|
Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale
arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint,
Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq),
Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu
(Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve
teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca
të teatrit të antikitetit grek, me të
cilin këto qendra mbajtën lidhje për
shumë kohë. Apollonia,
padyshim, është një nga qendrat më
me zë të kohës. Në shkallët
e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e
Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli
II para erës së re).
Gjatë periudhës së mesjetës, kemi
përsëri aktivitete shoqërore me natyrë
teatrore të karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes
se Rilindjes kombetare Më 1874 Koto Hoxhi organizoi
shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise
me trupen e nxënësve te shkollës normale
“Ta Zografia” të Qesaratit. Më
1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë,
vepra e Shekspirit, “Otello”..
Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904),
botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar
“Besa”. Kjo vepër u botua në shqip
më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard
de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”.
Më 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Çifutit”,
Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”,
Gjergj Fishta “Shën Françeska e Azisit”,
më 1909.
Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan
S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”,
Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”.
Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën
Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon
Z.Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14
vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”.
Në
vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri
apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si
Klubi “Labëria”, më 8 Shtator
1902, Klubi “Bashkimi” në Delvinë,
më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”.
Do të vinë më vonë autore si Haki
Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri
dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”,
“Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me
“Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl
Topia”, etj.
Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave
evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht,
se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën
më të madhe skenave gjermane, është
fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte
nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të
mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë,
inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme.
Ndër krijimet e tij më të spikatura,
janë: “Hamleti”, kufoma e gjallë;
Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti”
i Gëtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
Në fushën e regjisë, në këto
vite spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat
Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike
Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te
tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka,
Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri,
Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të
cilët më pas, do të ishin pionierët
e parë të teatrove profesioniste në Tiranë,
Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.
Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës
II Botërore, në Shqipëri u dallua më
tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj
teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë
improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike.
Më vonë, dhe pikërisht, më 1943,
në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja”
të Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja
Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita
Tutulani” e A. Çaçit.
Në qytete, në këtë kohë, kemi
aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija”
në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës,
Durrësit. Episodi i anullimit të dramës
“Vilhelm Tel” përgatitur nga profesor
Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën
aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër
Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje
moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj
kohes., Karakteristikë e kësaj periudhe, është
edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist
si Besim Levonja që më vonë, do të
bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin
Gabrani”, “Peza Heroike”. Përfaqësues
tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë
Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një
organizimi më të plotë.U hodhën
bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar
.Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve
partizane, do të shndërroheshin ne teatrot
e para profesioniste të vendit tonë, si në
Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës
dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan,
etj.
Teatri pas luftës, ashtu si edhe letersia, u zhvillua
ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate
u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike
dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin
më të madh e kemi pas viteve ’60, kur
mberritën nga jashtë kuadrot e parë,
me të vërtetë profesionistë, si
regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea
Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi,
Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano,
Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër
Filipi.
Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët
e parë profesionistë, si: Spiro Çomora,
Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis
Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço,
Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.
Hapja e shkollës së parë për përgatitjen
e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla
e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu”
dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë
Akademisë së Arteve”, hapi një
epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi
i eksperiencës së aktorëve me përvojë,
me aktore te rinj , që sapo kishin mbaruar shkollën
si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel
te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin
e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror
qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane
te vendeve te tjera
Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë
kombetare e cila mori një hov sasior dhe cilësor
ku mund të përmenden: vepra si “Toka
Jonë”, “Prefekti”, “Familja
e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi
në Plazh”, “Karnavalet e Korçës,
“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”,
“Fijet e Natës”, “Këneta”,
“Shtëpia në Bulevard”, “Mbi
Gërmadha”, “Fisheku në Pajë”,
“Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti”
“ Fytyra e Dyte” etj u vunë në
skenë edhe kryevepra të letërsisë
botërore, si “Hamleti”, “Otello”,
“Intrigë e Dashuri”, “Shumë
Zhurmë për Asgjë”, “Arturo
Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e
Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”,
et., etj.
Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe
levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional
te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme
te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne
ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas
Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas
teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese
(I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter
rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te
Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar
klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera
te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku,
dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te
vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush
Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet
60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim
Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.
Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e
teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në
drejtim të metodës së shkrimit të
dramaturgjisë. U bene perpjekje nga autorë
të rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane
botërore edhe alternative të reja apo rryma
moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re
tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ
dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht
kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet
me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa
te reja private
Andon Qesari
Artsit i Merituar
Aktor regjisor prane Teatrit Kombetar
Pedagog prane Akademise se Arteve
|