|
Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite,
po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja,
perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit
tone
Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa
prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec
(vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit
te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa
ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi
hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane
gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te cregullt.Ndertimet
palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate
qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.
Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:1-Banesa te
futura krejtesisht ne toke,si ne Cakran –Fier
;
2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran ; 3-Banese
mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe
Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si
ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke
ndryshuar funksionin nga strehime te nje faze para urbane,ne
qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne evolucion
ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken
e ndertimit.Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve
antike.
Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.
Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje
perudhe lulezimi.Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre
qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene
po jane te lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve
koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe
nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli,
Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe
rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte.
Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave
mbrojtese.
Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme
katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format planimetrike dhe
zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kane nje fare uniformiteti
si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te
cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar.Muratura
e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure
te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur
Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon
nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga ana tjeter,
vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te
ndryshem urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne
per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky
sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara
rishtas si Antigonea,ashtu dhe per qendrat e themeluara
prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon
per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi
themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se
rregullt romake.
Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes,vecorite e terrenit
kane krijuar nje skeme tjeter.Ne hapesiren e krijuar
ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet
qendra e qytetit,ndersa ne shpatet veriore dhe lindore
perqendrohen banesat.
Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para
se ciles hapet perspektiva e qendres.Monumentet qe perbejne
qendren jane shetitorja,theatri,tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet –skela
si Dyrrah dhe Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane
i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete
te ndryshme.
Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone
dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone jane zbuluar
3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera
tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe
50m te gjata.
Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si
banese me peristil.Ne te si berthame qendrore sherben
oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te
mbuluar.Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec
gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise,ne
Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka
mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e nje
shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje
mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket
me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja
e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar
.
Ndërtimet Shoqërore jane
treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures
se antikitetit.
Ne
Apolloni,Orik,Buthrot etj tempujt zene pikat dhe dominuese
duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te
qytetit.Por ka dhe raste kur tempujt jane jashte qyteteve
qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.
Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni
dhe Asklepit ne Buthrot.Kemi dy tipe tempujsh:me portik
me 4-6 kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetem
ne balle (me ante).
Shëtitorët. (stoa)gjate periudhes
antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik
te qytetit Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen
arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade
me kollona,te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin
dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell
te forte, shpesh edhe per mesim. Prej shetitoreve njohim
ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.
Teatrot e kesaj peridhe njohim ate
te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane
te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi,ne
shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e
njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe
varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare. Teatri
me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar
si pjese te skenes,me ballin e punuar sipas stilit dorik
me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife.Ne gjendje
te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500 spektatore
dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit
dhe murit rrethues.Me i vogli eshte teatri i Nikaes
per 1000 spektatore.
Stadiumet. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura
fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra
monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky
stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8
m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire.
Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe
ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh
gelqerore
Arkitektura në shekullin 1-5 e.s.
Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon
te ruaje tiparet e meparshme;fortifikimet behen te njejta
ne tekniken e ndertimit.Por me pushtimin e Ilirise nga
Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu,Buthroti,Bylisi,Skodra
etj,ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.
Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar,
sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore,por
teknika e ndertimit nen pushtimin romak,arriti ne nje
nivel shume te larte.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u
ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit
kur dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic
dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni
Nga fillimi i shekullit te 6,ne periudhen e sundimit
te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te
trefishte, ndertohet nje hipodrom, dhe persoset rrjeti
i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete,u
rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake
dhe Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.
Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen
kryesisht skemave te trasheguara Keshtu ne Apolloni
urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te meparshem
rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim per vec
se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje
te re qendres.Ne formulimin e qendres shtohen monumente
te reja si:odeoni,biblioteka, buleuterioni etj.Ne Buthrot
rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet jane
te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit,1/4
e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit
karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe
Pompeu.
Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil,
ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese me atrium
qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e zbukuruar me
mozaike.
Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri
i Dyrrahut,i ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin
perendimor te rrethimit te qytetit.ne formen e eklipsit,ai
ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi.Amfiteatri shfrytezon
pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares.Arena
ka forme eliptike,ndersa shkallarja pershkohet prej
galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura
mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.
Ne qender te qytetit te Apollonise jane gjetur monumente
me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe
BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej
Keshilli I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit
eshte gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.
Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice
dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kane
nje trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik,te
zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike,si
banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut
ku termat shquhen per nje arkittektonike te persosur
.
Ndërtimet
e hershme të kultit kristian
Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te
fese krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri
ndertimi i nje sere monumentesh kulti qe ndjekin ne
vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te
shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje
si Italia dhe Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje
rajon te gjere duke perfshire Ilirine nga veriu deri
ne jug.
Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me
te pershtateshme per qellime kulti per kohen. Karakteristike
e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i
madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra
dhe hyrja behej nga ana me e gjate.brenda ka nje aks
gjatesor dinamik qe perputhet me drejtimin e levizjes
nga perendimi ne lindje drejt altarit.
Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata
druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja
e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e Butrintit ne
pjesen jug-lindore te qytetit.
Ndërtimet me planimetri qëndrore. Keto ndertime
perbejne nje grup te vogel por jo me pak te rendesishem
te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte ndetimi
rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri
qendrore rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te
tyren.Ketu aksi vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me
vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia
e te cilit kalon kuadrin lokal,duke qene me i madhi
me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja
me forme rrethore me diameter 13.5 m eshte mbuluar me
nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike
te nje vlere artisitike shume te larte. sDy radhe kollonash
graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen
Arkitektura në shekujt 7-15
Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen
e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga
factore te rinj dhe te ndryshem te kohes.
Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise
bizantine , ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit,
territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara
si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike
drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se hershme
dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke
filluar nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit
si dhe ndertimet inxhinjerike.
Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues,
tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron
prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet
per kontakte te vazhdueshme me keto vende,per ndikime
reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne
elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes
se konsolidimit te principatave feudale shqiptare.Nje
fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote
ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me zhvillimin
e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e
varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo
dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur.
Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave
arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj,
ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen
dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen
dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i
perkasin shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga arkitektura
bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori
qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete
te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per
qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet
qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella
e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja,Gjirokastra etj.Ne
disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese
te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin
e poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e
qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin
me doniues te qytetit.
Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne
mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe
keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike.Procesi
i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht.Gjate
kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve
mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve
dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat
e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi
ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.
Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet
me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja
e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe
kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.
Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se
pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te
shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit
nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u
dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne
ndertimet e tij,Ali Pasha,perdori nje numer te madh
arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj.Vec kalave qe ndertoi
jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze,
Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit
te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen
Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo,
Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve
ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e
ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta gjeometrike,kullat,frengjite
per topa dhe elementet dekorative.
Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet
e shek 18-19,jane madheshtia e tyre dhe fortesia per
t’i bere balle artilerise, format e rregullta
gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e
kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne
anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave,
heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve
me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem,ato
jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave
dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme
te kullave dhe kurtinave.
Ndërtimet e Kultit Musliman u
moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te
tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite
grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle
te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e
para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si
ne Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes
eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si
kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar neper dritare,
teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem
qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen
e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve
te te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element
formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me
harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen
popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e
ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo
i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar
me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole,prezenca
e portikut,vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat
kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e jashtme nje rol te
madh lozin dhe minaret.
Arkitektura e Kultit të Krishterë
trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane
dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16
filluan te ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te
ndertohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijne
edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet
nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua
individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur
ekspresione te reja arkitektonike.
Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te
kultit te krishtere . Fillimisht ato ishin te vogla
dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me vlera te vecanta
u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e
vecanta bazilika e Voskopojes.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje
nefeshe- 2-Me strukture ne forme kryqi me kupol 3 -Bazilikat
Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet
me me vlere qe kemi trasheguar nga e kaluara. Muret
e saj te brendeshme jane te veshura me piktura nga kryemjeshtri
i shek.18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe
Athanas Zografi.
Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave,te perbashket
kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty
ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ
karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta
dhe hapesira te pakta ndricimi.
Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime
formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror
e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me
karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble
qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale,ku cdo
ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit
qe permbush.Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonogtrafike
jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise
Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të
shek.15-19
Megjithese
Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore,
qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme
zhvillimi.Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet
ekonomikisht.Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia,nga
pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar
rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani
etj,qe u ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine
e tij urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe
ne shekujt pasues.Gjate shek.17,pazaret shndrohen ne
qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne
ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve
ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen
ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase
faltorja me kullen e sahatit,si nje ndertim monumental
qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset
etj,pasuron me shume qendren e qytetit.por cdo lagje
kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe
cezme.
Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit
shqiptar.Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi
dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij
shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet
nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh.
neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi
nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje
proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar
kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e shekullit
te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike
zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua
pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani,
duke u shkeputur nga tradita mesjetare.
Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike
nga gjysma e dyte e shek.17, duke zgjidhur ceshtjet
kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres
se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur
ne arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra
etj.
-Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret
si Tirana, Kavaja , Elbasani .
Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta,
por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti eshte i
lidhur me fortifikimin,por me vone me lindjen e varosheve,qyteti
shtrihet jashte fortifikimit.
Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale.
Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve
arkitektonike me orientim te detyruar, ku te gjitha
ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime
organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje
problem ne kete rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu
si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kane shtrirje me
te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e persosur
me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve.
Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht
ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e
baneses 2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal
dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi kryesor
mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet
e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me
masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle
qe eshte edhe elementi me i qenesishem arkitektonik
i ketij kompozicioni.
Nje karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet
ne terren te rrafshet.Ndertimet jane te rralla, me troje
te medha dhe te rrethuar me mure te larte.Banesa shume
rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi
i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale
ketu thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato
zakonisht ndertohen ne sheshe,duke bere me te percaktueshme
efektin e volumeve te tyre dinamike.
Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra
dalloheshin nga banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin
ne troje te pershtateshme, te gjera,plot drite e gjelberim,kurse
shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume
drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin
shqiptar mesjetar.
Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill
nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje
mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat
e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule
me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve.
Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren
tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve.
Ne qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i
atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te
rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore,ne qytetin
e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa krye
te cilat shtrohen me kalldrem.
Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e qytetit te
asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar,
gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre
te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te
saj.
Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres,
(te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat
historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen ne kompozim
urbanistik arritjeve te shek.18-19.
Banesa Shqiptare
Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem
ze banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve
arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar
nga shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19,
ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si
dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne
qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon
me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne
pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa
qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare,
sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare
ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por
rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen
ne simetri sipas nje aksi.
Banesa qytetare gjatë shekujve 16-19
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare
klasifikohet ne 4 grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)
Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare
në gjysmën e parë të shek.XX
Kjo
periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj
me periudhen e qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine
e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet
shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne t’i
nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara
nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i
jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria
e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze
te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht
dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet
per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi
Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare,
si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh,
ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref
Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se bashku
me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe
tjetri austriak Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit
Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese
te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave
gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit
te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”,dhe
ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore
te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931
kufiri i kryeqytetit brendashkruante nje siperfaqe prej
600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive,si
p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne
kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet
austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.
Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939
,arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese
te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi.Arkitektura
dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale,pra
e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i “sepates se
liktorit “ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes
i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe
dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet
ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio
kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes,
Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes
etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes
racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit
te lidhur me pronen private etj. Ato
e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila
private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine,
teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi.
Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942
te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per
baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese
mbas clirimit.
“Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin
Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare
te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi
shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane
|