Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

 

 

Mesfushori ynė e kundėrshton kategorikisht marrjen e ndonjė substance tė ndaluar dhe beson se testi i dytė do ta shfajėsojė plotėsisht

Ēėshtja "Kola". "E pabesueshme..."

Nga Athina, Ramadan BIGZA

Bledar KolaKėshtu shkruan "Sportime", njė nga gazetat mė tė mėdha sportive, qė del nė Greqi. "Nuk kam marrė asnjė substancė tė ndaluar. Testi i dytė, jam i sigurt, do tė mė shfajėsojė plotėsisht..." Kėshtu, me tone tė forta dhe i prerė nė mendimet e tij, foli Bledar Kola para drejtuesve tė Kalitheas. Mjeku i skuadrės, Steriu Karakiēu, kėshilltari ligjor Andrea Ēoku dhe trajneri Babi Tenes, u mblodhėn urgjent pėr tė shqyrtuar rastin "Kola". Por futbollisti ynė u tregua i prerė dhe foli me ton tė lartė, duke qenė i sigurt se nuk ka pėrdorur asnjė substancė tė ndaluar. "Tė jeni tė bindur pėr kėtė,- u tha atyre Kola.- Testi i dytė do tė mė shfajėsojė plotėsisht."
Ēėshtja "Kola" ka sensibilizuar tė gjithė shtypin sportiv grek. Dhe kjo sepse mesfushori i kombėtares shqiptare ka qenė modeli i njė futbollisti, qė pėr mė shumė se 10 vjet ėshtė shquar jo vetėm pėr nivelin cilėsor tė lojės, por edhe pėr sjelljen e tij shembullore, jo vetėm nė fushat e futbollit, por nė tė gjitha ambientet. Ndaj shqiptarėt gjithnjė e kanė ndier veten krenarė, kur nė nivelet mė tė larta tė futbollit helen i ka pėrfaqėsuar njė futbollist i nivelit tė tillė, por edhe njė njeri i formuar nė tė gjitha drejtimet. Natyrisht, kėto fjalė tė shkruara nga njė shqiptar, mund tė duken tė zakonshme. Por, kur me tė tilla superlativa shkruan edhe shtypi grek, atėherė gjithēka bėhet mė e pranueshme, mė domethėnėse dhe, sigurisht, merr vlera mė tė mėdha.
Gazeta mė e madhe sportive "Sportime" i ka kushtuar njė faqe tė tėrė Bledar Kolės, ku, ndėr tė tjera, shkruan: "Flet, lexon dhe shkruan nė katėr gjuhė. Ka studiuar pėr mjekėsi dhe muzikė, veēanėrisht pėr kitarė. Eshtė thellėsisht fetar dhe admirues i historisė. U rrit duke studiuar mitologjinė greke dhe mė vonė Sokratin dhe Platonin. Leximi ėshtė pjesė e pandarė e jetės sė tij. Lexon gjithēka: nga Bukovski, Kadare, Redfild etj. Shqiptari, banues i vendit tonė, Bledar Kola, vetėm njė ēėshtje rastėsie nuk ėshtė.
Mbiemri i tij do tė thotė nė latinisht "i pastėr". Siē ka thėnė vetė nė njė intervistė pėr revistėn e Panathinaikosit "Panathinaiko trifili", u rrit nė njė familje, qė kishte si qėllim tė parė tė saj edukimin, qė tė nxjerrė fėmijė qė t'i dalin zot mbiemrit tė tyre. Lajmi qė u pėrhap, se ka pėrdorur substancė tė ndaluar njė njeri qė pėr 12 vjet nė Greqi nuk ka dhėnė as shkakun mė tė vogėl pėr kritika, nuk mund veēse tė duket i pabesueshėm.
Nė kundėrshtim me bashkėpatriotėt e tij emigrantė ekonomikė, nė Greqi nuk e solli varfėria, por dashuria pėr topin. Njė dashuri, qė e mėrziti familjen e tij. Si bir i njė oficeri tė lartė tė marinės, do tė duhej tė merrej me librat, me muzikėn, me kėngėn. Veēse familja kishte atė nivel sa t'ia respektonte lirinė e zgjedhjes. Dhe kur Bledari, qė mban emrin e njė princi tė periudhės sė Ilirisė, donte tė merrej me topin, asnjė nuk e pengoi. Vetė ai nuk i braktisi studimet e tij, as kur nė moshen 15-vjeēare filloi tė luante me skuadrėn e Besėlidhjes dhe as kur mė vonė shkoi te Partizani. Dashuria e tij pėr futbollin ishte ajo qė e detyroi tė marrė vendimin pėr tė lėnė vendin e tij dhe pėr tė ardhur nė Greqi. "Dashuria ime,- thotė Kola,- ishte gjithmonė futbolli."
Shtypi vendės jep pastaj historinė e Bledar Kolės nė tokėn helene. Mė 1991, Kola njeh nė Selanik Angjelos Anastasiadhisin, aktualisht trajner i Paokut dhe njė nga mė tė mirėt e kampionatit grek, dhe vendos ta ndjekė te skuadra e Panarjiakos. Nė vitin 1994, Kola vjen nė Athinė dhe lidh njė kontratė me Apollonin, ku gjen ish-trajnerin e njohur, tė ndjerin Janis Pathiakaqin, dhe Demi Nikolaidhin, aktualisht futbollisti mė i mirė i Greqisė. Skuadra modeste e Apollonit, nė sajė tė kėsaj tresheje, arrin tė dalė nė finalen e kupės sė Greqisė dhe fiton pėr herė tė parė daljen e saj nė Kupėn UEFA.
Klasi i lartė i Bledar Kolės bie nė sy tė superklubeve greke. Nė fillim ėshtė Olimpiakosi, por nė vitin 1996 ai vesh fanellėn e njė tjetėr klubi tė madh, Panathinaikos, ku aktivizohet pėr mė shumė se 4 vjet. Veēanėrisht nė sezonin 1999 2000, bėn njė kampionat shumė tė mirė. Ishte lojtari qė shėnoi nė minutėn e 92 tė golin fitues nė derbin me AEK un, duke siguruar pėr "tėrfilin" njė vend nė Champions League. Stacioni tjetėr i Bledar Kolės u bė AEK-u, njė nga tri ekipet mė tė mėdha tė Greqisė. Nėnshkruan njė kontratė me verdhezinjtė nė janar tė vitit 2001 dhe shpjegon se "ajo qė mė bėri tė zgjedh AEK un ishte historia e tij, e cila lidhet me ortodoksinė dhe bizantin." Por tek AEK-u, klubi i tij i dashur, e shqetėsojnė dėmtimet. Verėn e kaluar, ai mbetet i lirė dhe nuk largohet nga Athina, por lidh njė kontratė me Kalithean. "Nė tė gjitha kėto vite tė qėndrimit tė Bledar Kolės nė Greqi,- shkruan "Sportime",- ai asnjėherė nuk ka dhėnė shkakun mė tė vogėl pėr t'u pėrfolur negativisht, ai gjithnjė ka qenė shembullor. Dhe tė gjithė qė e njohin Kolėn, kanė pėr tė thėnė fjalėt mė tė mira pėr karakterin e tij dhe pėr sjelljen e tij, qė ishte njė model.
Gustoja e tij ėshtė e thjeshtė: ai u ikėn bareve dhe grumbullimit tė njerėzve. Preferon restorantet e qeta, dashuron muzikėn dhe leximin. Eshtė shumė i njohur me zhvillimet nė botė. Nė gazeta lexon me tė njėjtin interes faqet sportive dhe analizat politike. E quan vendin tonė atdheun e dytė tė tij dhe indinjohet me ata, qė nxjerrin vetėm anėn negative tė shqiptarėve. Siē e ka thėnė vetė, "sado qė mundohem tė tregohem i ashpėr me tė ashprit, jam njeri qė i dashuroj tė gjithė."
Tek lexon kėto fjalė tė shkruara nė njė nga faqet e gazetave mė prestigjioze greke "Sportime", tė shtohet edhe mė shumė respekti pėr futbollistin tonė dhe besimi se ai vėrtet ėshtė i pafajshėm. Stoicizmi i Kolės nė qėndrimin e tij dhe betimi se nuk ka pėrdorur asnjė substancė tė ndaluar, le tė jetė edhe besimi ynė pėr ta parė njeriun qė ka ditur tė falė krenari, sa mė shpejt nė radhėt e Kalitheas, pse jo edhe nė ekipin kombėtar. Ky besim tė shtohet edhe mė shumė, kur tė dhėnat e reja thonė se Kola nuk ka pėrdorur narkotikė tė tipeve tė forta, por hashish, qė vlerėsohet njė "drogė e butė" nga drejtėsia sportive. Nė qoftė kėshtu, mesfushori i Kalitheas vėshtirė se mund tė dėnohet pėr njė kohė qė mund t'i kalojė dy muajt. Megjithatė, ne besojmė te fjalėt e Kolės, qė thotė se nuk ka marrė asnjė substancė tė ndaluar dhe te bindja e tij se testi i dytė do ta nxjerrė pėrfundimisht tė pafajshėm.
Tė presim.

 

 

 

 

(marre nga sporti shqiptar)



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa