Regjistroni domainin tuaj .al

Ja tarifat dhe kuotat e pranimit ne te gjitha universitetet publike

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Ja tarifat dhe kuotat e pranimit ne te gjitha universitetet publike
Ja tarifat dhe kuotat e pranimit ne te gjitha universitetet publike

Viti shkollor 2010-2011 do të hapë dyert e universiteteve publike në vend për 23 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë. Qeveria ka përcaktuar se kaq do të jetë shifra e kuotave e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe kuotat për studimet në master, për studentët e huaj, si edhe për ata që duan të transferojnë studimet. Gjithashtu, në vendimin e qeverisë janë publikuar të gjitha tarifat në lekë për të gjitha degët e universiteteve publike në vend.

Kuotat

Para se të dalin përgjigjet e maturantëve për të drejtën e studimit, qeveria ka vendosur edhe kuotat e pranimit që do të ketë secila degë në universitetet publike në Shqipëri. Kështu, 1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2010-2011, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, janë 23 534, të ndara, si më poshtë vijon: a) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë 23 034; b) Kuota për program të dytë studimi 100; c) Kuota për transferim studimesh 300; ç) Kuota për shtetasit e huaj 100. Ndërkaq, kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë përbëhet nga: a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 21 725; b) Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 1264; c) Kuota për të verbrit (të veçanta) 20; ç) Kuota për romët (ballkano-egjiptianë) 25. Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2010-2011, pesë studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këtë përjashtim, në asnjë rast, nuk e përfitojnë studentët me notën mesatare të shkollës së mesme më të ulët se nota nëntë. Pranimi i studentëve në shkollat e larta publike bëhet vetëm në një raund dhe mbështetet në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (Merita), si dhe përzgjedhjes së degëve (preferenca) të bërë nga vetë kandidati/ja. Kuotat, që mbeten të parealizuara, nuk rishpërndahen.

Tarifat

Vlera e lekëve që duhet të paguajnë studentët për një vit shkollimi ndryshon në bazë të degës së zgjedhur. Në listën e publikuar nga qeveria, vërehet se në çdo degë studimi janë vendosur tarifa më të larta studimi se një vit me parë. Degët si: Juridiku, Puna Sociale, Filozofia, Shkenca Politike, Letërsia, etj kanë tarifat më të larta për vitin shkollor 2010-2011. ndërsa tarifat më të ulëta janë tek degët: Cikël i Ulët, Turizëm, Gjuhët e Huaja, Biologji-Kimi, etj.

Kandidatët që nuk fitojnë në degën e preferuar, humbin të drejtën e studimit

Ndryshe nga vitet paraardhëse, këtë vit akademik nuk do të ketë shpërndarje kuotash. Sipas qeverisë, përzgjedhja e maturantëve në universitete do të bëhet vetëm me një raund, në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të Maturës Shtetërore si edhe në bazë të preferencave që kanë shpallur kandidatët. Kuotat që do të mbeten të parealizuara, do të qëndrojnë të tilla, dhe nuk do të ketë ulje të vizës së fituesve.

Fëmijët e policëve të vrarë dhe invalidët, nuk paguajnë tarifën e shkollimit

Kandidatët, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin e ri akademik 2010-2011, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale si: të verbër/të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Nga kjo tarifë vjetore shkollimi përjashtohen edhe studentët e viteve më të larta, që vijnë nga këto shtresa sociale.

Pesë studentët me rezultate më të larta, nuk paguajnë shkollimin

Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2010-2011, pesë studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këtë përjashtim, në asnjë rast, nuk e përfitojnë studentët me notën mesatare të shkollës së mesme më të ulët se nota nëntë.

Kandidatët për degë të veçanta, u nënshtrohen një konkursi të dytë

Kandidatët, që kërkojnë të studiojnë në program të dytë studimi në Akademinë e Arteve, në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në programin e studimit të ciklit të parë “Edukim fizik dhe sporte” të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër e të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në programin e studimit të ciklit të parë “Pedagogji e specializuar”, në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, dhe në programin e studimit të “Arkitekturës” të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhen të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (përfshirë këtu konkurset e pranimit), të vendosura nga vetë këto institucione.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi