|
Patëllxhanë të mbushur Për 4-5 persona duhen: Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura
në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten
për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të
tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë
për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë
skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen
domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla;
vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë
që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira,
majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen,
shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen
në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me
masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë
domate. |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |