Marredhenia ne cift tani eshte e hapur

Marrëdhënia në çift, tani është e hapur
Nëna ime ma përsëriste vazhdimisht: "Kam dashur vetëm babain tënd. Ka qenë i vetmi mashkull në jetën time". Tani do t‘i përgjigjesha: "Goxha sakrificë, që ke qëndruar gjithë jetën me një burrë.Ky është çelësi i suksesit së kohërave tona, i evolucionit (ose i ndërlikimit) të çiftit. Është e thjeshtë të thuash ‘kam dashuruar vetëm një burrë‘, nëse qëndron mbyllur gjithë ditën në shtëpi, nëse nuk punon jashtë, nëse nuk e organizon ditën të shkosh në palestër, pub, nëse nuk udhëton kurrë vetëm, por shoqërohesh gjithmonë nga bashkëshorti dhe fëmijët". Portreti i dy çifteve dhe dy epokave është përcaktuar nga një psikoterapeute, e cila sapo ka publikuar edhe një libër manual, i cili u drejtohet çifteve. Në këtë libër flitet për seksin, tradhtinë dhe mëkatet e çiftit. "Ata kanë një mënyrë personale për të përballuar problemin, që gjithsesi rrezikojnë të bien në krizë. Por, në krahasim me çiftet e tjera, jetojnë një eksperiencë më shumë. Në lidhje me këtë, unë nuk gjej ndonjë motiv për t‘i dënuar. Fundja kanë rregullat e tyre, që janë shumë të ashpra; kanë kufijtë e tyre; një përshtatje, që nuk ekziston te çiftet e tjera", thotë psikoterapeutja.

A ekziston ende ndjenja e posesivitetit? Dhe a është njësoj si ajo e kohërave të mëparshme? Te njeriu ndjenja e posesivitetit është e lindur. Është mburoja e llojit dhe shtysa për vazhdimësinë që na imponohet. Por dalëngadalë, me kalimin e kohës, është venitur dhe ka ndryshuar. Sot nuk mund të thuhet "je vetëm i imi, jam vetëm e jotja", sepse nuk ka kuptim. Ne jetojmë në këtë botë dhe nuk i përkasim vetëm një njeriu. Është historia që na përket ne, lidhja duhet të jetë në duart tona, gjithmonë nëse historia na intereson. Në këtë rast nuk mund të quhet më ndjenja e posesivitetit. Le ta quajmë "kufiri" i çiftit, të cilin duhet ta përcaktojmë ne. Ndjenja e posesivitetit është zhvilluar edhe brenda shtresave të ndryshme shoqërore. Ajo lidhet me kushtet ekonomike, sociale, shpërndarjen gjeografike, origjinën kulturore. Një çift borgjez ka një ndjenjë posesiviteti, ndryshe nga një çift popullor ose një tjetër i pasur. Gjithçka varet nga mënyra e jetës që bëjnë. Ndryshe nga e shkuara, numri i divorceve është në rritje. Shpesh ndarjet janë traumatike, tragjeditë familjare sa vijnë e bëhen më të shpeshta: mos vallë është efekti i ndjenjës së posesivitetit që shkakton këto ndryshime? "Gjithmonë them në mënyrë provokuese, se telashet mes një çifti kanë filluar sepse partnerët janë parë në sy.

Çdo të thotë kjo? Dikur ekzistonin role dhe rregulla shumë precize: gruaja mbyllur në shtëpi, ndërsa burri jashtë shtëpisë. Për këtë nuk diskutohej kurrë. Ky ishte një rregull që me apo pa dëshirë zbatohej me përpikëri nga të gjitha gratë. Shpesh bëhej dashuri në errësirë, pa përkëdhelje apo fjalë të ëmbla. Martesat bëheshin me shkuesi dhe gjithçka ishte e ngurtë, pra marrëdhënia nuk ishte e hapur. Sot gjërat kanë ndryshuar, mund të njohim shumë partnerë dhe në fund të zgjedhim atë që na pëlqen. Duam apo jo, ky është një ndryshim shumë i madh. Por ju do të pyesnit se çfarë është më mirë? Nuk më takon mua t‘jua them. Me siguri një çift qëndron bashkë sepse ka dëshirë", thotë psikoterapeutja.

Një psikolog tjetër amerikan është disi dakord me mendimin e psikoterapeutes, edhe pse mendimi për çiftin e ditëve të sotme është më kritik. Sipas tij, gjendja është shumë shqetësuese. Ja si shprehet: "Zakonisht e jetojmë keq marrëdhënien tonë në çift, sepse tërhiqemi gjithnjë e më shumë nga gjërat e pahijshme. Një prej tyre janë edhe videot porno. Jeta e një çifti është e vështirë: fëmijë për të rritur, shumë punë, pak pushim, para për të shpenzuar, largësia nga njëri-tjetri. Shpesh jemi të prirur ta nënvleftësojmë dëshirën që të qëndruar bashkë. Ndoshta për shumë çifte kjo e bën më të bukur momentin e takimit, por a ja vlen vërtet kjo"?

Për temën në fjalë, psikologu amerikan ka hapur edhe një faqe interneti, slogani i së cilës është: "Kush dashuron shumë, nuk dashuron siç duhet", "Kush tradhton gruan e tij, tradhton zgjedhjen që ka bërë". Sajti vizitohet dhe komentohet çdo ditë nga miliona njerëz. "Femrat? Janë ato që komandojnë dhe bëjnë ndryshimin. Nuk mund të ‘përvetësohen‘. Janë të lira, të dashura, unike edhe pse ndonjë herë në vend të fundit veshin pantallona. Liria i bën mirë çiftit, por edhe pak xhelozi nuk bën keq. Është e vërtetë që kohërat kanë ndryshuar, por konflikti mashkull-femër nuk do të dalë kurrë jashtë mode. Ju do të pyesnit nëse e duroj tradhtinë? Mua gratë nuk më kanë tradhtuar kurrë. Dhe e di pse? Sepse i kam bërë të lumtura", përfundon psikologu.

Dashuria në kohërat e shkuara

Dikur ekzistonin role dhe rregulla shumë precize: gruaja mbyllur në shtëpi, ndërsa burri jashtë shtëpisë. Për këtë nuk diskutohej kurrë. Ky ishte një rregull që me apo pa dëshirë zbatohej me përpikëri nga të gjitha gratë. Shpesh bëhej dashuri në errësirë, pa përkëdhelje apo fjalë të ëmbla

"Femrat? Janë ato që komandojnë dhe bëjnë ndryshimin. Nuk mund të ‘përvetësohen‘. Janë të lira, të dashura, unike edhe pse ndonjë herë në vend të fundit veshin pantallona. Kohërat kanë ndryshuar, por konflikti mashkull-femër nuk do të dalë kurrë jashtë mode Dikur martesat bëheshin me shkuesi dhe gjithçka ishte e ngurtë, pra marrëdhënia nuk ishte e hapur. Sot gjërat kanë ndryshuar, mund të njohim shumë partnerë dhe në fund të zgjedhim atë që na pëlqen. Duam apo jo, ky është një ndryshim shumë i madh.


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama