Qyteterimi Ilir ne treven e Korces

Qyteterimi Ilir ne treven e Korces
Përpjekja për të paraqitur këtu disa nga vlerat e qytetërimit ilir të Korçës, mbështetet në të dhënat arkeologjike dhe në dëshmitë që trashëgojmë nga burimet e shkruara.Pellgu i Korçës,së bashku me pllajën e Kolonjës e zonën e liqeneve të Prespës e të Ohrit,përbëjnë një rajon fiziko-gjeografik të përbashkët në Shqipërinë Juglindore,me florë dhe faunë të pasur,me terrene të përshtatshme për bujqësi e blegtori,me ujëra të bollshëm për peshkim,me pozitë kyçe në kryqëzimin e rrugëve që të çojnë në brigjet adriatiko-egjeane.Kultura materiale e shpirtërore e krijuar nga brezat që jetuan këtu gjatë mijëvjeçarëve,ishte krejtësisht e panjohur deri në vitet 60 të shekullit tonë.Ishin punimet për zgjerimin e kanalit pranë urës mbi lumin Devoll në Maliq,ato që zbuluan rastësisht gjurmët e para të një vendbanimi palatit (mbiujor) e që nxitën arkeologët për të filluar gërmimet sistematike në gusht 1961,të cilat vazhduan me fushata për 10 vjet.

Në përfundim të këtyre gërmimeve, u përfituan materiale e të dhëna të shumta me shtrirje kohore të pandërprerë, nga neoliti i vonë 2800-2700 p.e.s e deri në fillimet e shek IX p.e.s. Përmes gërmimesh të tjera gjatë këtyre tridhjetë e pesë vjetëve, janë gërmuar e lokalizuar me dhjetra vendbanime të hapura e të fortifikuara me mure e mjaft varreza tumulare e të dysta. Studimi i materialeve të zbuluara në stacionin e Maliqit, vendbanimin e shpellës së Trenit, tumat e Barçit e Kuçit të Zi, nga arkeologët e mirënjohur F.Prendi, M.Korkuti e Zh.Andrea,kanë sjellë argumente bindëse, që provojnë se Shqipëria Juglindore me qendër pellgun e Korçës, përfaqëson një nga vatrat kryesore e më në zë të qytetërimit prehistoric, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rrafshin ballkanik e më gjërë.Vendin parësor lidhur me qytetërimin ilir e zenë, padyshim, materialet e shumta të përfituara nga shtresëzimet e epokës së bronzit (gjithë mijëvjeçari i dytë p.e.s) e dy shekujt e parë të epokës së hekurit, të zbuluara në vendbanimin shumështresor të Maliqit.

Ato përbëjnë felbin e argumenteve për të treguar se ilirët nuk ishin formuar në një vatër jashtëballkanike e të ardhur, si mendohej më parë, por një popullsi vendase. Prania e qeramikës së zbukuruar me spruce e shirita të gropëzuar në shtresat kulturore të bronzit të hershëm të Maliqit  (IVII..IIIab)  2200-1800 p.e.s,është shpjeguar nga arkeologët tanë e të huaj me dyndjen e madhe indoevropiane.Ndonëse të shumtë në numër,blegtorët pontikë që hynë në Shqipërinë Juglindore nëpërmjet Maqedonisë,nuk e zhdukën popullsinë vendase eneolitike,por bashkëjetuan e krijuan një substral të ri etnokulturor,prej të cilit e ka zanafillën proçesi i gjatë i burimit të qytetërimit ilir.

Në një vështrim të përgjithshëm,gjatë bronzit të mesëm e sidomos, në bronzin e vonë, si rezultat i një zhvillimi të brendshëm vihet re një ecuri e dukshme ekonomiko-shoqërore,krijohen bashkësitë fisnore patriarkale,ngrihen varreza turmulare,shpesh me një varr qëndror për një të pirë të familjes ose fisit (varri qëndror i tumës së Barçit,datuar në bronzin e hershëm dhe ai i tumës së Rehovës në bronxin e vonë), që përbën ritin kryesor të varrimit për ilirët në përgjithësi.Vlerat e qytetërimit ilir të Korçës në veçanti e të Shqipërisë Juglindore në përgjithësi,bëhen të dukshme sidomos për bronxin e vonë,shek XV –XII p.e.s e në periudhën e kalimit për në hekur,kur metali hyn gjerësisht për prodhimin e veglave të punës,armëve e stolive trupore.

Një dukuri e tillë besojmë se kushtëzohej për rajonet e Shqipërisë Juglindore,nga prania e mineralit të bakrit në Rehovë të Vithkuqit dhe së dyti nga tradita që e ka zanafillën që nga epoka eneolitike (2500-2100)p.e.s,po të kujtojmë këtu daltat prej bakri e grepat e peshkimit,të zbuluara në Maliq të Korçës e në Kamnik të Kolonjës.Është me interest ë përmendimgjithashtu se gërmimet e varrezave turrulare në rrethin e Korçës(dy turna në Barç e dy të tjera në Kuç të Zi),të Kolonjës (Prodan,Rehovë,Psar,Shtikë,Luaras)kanë rritur ndjeshëm njohuritë tona për kulturën ilire të bronzit të vonë e të epokës së hekurit në përgjithësi.Vendin kryesor në tërësinë e këtyre gjetjeve e zënë enët një e dy vagjake,enët dyshe e treshe,ato me vegje biforate,apo enët me tre qafa me trup e vegje të përbashkët,që shquhen për përsosmërinë e formës,zbukurimin me pikturimet me motive gjeometrike-lineare,që përcaktojnë veçoritë specifike të grupit ilir juglindor ose të quajtur ndryshe “devollit”,krahas unitetit me grupin iliro-verior “Mat-Glasinac”.

Dukuritë e tjera,të cilat shquhen shpesh për karakterin kryesor të bartësve,janë prodhimet e shumta prej bronzi,argjendi,hekuri,qelibari kockë e briri etj.Si të tilla,vlen të përmendim,krahas armëve (shpata,kama,heshta,thika),stolitë e shumta kryesisht prej bronzi si:gjilpërat e gjata, fibulat gjyslykore,varëset me karakter ritual etj,të cilat,me veçoritë tipologjike e të larmishme të formës,pavarësisht nga impulsimet e para,nuk mund të dyshohet se janë prodhime të banorëve ilirë të krahinave juglindore të vendit.

Duke i marrë së bashku këto dukuri,si fryt i zhvillimit të brendshëm,si factor parësor,të dhënat e tjera provojnë njëkohësisht se banorët ilirë të këtyre rajoneve ndjejnë nevojën për të qënë të hapur me fqinjët ballkanikë e më gjërë.Kjo nënkupton se pa një përparim ekonomik,shoqëror e të kulturës në aftësimin e shkallëzuar të banorëve ilirë,nuk mund të mendohej lidhja e intensifikimi i marëdhënjeve,sidomos me botën e qytetëruar të Egjeut…Natyrisht,pozita gjeografike e favorshme e Shqipërisë Juglindore,që nëpërmjet luginës së Haliakmonit (lumi Bistrica) e vinte atë në lidhje me Thesalinë,ashtu si afërsia me Maqedoninë,ku zbresin ujërat e Vardarit,që shërbente si rrugë drejt Danubit,kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë dëejtim.

Përmes këtyre rrugëve,natyrisht kanë hyrë këtu objektet e importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë,që në shek XV p.e.s.Kësaj kohe i përkasin një enë balte e prodhimit me çark e tipit miken,e zbuluar në varrin qëndror të tumës së Rehovës,tetë copë pafta floriri nga të cilat gjashtë janë zbuluar nëpër varre të tumës së Rehovës,e dy në atë të Shtikës,të datuara në shek,XIII p.e.s.Si importe të drejtpërdrejta janë gjithashtu,themthorët prej floriri,enët e shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark,të zbuluara në tumat e Barçit e në vendbanimin e Sovjanit,të datuara kudo në shek XII-X p.e.s.

Me origjinë të herdhme euro-qëndrore janë quajtur gjithashtu,kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata,fibulat e varëset gjyslykore,të pranishme në shumë varreza tumulare,të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë,që kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p.e.s.Këto marëdhënie e impulsime kanë luajtur një rol të rëndësishëm.Ato i kanë dhënë një nxitje të fuqishme zhvillimit ekonomik-shoqëror,por në asnjë rast ato nuk kanë ndryshuar karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire.Tërësia e këtyre dukurive ndihmon për të pohuar se,si rezultat i zhvillimit të brendshëm parësor dhe i kontakteve të vazhdueshme me fqinjët u intensifikua (sidomos për fazën e parë dhe të dytë të hekurit) bujqësia,blegtoria,peshkimi, u përsos prodhimi i qeramikës për enët e përdorimit e të luksit,u zgjerua veprimtaria metalurgjike,u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollojnë rrugëkalimet,të kushtëzuara me sa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p.e.s.Qytetërimi ilir,merr vlera të reja të rëndësishme sidomos në periudhën arkaike ose paraqytetare në shek VII-V p.e.s.Kjo për faktin se në këtë periudhë të dhënat arkeologjike ballafaqohen me trashëgiminë e burimeve të shkruara.

Duke iu referuar të dhënave të historianëve antikë,ndonëse në shumicën e rasteve janë lajme që ritransmetohen nga autorë të dorës së dytë,njihemi me emrat e fiseve e të qyteteve ilire të Shqipërisë Juglindore.Është Stefan Bizantini icili përmend një burim të marrë nga Hekateu,që bën fjalë për shek VI p.e.s dhe na njeh me emrin e fisit të dasaretëve.Sipas tij,ata kishin një qytet me të njëjtin emër e jetonin në atë zonë,brenda së cilës do të krijohej bërthama e parë e shtetit ilir.Në qoftë se në kuptimin historic ky burim nuk mund të quhet një pohim i sigurt,gërmimet arkeologjike në kalanë e Symizë (Korçë) e të Hollmit (Kolonjë),të Selcës së poshtme e Pogradecit (Pogradecit),ashtu si gërmimet në varrezat Kuç i Zi (Korçë),Borovës (Kolonjë) e Trebenishtë pranë Ohrit,kanë sjellë materiale e të dhëna të shumta.Këto materiale në tërësinë e problematikës së tyre,provojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë Juglindore në shek.VI-V p.e.s kishte të njëjtën nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë.

Në vijim të këtij mendimi,na vjen në ndihmë prania e inportit Helen,fillimisht korintik e jonik e më pas,në shek V p.e.s,ai atik.Vështirësia që paraqiste tërheqja e importit grek nga punishtet kalkidikase për distancat e largëta,përshpejtoi proçesin e zejtarimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat në rritje të konsumatorëve vendas.Kjo kategori qeramike e prodhimit me çark,në gjysmën e dytë të shek VI p.e.s,përfaqëson 50 për qind të prodhimit e riprodhon forma të traditës ose ato të importuara (Ojnohe skifos,kantarëgutus,kupa)etj.

    Të njëjtën vlerë marrin zbukurimet trupore prej bronzi,të njëkohëshme e tipologjikisht të ngjashme me ato të maqedonisë Perëndimore,krahas kategorive të armëve të zbuluara nëpër varrezat e gërmuara (Kuç i zi II,Borovë).Heshtat e shtizat prej hekuri,shpesh nga dy deri tre copë për çdo varr,së bashku me shpatat e tipit “mahera”,hanxharët,kamat e sidomos përkrenaret,e disa objekte simbolike “Skeptra”,(shkopi i sundimtarit),paraqesin karakterin hoplit në përshtatje me kohën.Në vështrim të përgjithshëm,ato nuk janë armë të vetëmbrojtjes por një kompletim i sistemit të armatimit në funksion të aristrokracisë ushtarake.

Tërësia e këtyre dukurive, mendojmë  se janë kuptimplotë për të pohuar se disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane,në gjysmën e dytë të shek të V p.e.s shndërohen në qendra të rëndësishme zejtare e tregtare,të veçuara nga bujqësia e blegtoria me tipare qytetare.Vetëm kështu gjejnë mbështetje pohimet e Arjanit e Kurt Rufit për qytetin e Pelionit,i cili bëhet qëndra e rezistencës mbretërore të shtetit Ilir.Ky fenomen duhet të ketë ndodhur në fund të shek V p.e.s,po të kemi parasysh Tukididin,si një burim historik i besueshëm i cili bën fjalë për luftën e ilirëve kundër Maqedonisë në vitin 423 në përkrahje të lynkestëve.

Ka të ngjarë,që në krye të këtij shteti të parë ilir të ishte mbret Sira,i cili ka qënë në konflikt e më pas lidhi marrëdhënie me Maqedoninë,sipas modeleve të kohës,duke martuar vajzën e tij Euridika me Amynten II,mbretin e maqedonëve e që njëri nga djemtë e saj ishte Filipi i Dytë,i ati i Aleksandrit të Madh.Fuqizimin më të madh ekonomik e ushtarak ky shtet e arriti në fillimet e shek IV p.e.s,kur mbret bëhet Bardhyli.Gjatë kësaj kohe ai u përfshi në konfliktin e gjatë me Maqedoninë,duke e detyruar atë pas fitores në vitin 393 të paguante një haraç vjetor.Sipas burimeve të shkruara,maqedonët u mundën nga ilirët në vitin 369 kurse në vitin 360 p.e.s lanë në fushën e betejës 4000 të vrarë e midis tyre mbretin Perdika III.Në vitin 359 p.e.s,siç thonë burimet,Bardhyli angazhoi në luftën kundër maqedonasve 10000 këmbësorë e 500 kalorës,aq sa kishte edhe Filipi i dytë i Maqedonisë,i cili,edhe pse e fitoi luftën,nuk i nënështroi ilirët.Përkundrazi,shteti ilir në kohën e sundimit të Klitit,si pasardhës i Bardhylit,vazhdon të marrë pjesë aktive në ngjarjet më madhore të kohës.Vetëm kështu mund të kuptohet fushata e Filipit në vitin 344 p.e.s kundër shtetit ilir,në një kohë kur Maqedonia kishte zgjeruar kufijtë drejt Trakisë e kishte nënështruar ushtarakisht gjithë Greqinë.

Kështu duhet menduar për ngjarjet e vitit 335 p.e.s,kur Aleksandri i Madh para se të fillonte fushatën kundër persëve,për të patur prapavija të sigurta rrethoi Pelionin,e mundi ilirët të udhëhequr nga Kliti,i mbështetur nga Glaukia i taulantëve.Mbas kësaj ngjarjeje,me sa duket,territoret e Dasaretisë antike,u formua formacioni i parë shtetëror,i cili për afro një shekull zhvilloi një aktivitet të dendur,të shoqëruar me një përqëndrim të madh forcash e mjetesh,të nevojshme për t’iu kundërvënë Maqedonisë.Gjatë kësaj kohe u bë i mundur bashkëpunimi i forcave ekonomiko-shoqërore,si dhe përvetësimi i formave më të përparuara shoqërore e kulturore të kohës.Pa pretenduar të përcaktojmë kufijtë e shtrirjes brenda Dasaretisë antike,e cila përbënte territorin qëndror të këtij shteti,këtu hynin:Pellgu i Korçës e fusha e Devollit,që lidhen nëpërmjet grykës së Cangonjit.

Pllaja e Kolonjës,e veçuar vetëm nga pragu i Qarrit,zona e liqeneve të Prespës,që lidhet përmes qafës së Zvezdës dhe territoret përreth liqenit të Ohrit,që ndahet nga kodrat e buta të Grabovicës.Brenda kësaj bërthame qëndrore të shtetit ilir,që pati  për kryeqendër Pelionin,duhet gjurmuar për të lokalizuar kështjellat e qytetit,emrat e të cilave i njohim nga burimet historike si Bantia i Kaloikenëve,Orgesa i Pisantinëve, Enkelana Bojoja, Lyhnidi, Kerakën, Sationin, me sa duket rreth i liqenit Lyknid apo Kadrionin,Kreonin,Gerunin etj,diku në Gorë apo Mokër e në kodrat përreth fushës së Korçës e pllajës së Kolonjës.

Në mbyllje dëshirojmë të vemë në dukje se lokalizimi i këtyre qyteteve e,veçanërisht i Pelionit si kryeqendër,do të ndihmojë për të sqaruar më mirë ngjarjet historike e politike që të bëjnë me Desaretinë.Përpjekjet nuk kanë munguar,por mendimi (N.Hamond) se Pelionin duhet ta kërkojmë në Gorricat e Trenit,nuk gjen mbështetje arkeologjike,argumentet që sillen për Selcën e poshtme (N Ceka),sidomos prania atje e varreve monumentale,janë bindëse e të qëndrueshme,por ende jopërfundimtare.Prandaj ne mbështesim hipotezën e ngritur (Sh.Gjonkecaj) mbas studimit të thesarit të zbuluar rastësisht brenda mureve të Kalasë “Hija e Korbit” në Klocë.Kjo edhe për faktin tjetër se gjetjet sipërfaqësore,ndonëse të rralla,të nxitin për të ndërrmarrë gërmime,duke shpresuar se,ashtu si ka ndodhur me qytetin e Dimalit (Berat) e të Antigonesë në (Gjirokastër),mundet gjatë gërmimesh,të zbulohen materiale epigrafike për të thënë fjalën përfundimtare për këtë problem me rëndësi.

KRAHINA E AMANTISË,SHTRIRJA E SAJ

1-Scylaksi.Amantia kishte një rryp toke të gjatë 60 stade.
2-Ptoleme shqyrton një qytet në brendi të vendit dhe për një skelë që del në det.
3-Lukofront shqyrton për një qytet bregdetar dhe lidhja e tij me abantët.
4-Apollon Rodi,shqyrton:Banorë të krahinës së maleve Keraune,fqinjë të amantëve i ka bërë abatët.
5-Kalimaku në librin “Përshkrimi i Maqedonisë”,përdor emrin Amantia në vend të Abatia. Amantia ishte një krahinë e ilirëve,por banorët i quan abontë.

Amantia ka qene qytet tipik ilir i vendosur ne maje kodre, nje karakteristik kjo per vendbanimet e fortifikuara ilire. Gjatesia e përgjithshme e mureve rrethuese te qytetit eshte 2200 m, ndersa sipërfaqja e brendeshme e fortifikimit ishte 500 e gjate dhe 60 m e gjere. Amantia eshte themeluar rreth viteve 350 para krishtit, dhe ka mundesi te jete ndertuar nga fisi ilir i Taulanteve qe ka dominuar ushtarakisht ne rajonin nga Epidamni deri ne gadishullin  e Akrokerauneve ( Karaburun). Kjo fortese e madhe dhe e fuqishme kishte4 porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse ne veri. Amantia luajti nje rol te rendesishem mbrojtes qe nga lugina e lumit te Vjoses  ne drejtim te lindjes, si dhe te rruges ne drejtim te bregdetit dhe Gjirit te Vlores.

ZHVILLUAR SI QYTET

 
Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekulin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qëndra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimesion fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë murreve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia  është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjënden të shtrira në toka pjellore anës lumenjëve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.

 
Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufinjve të 10 shekujve jetë.Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qyteterimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjçari.Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapsirën kohore  është i tillë:

1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjëndet një qëndër e rëndësishme skllavopronare.Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qënë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të vecantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karaker publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik terësishtë kodrinor.

2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.

3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregëtia janë nën zotërimin e romakëve.Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin  ilir fenomemin e zbehjes  së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.

4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qëndër peshkopale.Gjurmë kultesh gjënden në këtë qytet.

5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire.

PËR AMANTIEN

Amantia është fokusuar shekuj më parë në dritën e botimeve të huaja.Studjues,udhëtarë,arkeolog ,gjeograf, të gjithë këta duke kërkuar rrënjët e një qytetërimi të lashtë ilires kanë ndriçuar pjesë nga ky qytetrim dhe monumentet e tij ,por ajo që i ka befasuar të gjithë këta ka qënë mënyra e ndërtimit të qytetit të lashtë në shpatet e një mali.Ndonëse studiuesit citojnë se qytetet ilire u ngritën në lartësi të tilla,Amantia ky qytet i lashtë të mrekullon sot me këto monumente të tilla që shprehin artin e ndërtimit ilir në lartësi malesh e shpatesh duke krijuar vende për godina dhe ambjete që i duhen një qyteti malor për të zhvilluar jetët e tij por duke zgjidhur më parë një mënyrë inxhinjerike veprat monumentale që mëparë se nga letrat kanë shpërthyer nga shpirti krijues e ndërtues i këtyre popujve sa të lashtë,aq të mençur të ditur,të zot,për të sjellur qytetërime atje ku bota e ka patur të vështirë ardhjen e tyre,shtrirjen e tyre, prandaj mbeten të pakët sot të tillë qytetet të zbuluar ,mbeten atraksione të veçantë midis të cilëve Amantia sot është prezent ,është pjesë e këtij trualli që mbetet pjesë e jona e gjithhershme është qytetërimi i pararadhësve tanë,pjesë e një historie të ndriçme,të pashkueshme nga kohët.

Në shpatet e këtij mali kanë gjezdisur me ditë kërkuesit,për të rënë në gjurmët e këtij qytetërimi ,aty ku dheu ynë e kishte përpirë brenda  barkut të tij.U fsheh,u humb dhe u largua për kohë-shekujt Amantia,por ora e ndriçimit të saj mbriti.Amantia sot është hapur park Arkeologjik.Është i dytë nga parqet e këtij rrethi që Ministria e Kulturës e futi në hartën parqeve arkeologjike të  vendit.Është një qëndër arkeologjike e vizitueshme.Amantia afron stadiumin si vend të vizitueshëm që në botën tonë janë të rrallë,atraksione të tillë në shpatet e këtij mali në jug të Shqipërisë.Duke njohur nga gërmimet arkeologjike Amantien,nuk kërkon shumë shqyrtime,arsyejë e ardhjes së studiuesve të huaj në shpatet e këtij mali për të gjetur këtë qytëtrim.Nëse Amantia do të ishte veçse një qëndër e vogël e pazhvilluar, nga hartat e kohës ajo do të ishte fshirë përgjithmonë ashtu si tjera qëndra të tilla që humbën rrugës, nën baltovinën  e ftohtë.Interesi për Amantian ka lindur nga arsyeja e thjeshtëtëzuar.Amantia ka qënë një qëndër e një qytet që ka pasur si kohë shekujt dhe ndoshta një mijë vjetë jetë.A mund të humbte ,ose të fshihej një kohë kaq e gjatëe jete e një qyteërimi dhe pikërishtë atij ilir?Ka qënë pasioni i të gjithë kërkuesve të huaj dhe vendas atyre që në veprat etyre kanë cekur Amantien si qytetërim  në shpatet e këtij mali.Prandaj Amantia rron,flet historia e këtij qytetërimi ilir me gjuhën e monumenteve të saj,që janë sot pjesë e një trashëgimia të hershme të pararadhësve tanë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama