka nxjerre ne pah edhe bashkeshortja e ministrit te Ekonomise e cila ka te ardhura mjaft te majme, fale bizneseve private te familjes.

Bashkeshortet e politikaneve

Xhoana Nano dhe Dajena Pollo u kane lene stafeten e pasurise figurave te tjera te cilat kane hyre ne “skene” si bashkeshorte te politikaneve apo ministrave shqiptar. Per vitin 2008, bashkeshortja e ish-kryeministrit dhe liderit historik te se majtes shqiptare, Fatos Nano, mbante rekord per shifra te larta pasurie, pasi njihej si biznesmene mjaft e zonja. Po ashtu, edhe ish-bashkeshortja e ministrit te Inovacionit, Dajena Pollo kishte te ardhura mjaft te mira, te cilat kalonin pasurine e ish-bashkeshortit te saj. por tashme qe Nano nuk eshte me deputet dhe nuk eshte i detyruar te deklaroje pasurine dhe qe Pollo eshte divorcuar me bashkeshorten e tij, stafeta ka kaluar tek figura te tjera politike. Keshtu, bashkeshortja e ministrit te Ekonomise, eshte nje nder grate me te pasura te politikaneve. Vetem nga shitja e gjithe aksioneve aksioneve te “Fortis 2”, ku deri ne fund te vitit 2009 ka mundur te marre vetem 500 mije euro nga 1 milion e 500 mije qe jane shitur. Bashkeshortja e zv.kryeministrir dhe ministrit te Jashtem, Monika Kryemadhi deklaron te ardhura mjaft te pakta. Ndersa bashkeshortja e deputetit socialist Taulant Balla, duket se ka nje strategji te mire kursimi, pasi nuk eshte keq persa i perket akumulimit te te ardhurave.

Kryetarja e Parlamentit

Ndryshe nga nje vit me pare, ku ne deklaraten e pasurise te nenshkruar nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kishte mjaft levizje, blerje shtepiash, shitje apartamentesh, ne Shkoder e Golem, blerje dyqanesh, etj, kete vit kjo gje nuk ekziston me. Shefja e Kuvendit ka deklaruar per vitin 2009 pagen baze qe i korrespondon si Kryetare Kuvendi, qe arrin shifren e 1 milion e 700 mije lekeve te reja, te ardhurat e bashkeshortit, te cilat arrijne ne 1 milion e 400 mije leke te reja. 3.1 milion leke, Topalli i perfiton nga shperblimet per postin qe ka dhe 1.6 milion leke te reja i merr demshperblim nga qeveria si familje e perndjekur politikisht. Pra, ne total, te ardhurat e Kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli, arrijne ne 8 milion leke te reja. Tek llogaria e Topallit nuk ekzistojne me te ardhurat per qirate, te cilat nje vit me pare kane pasur fitimin prej 12000 eurosh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama