Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri
Pergatitja :
Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni
ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me
pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe
lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire
dhe gati i thate, por jo shume i bute.
Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni
orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote
vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem
gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe
piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.
Prisni pjesen e siperme (kapakun) e
specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren
specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere
me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje
tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj
taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te
kullojne.
Vendosini ne rregull specat dhe mbushini
plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket
cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven
me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe
vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C.
Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje
ore ne furre me nje temperature me te ulet.