|
Byrek
me domate dhe salmon
Përbërësit për katër persona : Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni
në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme.
Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për
të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre
të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme
me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni
pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë
prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më
parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm
për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe
vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të
vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga
furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen
me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet
para se ta shërbeni.
|
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |